Air Kosova

Më janë fryrë gjinjtë

Pyetje:
Përshëndetje Doktor.
Unë jam një djalë 15 vjec. Kam një problem që sbesoj se është normal për një mashkull! Më janë fryrë gjinjtë…Ky proces ka filluar që një vit më parë, kur isha 14 vjec. Ndonjëherë ndiej dhembje në majë kur e prek. A mund të më tregoni se si mund ti heq dhe për sa kohë mund të hiqen?
Faleminderit!

Përgjigje:
Mos u shqetëso. Shumë djemve në moshën tënde u rriten gjinjtë. Kjo ka të bëjë me zhvillimin tënd hormonal. Kujdes mos i vra e mos i dëmto.
Nuk besoj që do kesh nevojë për mjekime. Mjekimi më i mirë është “Prit e vëzhgo”, kthimi në normë mund të marrë disa vjet ose edhe më shpejt.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - May 7, 2012 at 1:07 pm

Categories: Seksuale   Tags:

A mund që të mbetet një vajzë e virgjër shtatzënë?

Pyetje:
A mund që të mbetet një vajzë e virgjër shtatzënë, pra duke mos kryer marrëdhënie seksuale por vetëm nëse arrin që sperma të ejakuloj në vrimën e vaginës?

Përgjigje:
Që një vajzë të mbetet shtatzënë duhet që diku në tubat e tua të takohet veza që ti lëshon me një spermatozoid që e ka lëshuar djali.
Rasti yt, kur djali ka derdhur spermën në buzët e tua, pa penetruar në vaginë, ka shumë pak shanse që të ndodhë një shtatzëni. Por, ka mundësi, ndonëse rrallë që spermatozoidet e derdhur me spermën nëpër buzë. të futen në vaginë dhe të kërkojnë vezën për ta fekonduar. Edhe njëherë, ndonëse e rrallë, kjo mund të ndodhë. Për të qenë e sigurtë përdorni kondomin edhe në këto raste. Kondomi do t’u mbrojë nga shtatzënia e padëshiruar dhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshmem që disa prej tyre,  përhapen, gjithashtu, në këtë mënyrë.
Gjithnjë bëni seks me kondom.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 1:06 pm

Categories: Seksuale   Tags:

Nuk më kanë ardhur menstruacionet

Pyetje:
Përshëndetje i nderuar dhe i respektuari doktor, jam një vajzë 22 vjec dhe desha të  pyes për një problem timin, jam e fejuar dhe kam kryer marrëdhënie seksuale me të fejuarin tim që gjëndet në kosovë që prej 2  muajsh dhe prej asaj kohe nuk më kanë ardhur menstruacionet dhe barku po më dhemb. I fejuari gjatë kohës së marrëdhënies ska përdorur mbrojtës vetëm se ai më thotë që jam ruajtur dhe pyetja është se cfarë mund të kem unë, falemiminderit per mirëkuptim, pres përgjigjen tuaj.

Përgjigje:
Mundësia më e madhe është që të kesh mbetur shtatzënë. Për ta vërtetuar shtatzëninë bëj një test shtatzënie. Mirë është ta bësh testin e shtatzënisë tek doktori.
Në qoftë se vërtetohet që je shtatzënë, varet prej teje cfarë do bësh.
a-do ta mbash fëmijën,
b-do ta abortosh ose
c- do ta dhurosh.
Testin mund ta bësh edhe në shtëpi. Testi blihet në farmaci, por më mirë është në zyrën e doktorit.
Pac fat e shëndet
Doktori

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 1:02 pm

Categories: Seksuale   Tags:

Të vjellat në shtatzëni

Të vjellat e mëngjesit janë ndër shenjat më të mundshme të shtatzënisë. Edhe pse këto të vjella quhen të mëngjesit, ato mund të shfaqen në mesditë, por edhe në mbrëmje.

Dr. Selami Sylejmani, dr.sci
gjinekolog, ultrasonist
Poliklinika “Ginekos”, Prizren
www.ginekos.com
tel. 044119900, 049119900

Të vjellat e mëngjesit mund të janë të pranishme gjatë tërë ditës, e në raste shumë të rralla edhe mund të pengoj marrjen e ushqimit në atë masë sa që kjo të pengon zhvillimin normal të frytit. Për shumicën e grave, të vjellat e mëngjesit pushojnë me përfundimin e tremujorit të parë, mirëpo ndonjëra nga shtatzënat mund të ballafaqohet me këto shqetësime deri në lëvizjet e para të bebit. Në raste të rralla, disa nga shtatzënat, të vjellat e mëngjesit i shoqërojnë deri në fund të shtatzënisë, kjo sidomos është e pranishme te shtatzënat gemellare – me shumë fryte.

Problemi shfaqjes së të vjellave të mëngjesit, në tërësi nuk është i qartë. Është e sigurt se qendra për të vjella, mundime e nauze ndodhët në pjesën e trurit që quhet medulla oblongata. Ka numër të mëdha teorish të cilat mundohen të sqarojnë se në ç’mënyrë kjo pjesë e trurit stimulohet gjatë shtatzënisë. Gjinekologet besojnë se niveli i lartë i hormonit të shtatzënisë hCG-së në gjakun e shtatzënës në tremujorin e parë të shtatzënisë, mund të jetë njëri nga shkaqet e ngacmimit të tepërt të qendrës për vjellje dhe nauze. Shkaqe të tjera të cilat mund të janë përgjegjëse për të vjellat dhe nauzetë, janë mosmarrja e ushqimit ose kequshqyerja, shtimi i thartirës në lukth, ose tretje jo e mirë e ushqimit për shkak të lëshimit të tonusit muskulor nën veprimin e hormonit të shtuar gjatë shtatzënisë, progesteronit.

Pasi se të vjellat e mëngjesit nuk shfaqen te të gjitha shtatzënat, atëherë kjo nuk mund të merret si një ndodhi fiziologjike. Hiperemza gravidare ose të vjellat e mëngjesit në disa shoqëri primitive ku mënyra e jetës është e thjeshtë, pa kërkesa të mëdha, nuk është fenomen. Nga ana tjetër, izolimi dhe hospitalizimi te shumë shtatzëna të cilat vuajnë nga hiperemeza gravidare, rezultojnë me këndellje të shpejtë dhe pushimin e ankesave, gjë e cila fletë se edhe faktori psikik emocional luan rrol. Këto të dhëna edhe më shumë beshten me një fakt tjetër që hiperemeza gravidare më shumë është e shprehur te shtatzënat me shtatzëni të padëshiruar, përkundër atyre që e kanë planifikuar dhe dëshiruar shtatzëninë. Si duket lodhjet mendore dhe fizike, shtojnë mundësin e sulmeve në formë hiperemezës gravidare. E njëjta gjë është edhe në shtatzënitë e shumëfishta, besohet mu për shkak të shtimit të stresit emotiv – shpirtëror dhe trupor.

Të vjellat e mëngjesit zakonisht janë më të shpeshta dhe të formave më të rënda në shtatzëninë e parë, gjë e cila shkon ndesh me të kuptuarit se lodhja fizike dhe psikike është ndër faktorët e hiperemezës gravidare. Pasi se shtatzënia e parë është edhe ballafaqimi i parë me sasi shumë të mëdha të hormoneve, organizmi gruas shtatzënë në këtë kohë ende nuk është përgatitur sa duhet, krahasuar me shtatzënitë e ardhshme. Shtatzënat të cilat kanë ngel për herë të parë shtatzënë, gjithsesi janë më të ngarkuara edhe në kuptimin psikik dhe frikën e ecurisë dhe përfundimit të shtatzënisë, të cilat shqetësime pastaj mund të manifestohen edhe me të vjellat e shtatzënisë ose hiperemezën gravidare. Shtatzënat të cilat kanë fëmijë, në një mënyrë nuk kanë kohë shumë të mendojnë për shtatzëninë sepse edhe një pjesë të kohës dhe ua marrin fëmijët të cilët kërkojnë përkujdesje.

Ekzistojnë shumë mënyra që ankesat e tipit te të vjellave të shtatzënisë – mëngjesit, të zbutën. Disa nga këto do t’i përmendim, si:

* Ngase të vjellat e mëngjesit-hiperemeza gravidare shfaqet më shumë në rastet me ushqim jo të mirë, duhet kushtuar kujdes ushqimit kualitative dhe të shëndosh. Kështu ushqimi i pasur me proteina dhe karbohidrate jep efekt pozitiv.

* Ushqimi duhet të merret në racione-shujta të shpeshta (para se të ndjeni uri) dhe nga pakë. Ku lukthi mbetet e zbrazët ose bie niveli i sheqerit në gjak të marrjes së ushqimit në periudha të gjata kohore, acidi klorhidrik e ngacmon mukozën e lukthit, dhe kështu edhe më shumë ngacmohet-provokohen mundimet dhe të vjellat. Pra, më mirë 6 racione-shujte të vogla se sa 3 të mëdha.

* Hani para se të ju shfaqen turbullimet dhe të vjellat, sepse ushqimi shumë herë i parandalon të vjellat.

* Kështu, në mëngjes, ushqimin e parë merreni para se të zgjoheni prej shtratit. Para se të shkoni me fjet, merrni pak ushqim të pasur me proteina dhe karbohidrate komplekse si p.sh. një gotë qumësht me çaj, keksë ose pak rrush të thatë. Mirë është t’i keni afër krevatit, në mënyrë që për shkak të tyre të mos jeni e detyruar të ngriheni.

* Merrni sasi të mjaftuara të lëngjeve, sidomos nëse përzierjet-nauzet e mëngjesit janë të shoqëruara edhe me të vjella. Janë të mirëseardhur pijet me prejardhje qumështi, lëngjet e pemëve dhe perimeve, si dhe supë. Nëse marrja e lëngjeve ju provokon të përziera, atëherë merrni ushqim të thatë por të pasur me lëngje si pemë dhe perime të freskëta.

* Kujdesuni të zvogëloni stresin dhe mbingarkesën psikike, sepse të përzierat e mëngjesit më shumë shfaqen të grat me probleme psikike. Edhe lodhjet fizike por edhe ato psikike shtojnë ose nxisin shfaqjen e të përzierave dhe të vjellave. Më shumë kohë duhet t’i kushtoni pushimit por edhe gjumit.

* Dhënia e vitaminës B6 në sasi prej 50 mg (2×1 tabletë a 25 mg) ndihmon lehtësimin e shqetësimeve. Barna të tjera merren vetëm me propozimin e mjekut tuaj.

* Disa shtatzënave iu ndihmon mbajtja e hallkave-byzylykëve akupresivë për rreth nyejve të duarve, duke bërë presion në pikat akupresure të pjesës së brendshme të nyejve, që shpesh herë lehtëson këto shqetësime. Mbajtja e këtyre byzylykëve nuk shkakton asnjë efekt anësor, dhe mund të blihen në shumë barnatore.

* Një numër i konsiderueshëm i shtatzënave reagon mirë në dhënien e barit me bazë bimore me prejardhje indiane (Nux vomica), që shfaq efekte pozitive gjegjësisht zbut të përzierat dhe të vjellat e mëngjesit të shtatzënave.

* Vlerësohet që të përzierat të shoqëruara me të vjella të mëngjesit, vetëm 7 nga 2.000, janë të shkallës së rëndë, të cilat kërkojnë trajtim mjekësor. Nëse një gjendje e tillë është edhe te ju, atëherë duhet ti drejtoheni mjekut-gjinekologut tuaj.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 1:00 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags: ,

Prof. ass. Ardita A. Devolli, dr. sci. Logopede

Prof. ass. Ardita A. Devolli, dr. sci.
Logopede
Tel. 044 123 449


E nderuar doktoreshë, djali im, 2 vjeç e 10 muaj, ka filluar të flas me vonesë, mirëpo flet shume rrjedhshëm. Ka disa ditë sikur belbëzon kur shprehet. Unë si nenë nuk po e di nëse e bën me qëllim ose diçka nuk është në rregull. A mund të më këshilloni si t’ia bëj, sepse jam shumë e brengosur.
Faleminderit.

RGJIGJE:
E nderuar, nëse në familjen tuaj nuk ka pasur dhe aktualisht nuk ka ndonjë person që belbëzon, atëherë është fjala për belbëzimin e përkohshëm të djalit tuaj, që mund të shfaqet përgjatë zhvillimit normal të fëmijës. Ju këshilloj që mos ta kritikoni të folurit e fëmijës suaj, pasi që mund të shkaktoni forma më të rënda të belbëzimit. Nëse keni kohë e mundësi, dërgojeni djalin për një vizitë tek logopedi më i afërt.


E nderuar. E kam një djalë 4 vjeç, flet mirë, pastër, por nganjëherë kur flet shpejt belbëzon.
Ju kisha lutur, që të më jepni një këshillë.

RGJIGJE:
I nderuar. Vetë belbëzimi si dukuri nuk është asnjëherë i njëjtë tek personi që belbëzon. Ndonjëherë shkalla e belbëzimit ndryshon brenda ditës. Nuk më keni shkruar se që sa kohë ka filluar të belbëzoj ai, dhe se a ka edhe persona tjerë të familjes suaj që kanë belbëzuar apo belbëzojnë aktualisht. Pavarësisht, ju këshilloj që sa më parë ta dërgoni djalin tuaj tek logopedi për një kontroll. Mbase një këshillim me të do ta bëj djalin tuaj që të flasë përsëri rrjedhshëm si moshatarët tjerë.


E nderuara doktoreshë, jemi dy prindër të shqetësuar pasi fëmija jonë është 3 vjeç e 2 muaj dhe ka 2 javë që ka filluar të belbëzoj. Nuk arrin të thotë një fjalë pa belbëzuar. Edhe unë (i ati) kam belbëzuar deri në moshën 20 vjeç, por pastaj kam detyruar veten për autokontroll dhe duket se është eliminuar. Unë mendoj ta kapim problemin që në fillim d.m.th. pa e lënë të degjenerojë. Ju çfarë na këshilloni? Jemi në Tiranë dhe sa jemi kthyer nga Italia fëmija ka pasur edhe problemin e dy gjuhëve (shqip dhe italisht). Po qe e nevojshme ndërhyrja e një logoped-i, a mund të na tregoni ndonjë këtu në zonën tonë? Duke Ju falënderuar paraprakisht gjejmë rastin t’ju përshëndesim.
Me respekt.

RGJIGJE:
I nderuar. Më vjen keq që fëmija juaj ka filluar të belbëzoj, por keni bërë mirë që jeni shqetësuar menjëherë dhe keni kërkuar ndihmë nga unë dhe stafi i “Telegrafit”.
Ju këshilloj që ta dërgoni fëmijën për kontroll te logopedi i cili në saje të diagnostikimit do të vendos për hapat e mëtejmë lidhur me rehabilitimin e të folurit.
Pasi që jeni në Tiranë po ju jap numrin e celularit të koleges sime, logopedes Milika Dhamo: 068 20 29 919, si dhe adresën e klinikës së saj: Klinika Bethany, rruga “Frederik Shiroka”, Pallati “Alba Konstruksion”, sh2 apo 2., Tiranë.
Me shpresë se fëmija i juaj do ta eliminoj belbëzimin sa më parë, edhe ne ju përshëndesim.


Përshëndetje doktoreshë. Jam 16 vjeçar. Siç më thonë prindërit e mi, para se të fillonte lufta ‘98-99, flisja rrjedhshëm, pa probleme, por me fillimin e luftës, më janë shfaqur shenjat e belbëzimit nga frika, të shtënat. Më kujtohet një fjalë që ia pata thënë nënës se po më dridhet barku, sepse nuk dija të thosha se më dridhej zemra nga frika.
Kam probleme në shkollë kur flas, më vjen turp të përsëris mësimet se po gaboj duke folur. Jam i zgjuar, porse nuk si t’i eliminoj këto simptoma të belbëzimit.
Cili është mendimi juaj doktoreshë?
Ju faleminderit.

RGJIGJE:
I nderuar. Fatkeqësisht lufta në Kosovë, në mesin e shumë vuajtjeve e gjendjeve të padëshirueshme, ka sjell edhe belbëzimin tek një numër individësh.
Sa i përket rehabilitimit të belbëzimit, ndër faktorët kryesor janë vullneti dhe dëshira e personit që belbëzon për ta bërë këtë. Nëse këto i ke në veten tënde, atëherë mos hezito dhe konsultohu me logopedin më të afërt.


E nderuar dr.Devolli. Kam një vajzë dy vjeçe, nuk ec ende, vetëm duke u mbajtur. Gjithashtu ende nuk flet, vetëm thotë…babi. A mund të jetë shkaktar një rrëzim i saj me kokë në dysheme kur ka qenë një vjeçe/
Pres mendimin tuaj me shqetësim.
Ju falënderoj përzemërsisht.

RGJIGJE:
E nderuar. Pa e ekzaminuar vajzën tuaj në mënyrë të detajuar, nuk mund të them se shkaktar i gjendjes së saj është e rrëzuara në dysheme. Pavarësisht se cili ka qenë apo është shkaktari që e pamundëson zhvillimin normal të vajzës suaj, ju këshilloj që sa më parë ta dërgoni vajzën tuaj te logopedi më i afërt me vendin ku banoni.


E nderuar. Kemi vajzën 4 vjeç e gjysmë. Ka problem rreth shqiptimit të dy shkronjave, shkronjën K e zëvendëson me shkronjën T dhe shkronjën G me shkronjën D.
Ju lutem, na tregoni a është ndonjë problem që duhet të shqetësohemi.
Gjitha t’mirat.

RGJIGJE:
E nderuar. Problemi i vajzës suaj nuk qenka aq i madh sa që nuk mund të trajtohet shpejtë dhe lehtë përmes metodave përkatëse logopedike. Ndonjëherë ndodhë që problemet e tilla të vazhdojnë të qëndrojnë edhe në moshë madhore, andaj për ta parandaluar këtë, ju këshilloj që ta vizitoni logopedin sa më parë.


Përshëndetje! Kemi djalin 6 vjeç (kl. I-rë), ka problem me disa shkronja, psh: thotë “Skola”, “Rota”, pastaj shkronjën Q, Ll, Sh, nuk i thekson si duhet! Çdo ditë mundohemi ta mësojmë, përsërisim shkronjat ngadalë, qartë, por nuk ka sukses.
Çfarë duhet të bëjmë?
Presim përgjigjen-udhëzimin tuaj, faleminderit!

RGJIGJE:
Përshëndetje. Djali i juaj është dashur të shkoj te logopedi që nga mosha 4 vjeçare, pasi që deri më tani ishin evituar të gjitha problemet në komunikimin verbal të tij. Andaj mos hezitoni më, por konsultohuni me logopedin më të afërt për fillimin e trajtimit logopedik.


Përshëndetje doktoreshë. E kam vajzën 12 vjeçe. Tre vjetët e para të shkollës, ka ditur të lexoj dhe shkruaj, ndërsa tani jo.
Pres me padurim përgjigjen tuaj.

RGJIGJE:
Përshëndetje. Vajza e juaj ka nevojë për ekzaminime të hollësishme, jo vetëm te logopedi, por edhe te psikologu. Prandaj ju këshilloj që sa më parë të caktoni terminet tek këta ekspert.


Përshëndetje doktoreshë, jam 21 vjeçe dhe nuk munde t’i shqiptojë shkronjat ‘rr’ dhe ‘th’. Kur bëhem nervoze, belbëzoj shumë, më parë kjo nuk më ka ndodhur. Ju drejtohem, nëse mund të më ndihmonit!
Faleminderit.

RGJIGJE:
Përshëndetje. Në rastin e juaj nuk është në pyetje mosshqiptimi i tingujve “rr” dhe “th”, por belbëzimi apo përsëritja e tingujve të tillë gjatë të folurit. Nuk e di se a keni qenë ndonjëherë tek logopedi, por shpresoj të shkoni sa më parë për një vizitë.


E nderuara doktoreshë, vajza ime 3 vjeçe ka problem me shqiptimin e shkronjës ‘r’ dhe kjo manifestohet tek të gjitha fjalët që e kanë këtë shkronjë. Në vend të saj e shqipton ‘j’. A është problem që duhet të brengosemi dhe a është e nevojshme ta dërgojmë tek logopedi.
Me nderime.

RGJIGJE:
I nderuar. Vajza juaj për momentin nuk ka nevojë të shkoj për kontroll te logopedi. Atë mund ta bëni vetëm nëse ky çrregullim është prezent tek ajo edhe pas moshës 4 vjeçare. Përndryshe ju këshilloj që mos ta përmirësoni apo kritikoni të folurit e saj, sepse shumë lehtë mund të shkaktoni tek ajo çrregullimin e rrjedhshmërisë së të folurit apo belbëzimin.


Përshëndetje e nderuara doktoreshë. Unë i kam mbi 20 vjet dhe ende belbëzoj, kam shtrëngim të fjalëve, nganjëherë nuk mund ta them atë që e mendoj apo dua ta shpreh.
Ju pyes juve se a duhet të shkoj te ndonjë hoxhë apo te logopedi?
Flm.

RGJIGJE:
Përshëndetje i nderuar. E vetmja mundësi për ta eliminuar belbëzimin është përmes rehabilitimit të të folurit tek logopedi. Andaj, ju kisha këshilluar që sa më parë të konsultoheni me të e jo me ndonjë hoxhë.


Përshëndetje Dr.Ardita, unë kam një djalë 4 vjeçar, nuk mundet të theksojë të gjitha fjalët, përveç: babë, mam. Është i dhënë shumë pas lodrave, filmave aksion, por edhe bëhet shumë nervoz.
Më duhet ndihma juaj!

RGJIGJE:
I nderuar, në moshën 4 vjeçare fëmija duhet t’i flasë drejtë të gjitha fjalë e gjuhës amtare. Andaj ju këshilloj që sa më parë të konsultoheni me logopedin më të afërt.


Përshëndetje dr.Ardita. Unë kam një shqetësim për tim vëlla; ai është 20 vjeç dhe ka probleme me “belbëzim”, nuk e ka të trashëguar, por e ka fituar më vonë si fëmijë. Ky problem e mundon shumë, shpesh edhe është i mërzitur për këtë gjë dhe nuk dëshiron të flasim për këtë çështje, sepse nuk mundet të përmbahet, “qan”. Unë ju pyes se a ka mundësi shërimi pasi që është në këtë moshë. Ne do ta bindim t’ju vizitojë.
Faleminderit, pres përgjigjen tuaj.

RGJIGJE:
E nderuar. Për rehabilitimin e pacientit 20 vjeçar që belbëzon nuk është aq e rëndësishme mosha sa dëshira e vullneti i tij për ta eliminuar këtë çrregullim. Pacientët që janë në moshë edhe më të madhe se vëllai i juaj, kanë pasur sukses në eliminimin e belbëzimit. Andaj, kur të keni kohë e mundësi, shkoni tek logopedi më i afërt për ta zgjidhur një herë e përgjithmonë çështjen e të folurit të parrjedhshëm të vëllait tuaj.


Përshëndetje. Kam vajzën dy vjeçe e cila ende nuk flet, ka vetëm disa fjalë që i përsërit vazhdimisht: mami, tetë, maaa, ama. Jam në merak, pse nuk po flet?
Doktoreshë jam në pritje të përgjigjes suaj.

RGJIGJE:
E nderuar. Në moshën 2 vjeçare e gjysmë fëmija duhet të ketë fjalor shumë më të pasur të fjalëve. Përndryshe, arsyeja se përse vajza e juaj ka aq pak fjalë qëndron ose në faktin se i mungon stimulimi verbal nga ana e rrethit social ose për arsye më të thella siç janë prapambetja intelektuale, dëmtimi i dëgjimit, e të ngjashme. Prandaj, do të ju këshilloja që sa më parë ta dërgoni vajzën për kontroll te logopedi me qëllim të diagnostikimit sa më të hollësishëm të të folurit të saj.


Përshëndetje e nderuara dr. Ardita. Djali im ka 4 vjet, nuk shqipton gjitha shkronjat, mirëpo në shtëpi fliten dy gjuhë. Psh. shkronjën S, e ngatërron me C. F me P, R me L, ndoshta mund të jetë palatalizmi i shkronjave apo i ka edhe bajamet e mëdha. Nuk e kam pasur në asnjë kontroll te ndonjë mjek.
Do te isha mirënjohëse po të me ktheni përgjigje apo ndonjë këshillë.
Faleminderit për kohën dhe përkushtimin tuaj.
Me respekt.

RGJIGJE:
E nderuar. Problemet e të folurit të djalit tuaj nuk kanë të bëjnë as me dygjuhësinë e as me bajamet e mëdha. Zakonisht shkronjat që nuk i shqipton në mënyrë të drejtë janë të pranishme në të dyja gjuhët. Ndërsa, bajamet nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në shqiptimin e drejtë apo të zhdrejtë të tingujve foljor. Andaj ju rekomandoj që sa më parë të konsultoheni me logopedin më të afërt për ta çrrënjosur një herë e përgjithmonë çrregullimin në të folurit e djalit tuaj.


Përshëndetje. Jam 28 vjeçe. Në moshën 6 vjeçare kam filluar të belbëzoj. Këtë e dinin vetëm familjarët e mi. Me të tjerët flisja rrjedhshëm. Përpara 5 vjetësh fillova të belbëzoja dhe me njerëzit e huaj, me shoqërinë të cilët nuk kanë dyshuar kurrë për belbëzimin tim. Kam 3 vjet që jam në punë dhe ndihem shumë keq sepse e shoh që kur flas me kolegët, sforcohem shumë, më ikën fryma, skuqem, tensionohem, emocionohem dhe e shoh që belbëzoj. Për çdo fjalë që flas kam emocione. Ju lutem kërkoj një ndihmë nga ana juaj se kjo gjendje po më streson shumë.
Ju faleminderit.

RGJIGJE:
E nderuar. Nga letra e juaj kuptova se ju asnjëherë nuk keni qenë te logopedi. Mbase nuk e keni ditur që ka logoped në Kosovë apo keni shpresuar se me kalimin e viteve, belbëzimi do të zhduket vetvetiu. Fatkeqësisht, tek një numër i caktuar i personave, ky çrregullim i rrjedhshmërisë së të folurit vazhdon të qëndroj gjatë tërë jetës, herë duke qenë pengesë e vogël e herë e madhe.
Do të ju sugjeroja që sa më parë të konsultoheni me logopedin dhe të filloni me seancat logopedike. Asnjëherë nuk është vonë – nevojitet vetëm pak vullnet dhe dëshirë nga ana e juaj që ta eliminoni në tërësi belbëzimin.


Përshëndetje. Unë kam probleme me të folurit, por këndoj pa asnjë pengesë. Doktoreshë, pres një këshillë nga ju, sesi ta tejkaloj këtë pengesë në të folur.
Faleminderit. Fisniku.

RGJIGJE:
I nderuari Fisnik. E kam theksuar edhe më parë se belbëzimi zakonisht nuk shfaqet asnjëherë gjatë këndimit. Pengesën siç është belbëzimi mund ta tejkaloni vetëm e vetëm përmes ndihmës së logopedit. Prandaj sa më parë lajmërohuni te logopedi më i afërt dhe filloni jo vetëm të këndoni por edhe të bisedoni pa probleme.


Jam Luani. Djali im ka 2 vjet e 8 muaj dhe ende nuk flet. Nuk ka probleme me dëgjim dhe shpreh ndonjëherë ndonjë fjalë, por jo për ta kuptuar. I mban mend gjërat e ndryshme, vendet e ndryshme në qytet, por me fol- jo, dhe për atë ndonjëherë bëhet nervoz kur kërkon diçka dhe ne nuk e dimë se çka kërkon. Është i dhënë shumë pas TV së është brengosëse dhe me ia ndal TV, bëhet nervoz, i pëlqejnë shumë reklamat që lëvizin më shpejt dhe ato ia rritin hiperaktivitetin dhe mbasandaj nuk e ka vëmendjen tek ne. Gishtat i mban në gojë dhe i shtrëngon ashtu kur shikon TV apo diç është nervoz.
Presim këshillën tuaj.
Luani.

RGJIGJE:
I nderuari Luan. Ju rekomandoj që menjëherë të lajmëroheni për një kontroll tek logopedi më i afërt që keni, pasi që dyshoj se bëhet fjalë për një çrregullim më kompleks të komunikimit si verbal ashtu edhe atij joverbal. Logopedi është ai, që pas diagnostikimit të të folurit, vendos se a duhet të përfshihet djali i juaj në tretmanin logopedik apo mjaftojnë vetëm këshillat për ta evituar gjendjen aktuale të tij.


E nderuar profesoreshë. Unë kam një djalë 3 vjeç e 8 muaj i cili ka probleme me të folurit. Për moshën që ka, unë si nënë e tij, mendoj ta shprehi gjendjen e fëmijës tim nëpërmjet kësaj pyetje:
Fëmija im në mëngjes kur zgjohet nga gjumi është i qetë, mirëpo pas disa orëve fillon ta shpreh një lloj agresiviteti dhe nervozizëm duke gjuajtur ose doke hedhur nga duart gjërat që ka…pastaj shqiptimin e fjalëve e bënë një masë shumë të vogël (p.sh- mam, baba, ama, jo, po, ik, qao, kola, daduq, papa, mola, ola, kali,) mirëpo i mungon lidhja e fjalëve. Unë kam menduar se afrimiteti me fëmijët e moshës së tij do i ndihmonte duke e dërguar në kopsht të fëmijëve, gjë të cilën unë e bëra…fëmija im qëndronte në kopsht afro 3 orë, kjo e ndihmoi të i shqiptonte edhe disa fjalë të tjera si (hingëllimat e kafshëve).
Kjo po ashtu i ndihmoi në afërsinë me të tjerët, e sidomos me edukatoren.
Ai shqisën e dëgjimit e ka në rregull, po ashtu të të pamurit, mirëpo problemi qëndron tek bajamet e fytit.
Mua si prind më intereson të di gjendjen e fëmijës tim dhe pres pëRGJIGJE nga ju e nderuar.

RGJIGJE:
E nderuar. Në moshën e fëmijës tuaj, të folurit e pazhvilluar dhe hiperaktiviteti i shoqëruar me agresivitet, në njërën anë mund të jetë pasojë e rritjes së tij vetëm me personat e rritur të cilët ia kanë plotësuar atij çdo dëshirë – andaj ai nuk e ka ndjerë asnjëherë nevojën e komunikimit sikundër moshatarë e tij, ndërsa në anën tjetër mund të jetë pasojë e prapambetjes intelektuale dhe emocionale.
Pavarësisht nga arsyet të cilat kanë sjell deri tek gjendja aktuale e fëmijës tuaj, unë ju këshilloj që të konsultoheni menjëherë me logopedin më të afërt. Përgjatë diagnostikimit të fëmijës suaj, logopedi do të jetë në gjendje që të ju udhëzoj për hapat e mëtejmë të cilat duhet ndërmarrë lidhur me zhvillimin e komunikimit verbal dhe joverbal të fëmijës tuaj.


Përshëndetje e nderuara dr.Ardita. Djali im i mbush edhe një muaj 4 vjet dhe ka problem në shqiptimin e shkronjës K dhe G. Në vend të shkronjës K e thotë T kurse në vend të shkronjës G e thotë D. Para disa ditëve e kam pasur te otorinolaringologu i cili më tha që i ka bajamet shumë të rritura.
A mundet me qenë pengesë inflamacioni i bajameve për shqiptimin e këtyre shkronjave dhe a është normale kjo për këtë moshë?
Do të isha mirënjohëse po të më ktheni përgjigje apo ndonjë këshillë.
Faleminderit për kohën dhe përkushtimin tuaj
Me respekt.

RGJIGJE:
E nderuar. Çrregullimi i të folurit të djalit tuaj ka të bëj kryesisht me paaftësinë e gjuhës për ti kryer lëvizjet e domosdoshme për shqiptimin e drejtë të tingujve k dhe g. Prandaj, çrregullimi i tillë në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet me inflamacionin e bajameve. Ju mund ta operoni djalin tuaj, por në këtë mënyrë nuk do të ia ktheni atij shqiptimin e drejtë të tingujve përkatës. Këtë mund ta bëj vetëm logopedi me metodat e tij. Andaj, mos hezitoni dhe konsultohuni me të, pasi që ky lloj i çrregullimit në të folur është tejet i lehtë për tu eliminuar.


Jam një lexuese e rregullt e portalit dhe desha t’ju pyes për vëllanë tim 17 vjeçar, i cili ka disa pengesa që nga lufta. Këto pengesa më parë nuk i ka pasur. Kur flet ngadalë, disa shkronja i thekson mirë, por kur shpejton shkronjat k,g,p,f,b,i, i belbëzon nga 2 apo 3 herë. Është mjaft inteligjent.
Doktoreshë, çfarë më këshilloni?
Faleminderit.

RGJIGJE:
Përshëndetje e nderuar. Është e vërtetë që peronat që belbëzojnë zakonisht kanë probleme më të theksuara në shqiptimin e rrjedhshëm të fjalëve që fillojnë p. sh. me tingujt p, t, k, b, d, g, e të ngjashme. Prandaj, jo rrallë herë terapia e belbëzimit fillon mu prej këtyre tingujve, përkatësisht fjalëve dhe fjalive që në pozitën iniciale kanë tinguj të tillë. Nuk e di se a ka qenë vëllai i juaj ndonjëherë tek logopedi, por do t’i rekomandoja që sa më parë të paraqitet tek logopedi më i afërt për rehabilitimin e të folurit të tij.


Përshëndetje e nderuara profesoreshë. Kam nderin qe t’ju parashtroj këtë pyetje pikërisht Ju, për arsye se keni qenë edhe profesoreshë e imja në Fakultetin e Mësuesisë. Jam mësuese në shkollë dhe njëri nxënës ka probleme në të folur. Sinqerisht kjo më brengos tepër. Sipas prindërve të tij, ai ka filluar të belbëzojë që nga mosha 3 vjeçare, që ende është i tillë, pra tash është në klasën e katërt të shkollës fillore. Kohët e fundit po belbëzon edhe më tepër. Prindërit e tij janë të shqetësuar tepër, kështu që kam besim tek Ju dhe pikërisht u jam drejtuar. A duhet ndonjë këshillë nga ana ime (si mësuese që jam), apo ka nevojë që të vijmë në një kontroll tek ju në Prishtinë. Meqë ra fjala, ne jemi nga Komuna e Preshevës. Me shpresë se do të ofroni ndihmën tuaj, ne ju përshëndesim dhe presim përgjigjen Tuaj në një afat sa më optimal… Sinqerisht, ish-studentja juaj.

RGJIGJE:
Përshëndetje Ardiana. Më vjen mirë që kemi rastin të komunikojmë përsëri pas kaq vitesh dhe se keni besim tek unë lidhur me zgjidhjen e problemit të nxënësit tuaj. Nëse fëmija ka filluar të belbëzoj që në moshën 3 vjeçare, atëherë nuk është për t’u habitur me faktin që shkalla e belbëzimit është rritur me kalimin e viteve. Fatkeqësisht, në këtë moshë të fëmijës dhe me intensitet aq të lartë të belbëzimit, nuk mjafton vetëm një kontroll tek logopedi, por janë më se të domosdoshme seancat e rregullta logopedike. Përveç kësaj, rehabilitimi i nxënësit tuaj varet fillimisht nga vetë dëshira dhe motivimi i tij, familjes, si dhe i rrethit të ngushtë dhe atij të gjerë social. Pasi që në Komunën e Preshevës nuk ka asnjë logoped shqiptarë, kur të keni mundësi, më telefononi për të caktuar një termin. Shpresoj se bashkërisht do të gjejmë mënyrën e eliminimit të çrregullimit të të folurit të nxënësit tuaj.


Jam 21 vjeçe dhe kam probleme me të folurit. Nganjëherë nuk mundem t’i flas fjalët që dua, Si e vogël, kam belbëzuar ngapak, mirëpo belbëzimi më është zhdukur.
Doktoreshë e nderuar, pres një pëRGJIGJE nga ju.

RGJIGJE:
Zakonisht belbëzimi i cili nuk çrrënjoset në fëmijërinë e hershme perziston edhe në moshën madhore, duke shkaktuar probleme të përkohshme apo të përhershme përgjatë situatave të ndryshme jetësore. Me ndihmën e logopedit, ju mund ta eliminoni belbëzimin vetëm nëse keni vullnet e dëshirë të madhe për të komunikuar rrjedhshëm.


Përshëndetje doktoreshë. Jam 18 vjeçe, kam mbaruar gjimnazin, por po kam probleme me të folur kur jam i tensionuar dhe kur pyetem para profesorëve. Kjo më ka penguar në shprehjet e aftësive të mija në gjimnaz dhe tani më preokupon faktin që do të filloj studimet në fakultet (siç duket, do të jem jashtë vendit). Nuk mund të flas lirshëm kur jam në praninë e të tjerëve nga frika e belbëzimit, saqë, nuk mund ta shqiptoj emrin tim kur më pyet dikush në ndonjë vend me shumë njerëz.
Ju përshëndes shumë dhe pres përgjigjen tuaj!

RGJIGJE:
Nga letra e juaj kuptova se belbëzimi ka qenë i pranishëm tek ju që nga fëmijëria e hershme. Mbase këtë e ka shkaktuar edhe faktori hereditar apo trashëgues, pasi që keni ardhur në atë shkallë sa që keni problem edhe me shqiptimin e emrit tuaj. Pavarësisht se a do të studioni brenda apo jashtë Kosovës, juve ju nevojitet patjetër tretmani logopedik. Do të bindeni se jo vetëm që do të flisni më rrjedhshëm por do të keni edhe vetëbesim më të madh gjatë studimeve.


Përshëndetje doktoreshë e nderuar. E kam vajzën që edhe 2 muaj i mbush 4 vjet. Fare pak flet, nuk belbëzon, dëgjon mirë. E kam vizituar te doktoresha psikologe. Vajza kupton, por krejtësisht 20 fjalë nuk i flet, edhe kur flet, e thotë atë që I vjen më lehtë për ta thënë. Është rritur normalisht me gjatësi dhe peshë, porse jam shumë e shqetësuar për të. Pres ndihmën tuaj.

RGJIGJE:
E nderuara zonjë. Fakti se vajza juaj, në moshën katër vjeçare, akoma nuk ka fond të mjaftueshëm të fjalëve është vërtetë shqetësues. Më befason fakti se asnjëri nga ekspertët që i përmendet (audiologu dhe psikologu) nuk ju ka udhëzuar të bëni ndonjë kontroll tek logopedi. Andaj ju këshilloj që sa më parë ta dërgoni vajzën te logopedi më i afërt, me qëllim të eliminimit të shqetësimeve rreth të folurit të saj.


Kam dy djem, njëri ka 7 e tjetri 10 vjet. Djali i madh i ka qenë 4 vjeç e gjysmë kur kemi ardhur nga Kosova në Londër, ndërsa i vogli, një vjet e gjysmë. Djali i madh ka folur nuk ka probleme me të folur, kurse i vogli, me vonesë ia nisi të flas (diku ka 3-4 vjeç), tashti flet të dy gjuhët, por me gjuhën shqipe po ka problem në të folur. Po flet më shumë sikur bebe, psh shkronjat r, sh, zh edhe disa tjera, i thotë me vështirësi (psh. në vend të fjalës kikirik, ai e thotë kikilik).
Ju lutem, kërkoj një shpjegim prej juve profesoreshë.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Me siguri se edhe ju, si shumë familje shqiptare në mërgim, e flisni gjuhën shqipe në shtëpi e atë të huaj në shkollë, andaj nuk mund ta vëreni edhe aq se fëmija i juaj e fletë edhe gjuhën angleze me të njëjtat “gabime” në shqiptimin e tingujve. Me fjalë të tjera, tingujt e çrregulluar në gjuhën amtare reflektohen edhe në atë të huaj. Nëse, për shembull, djali i juaj nuk mund ta shqiptoj drejtë tingullin apo shkronjën “r” në gjuhën shqipe, atëherë ai atë nuk mund ta shqiptoj drejtë as në gjuhën angleze. Andaj, ju rekomandoj që sa më parë të kontaktoni me logopedin më të afërt në Londër, i cili do ta diagnostikoj dhe rehabilitoj çrregullimin e të folurit të djalit tuaj.


Përshëndetje. Kam një vajzë 8 vjeçe dhe belbëzon ngapak prejse ka hyrë në shkollë edhe pse është nxënëse shumë e mirë. Pasi që e kam vërejtur, e kam dërguar te një logopede një muaj, por pas seancave që i ka pasur, ka filluar të belbëzoi edhe më shumë, ka filluar të kompleksohet edhe të komunikon më pak. E kam ndërprerë shkuarjen, sepse ajo logopede punon privatisht, më shumë ka bërë përpjekje që ta bind vajzën se belbëzon, sesa që ka punuar me të. Doktoreshë, çka ka mundur të jetë shkaktari që ka filluar të belbëzojë në këtë kohë dhe çka duhet të ndërmarr tutje.
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
E nderuar. Fillimi i procesit mësimor për asnjë fëmijë nuk është i lehtë. Disa e përballojnë atë me sukses e disa të tjerë kanë probleme të mëdha. Thjeshtë, po të ishte shkolla faktor kryesor në paraqitjen e belbëzimit, atëherë shumica e njerëzve do të kishin belbëzuar përjetë. Prandaj, shfaqja e belbëzimit në fillim të shkollimit mund të jetë pasojë edhe e faktorëve hereditar apo trashëgues, të cilët mund të shfaqen në raste të tilla. Pavarësisht nga arsyeja që ka sjellë deri tek çrregullimi i të folurit të vajzës suaj, si dhe mosmarrëveshjet me logopeden që e ka trajtuar atë, ju rekomandoj që përsëri të konsultoheni me logopedin më të afërt, pasi që belbëzimi nuk mund të eliminohet pa ndihmën profesionale.


Përshëndetje doktoreshë. Jam një djalë 25 vjeçar. Kam problemin se flasë në “maje të gjuhës”, siç e thotë populli. Shkronjat q, s, sh, z, c, etj., nuk i theksoj mire, ose thënë më mirë, i theksoj sikurse fëmija kur është duke u rritur që në moshën e miturisë. Shkaktar i kësaj është pëdorimi i gabuar i biberonit kur isha fëmijë. Ndoshta nuk është ndonjë problem i madh, por unë e kam gjithmonë këtë kompleks në vete, nuk kam qenë asnjëherë te ndonjë defektolog-logoped për këtë magësi (jo të lindur, por të shkaktuar gjatë fëmijërisë). A ka ndonjë metode, përmes së cilës mund të arrij t’i përmirësojë këto defekte, ashtuqë mos ta kem gjithmonë në mendje atë kompleksin se po flas keq, dhe nëse ka a është i qind për qind rezultati pozitiv, apo vetëm zbutet gjendja por jo deri në një përmirësim të plotë.
Ju faleminderit!

RGJIGJE:
I nderuari zotëri. Çrregullimi i të folurit tuaj ka të bëj me çrregullimin në artikulimin e drejt të tingujve foljor (Dyslalia). Është e vërtetë që njëri ndër faktorët që e shkaktojnë këtë çrregullim është edhe përdorimi i gjatë i biberonit përgjatë fëmijërisë, edhe pse ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë të cilët duhen marrë parasysh përgjatë diagnostikimit logopedik të të folurit tuaj. Ekzistojnë metoda të ndryshme logopedike, por fillimisht duhet përcaktuar diagnoza e saktë e çrregullimit. Andaj ju këshilloj që të konsultoheni me logopedin më të afërt me qëllim të eliminimit sa më të shpejtë të çrregullimeve në të folurit tuaj.


Përshëndetje. Djali im ka 3 vjet e gjysmë, ka filluar të flas shumë vonë, tani edhe pse flet shumicën e fjalëve nuk i shqipton si duhet, sidomos germën e parë nuk e shqipton. Shumicën e fjalëve i fillon me zanore. Është shumë i zgjuar, shumë aktiv, mirëpo mua më duket se është pak si tepër nervoz për moshën që ka. Është edhe ngucakeq. E nderuar doktoreshë, më jep detaje tjera për shqiptimin e fjalëve dhe hiperaktivitetin.

RGJIGJE:
E nderuara zonjë. Në saje të letrës suaj mund të konkludoj se kemi të bëjmë me të folurit e pazhvilluar (Alalia) i cili shpesh ndërlidhet me hiperaktivitet e agresivitet. Fatkeqësisht, shpesh kjo gjendje mund të zgjas edhe me vite të tëra, gjë që mund të ndikoj edhe në aftësitë tjera akademike siç janë leximi dhe shkrimi. Nëse nuk e keni problem, këshillohuni me logopedin më të afërt për përfshirje të fëmijës suaj në tretmanin logopedik. Mendoj se çdo hezitim i mëtejmë apo shpresë se me kalimin e kohës djali i juaj do të flasë si moshatarët tjerë, është në dëm jo vetëm të të folurit të tij por edhe në atë të zhvillimit të personalitetit të tij në përgjithësi.


Unë kam një vajzë 3 vjeç e cila bukur flet dhe ka një fond të mjaftueshëm fjalësh. Por, e kam një vërejtje sepse e përdorë shumë shkronjën sh, sidomos në fillim të fjalës. Shpresojmë se do marr përgjigjet tuaja.
Ju falënderoj.

PËRGJIGJE:
Sa i përket vajzës suaj, mendoj se është fjala për një dislali, përkatësisht çrregullim të artikulimit apo shqiptimit të tingujve, gjë që është normale për moshën 3 vjeçare të vajzës suaj. Ju lutem mos e korrigjoni të folurit e saj sepse mund të ndikoni pa dashje në shfaqjen e belbëzimit.


Përshëndetje, e kam vajzën e axhës 6 vjeçe, e cila në shtëpi flet normal, por kur shkon në shkollë nuk flet fare me mësuesen sa që mësuesja i ka thënë se duhet të shkojë në shkollë speciale. Pres mendimin tuaj.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Më vjen mirë që interesoheni në këtë mënyrë për vajzën e axhës suaj. Sa i përket të folurit të saj, mund të them se ajo mbase fletë pastër e rrjedhshëm në shtëpi por që këtë nuk e bën edhe në shkollë. Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme duke pasur parasysh ndarjen nga familja dhe fillimin e një jete plotësisht të re siç është kyçja në sistemin arsimor. Sa i përket deklaratave të mësueses se ajo duhet të shkoj në shkollë speciale, jam e mendimit se për këtë vendos komisioni i posaçëm i shkollës apo i ministrisë së arsimit. Sot nuk ekzistojnë vetëm shkolla speciale, por edhe paralele speciale, klasë të bashkangjitura e të ngjashme. Prandaj, drejtohuni departamentit të arsimit të qytetit ku jetoni dhe bisedoni me ta lidhur me çështjen e arsimimit të vajzës suaj. Përndryshe, për mua personalisht është me rëndësi që jo vetëm vajza e juaj, por të gjithë fëmijët e Kosovës të arsimohen sa më shumë, duke pasur parasysh konditat e secilit fëmijë në veçanti. Në fund të fundit, nuk është me rëndësi shkolla në të cilin shkon fëmija por dija e fituar në të.


E nderuara e doktoreshë. Vajza ime 13 vjeçe ka  probleme ne shqiptimin e disa fjalëve-belbëzon zakonisht kur shpejton në të folur apo kur përgjigjet para arsimtareve. Ky belbëzim ka filluar t’i lajmërohet në kohën e luftës në Kosovë, përkatësisht moshën 2 vjeçare pas intervenimit të policisë në familjen tonë.

Ju lutem të më njoftoni si të veproj?

Me respekt nga prindi.

PËRGJIGJE:

I nderuar. Fillimisht më vjen keq që vajza e juaj paska filluar të belbëzoj si pasojë e traumave të luftës. Përndryshe, për caktimin e terminit në ordinancën time, ju lutem të telefononi në numrin e telefonit: 044/123-449. Diagnostikimi i të folurit të vajzës suaj do të jetë pa pagesë.

Doktoreshë, e kam vajzën e dytë me radhën në moshën dy vjeçare. Problemi që më preokupon është se vajza ka një stagnim në komunikim, ngec apo belbëzon në shqiptimin e disa fjalëve. Me logoped nuk jam konsultuar.

Pyetja ime në vazhdim është, sa ka të bëjë me ndonjë problem serioz që duhet intervenim të mëtejmë apo është ndonjë fazë kaluese e fëmijës që ngec me këto vështirësi në komunikim?

Ju faleminderit!

PËRGJIGJE:

E nderuar. Nëse në familjen tuaj apo të bashkëshortit tuaj nuk ka pasur raste të personave që kanë belbëzuar apo belbëzojnë akoma, atëherë është fjala për një belbëzim të përkohshëm të vajzës suaj.

Sidoqoftë, në këtë moshë, vajza nuk duhet kritikuar apo dënuar për të folurit e pa rrjedhshëm, ngase në këtë mënyrë mund të përkeqësohet gjendja e saj. Shpresoj që përmes durimit dhe dashurisë suaj, me kalimin e kohës, ajo do ta kthej komunikimin në gjendje normale.

E nderuara dr.Ardita. Kemi dy djem dhe një vajzë: djali i madh ka 13, vajza 9 dhe i vogli gati 3 vjet. Djali i madh me 2 vjet e gjysmë ka filluar të belbëzojë, kemi qenë te psikologë të kësaj problematike edhe në Francë, por asgjë nuk i ka ndihmuar. Tani ende bisedon me vështirësi. Djali i vogël, në të njëjtën moshë ka filluar të belbëzoi, dhe ne këtë e përjetuam shumë rëndë, edhe pse mundohemi që fëmijët mos ta vërejnë këtë. Fjalët të cilat i thonte në mënyrë të rrjedhshme – tani i thotë me vështirësi të madhe, dhe, edhepse i vogël – është i vetëdijshëm se diçka nuk shkon si duhet. Vajza nuk e ka këtë problem.  Nuk po dimë se ç’po ndodhë me djemtë. Këtë problem nuk e kemi hasur më par në asnjërën prej familjeve – as të gruas as në timen.

Faleminderit

Besimi

PËRGJIGJE:

I nderuar. Zakonisht belbëzimi shfaqet më shumë tek djemtë se sa te vajzat. Në rastin e djemve tuaj, duhet hulumtuar me më shumë kujdes faktorët hereditar apo trashëgues që kanë sjell deri te paraqitja e belbëzimit. Nuk është ndonjë gjë e tmerrshme nëse kuptohet që ka pasur raste të tilla edhe më parë. Përkundrazi, kjo në masë të madhe e orienton dhe e ndihmon rehabilitimin e personave të tillë.

Në fund dua t’ju theksoj faktin se pavarësisht nga faktorët që kanë ndikuar në shfaqjen e belbëzimit, djemtë tuaj duhet patjetër të rehabilitohen te logopedi më i afërt. Andaj, për të mirën e fëmijëve tuaj, bëjeni këtë pa humbur kohë më shumë.


Përshëndetje e nderuara dr. Ardita. Vajza ime i ka 3 vjet e 3 muaj, mirëpo nuk flet. Në fakt, ajo që në moshën 1 vjeçe ka filluar të flas disa fjalë që na habiste, mirëpo më vonë, ndoshta ndikoi edhe ardhja në jetë e vajzës tjetër dhe nuk fliste më. Tash është në gjendje të përsëris fjalë, numëron deri në 10 e më shumë, thotë vjersha kur ia rikujton dikush, por nuk e merr shumë iniciativën të flasë vet. Kur ka nevojë për diçka, na merr për dore ose shkon e merr vet, nuk na e kërkon me emër. Ajo, si e vogël, ka qëndruar shumë para Tv, ndoshta edhe kjo ka mundur të ndikoj. Një arsye tjetër ndoshta mund të jetë edhe kujdesi shumë i madh që kemi treguar ndaj saj. Jemi kujdesur aq shumë, saqë, nuk e kemi lënë kurrë të kërkoj diçka, sepse i kemi ofruar gjithmonë më shumë se që ka pasë nevojë. Ndoshta nuk e kemi lënë të zhvillohet vet normalisht e të përballet me jetën. Përndryshe tashmë fëmija ka sjellje si shumica e fëmijëve të tjerë.
Pres këshillën tuaj, a ka nevojë për një kontroll te logopedi, apo duhet të drejtohem diku tjetër.
Anita, Prishtinë.

RGJIGJE:
Fakti se vajza e juaj nuk shprehet në mënyrë verbale si fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë, është mjaft shqetësues. Kjo për faktin se ajo fillimisht ka folur e më pas e ka ndërprerë atë. Lindja e fëmijës tjetër dhe kujdesi jashtëzakonisht i madh i familjes, mund të ndikojnë në ndërprerjen e përkohshme apo zvogëlimin e fjalorit të vajzës suaj, por jo edhe në ndërprerjen e plotë të të folurit të saj. Prandaj ju këshilloj që sa më parë të konsultoheni me logopedin më të afërt.


Përshëndetje doktoreshë. Jam një nënë, e kam një djalë 11 vjeç, kur ka lind e ka pre ujin e gjelbër, ka lind 99perqind i vdekur, por falë Zotit, tashti është diç më mirë. Ka probleme me të folurit, shkronjat nga A deri në Zh i thotë bukur, por rrokjet nuk mundet t’i shqiptojë mirë. Në shkollë ka probleme me lexim, nganjëherë harron, ka probleme të vogla edhe me të ecur.
Deri në përgjigjen tuaj, ju përshëndes.

RGJIGJE:
Fatkeqësisht, lindjet e komplikuara të fëmijëve shpesh sjellin deri te çrregullimet e ndryshme, në mesin e të cilave janë edhe ato të komunikimit verbal. Në anën tjetër, pamundësia e nyjëtimit të mirëfilltë të rrokjeve përgjatë të folurit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ndërlidhet me çrregullimet në lexim dhe në shkrim. Nuk e di se a keni qenë ndonjëherë te logopedi, por do të ju këshilloja që ta bëni një kontroll logopedik për të saktësuar në mënyrë të plotë gjendjen e djalit tuaj.


Unë jam një vajzë 26 vjeçe. Punoj në Prishtinë dhe kam të mbaruar fakultetin e komunikimit masiv. Ajo që më mundon është se, kohë pas kohe më shfaqen disa probleme në të folur, jo shumë të mëdha, por më shqetësojnë. Për shembull, janë rastet kur unë kam frikë me bashkëbiseduesin ose kur dikush më dëgjon me vëmendje. Kjo më është krijuar qysh kur kam qenë fëmijë i moshës rreth 7 vjeç (siç më thonë), duke folur fillonte të më ndalej fryma, duke më pamundësuar kështu shprehjen e mendimit. Kjo ka ndodhur më së shumti kur kam folur para prindërve.
Edhe sot, ndonjëherë më përsëriten rastet kur më duket që duke folur po mbes pa frymë dhe më humb koncentrimi në atë se çka jam duke folur dhe filloj të kem pengesa. Kjo më pengon edhe të flas në gjuhën angleze që e njoh shumë mirë, por kur flas nuk shprehem mirë, si pasojë e këtij defekti të krijuar. Nuk e di a është defekt logopedik apo kompleks i imi. Mundohem që të bëj ushtrime të aparatit të të folurit për ta përmirësuar këtë.
Të lutem, më tregoni se si mund të shërohem.

RGJIGJE:
Nga letra që e keni dërguar, kuptova se problemi i juaj ka të bëj pikërisht me belbëzimin. “Ndalja e frymës” dhe humbja e përqendrimit përgjatë bisedës janë ndër simptomat që e karakterizojnë këtë çrregullim të të folurit. Këto shfaqen jo vetëm në gjuhën amtare por edhe në ato gjuhë të huaja që i zotërojmë mirë, siç ndodhë edhe përgjatë të folurit tuaj në gjuhën angleze. Përndryshe, ushtrimet e aparatit të të folurit nuk ndikojnë në masë të madhe në zbutjen apo eliminimin e belbëzimit. Janë të domosdoshme ushtrimet tjera logopedike që do të mundësojnë të folurit e rrjedhshëm. Andaj, ju këshilloj që të konsultoheni me logopedin për ta bërë këtë.


E nderuara doktoreshë. Djali im ka 4 vjet e 3 muaj, deri në moshën 4 vjeçe ka folur shumë mirë, por në ditën kur mbushi 4 vjet, patëm një të ftuar që belbëzonte dhe prej asaj dite, djali im asnjë fjalë nuk e flet pa e belbëzuar. Tani kur lexova këshillat tuaja, unë pashë që ka ndikuar shumë negativisht ajo që unë çdo herë ia kam tërhequr vërejtjen në të folur.
Të lutem, më ndihmo si të veproj.
Me respekt, Lulja.

RGJIGJE:
E nderuara Z. Lule.
Fakti se djali i juaj deri në moshën katër vjeçare ka folur rrjedhshëm, ndërsa që nga momenti kur është takuar me një person që belbëzon ka filluar edhe vetë të belbëzoj, nuk më duket edhe aq i pranueshëm. Nëse do të mjaftonte vetëm një takim i personit që fletë rrjedhshëm me atë që belbëzon në shfaqjen e belbëzimit, atëherë gjysma e popullatës së Kosovës do të belbëzonte. Thjeshtë, unë ju preferoj që të shqyrtoni me hollësi se a ka raste të tjera të belbëzimit në familjen tuaj apo në atë të bashkëshortit tuaj. Nëse ka raste të tilla, atëherë mund të flasim për faktorët trashëgues që kanë ndikuar në shfaqjen e belbëzimit tek djali i juaj. Sa i përket kritikave drejtuar të folurit të fëmijës suaj, më vjen mirë që nga këshillat e mija e keni kuptuar se ato janë tejet të dëmshme jo vetëm për të folurit e fëmijës, por edhe për personalitetin e tij në përgjithësi. Nëse keni mundësi, shkoni tek logopedi më i afërt për ta diagnostikuar dhe rehabilituar sa më parë komunikimin e djalit tuaj.


Së pari ju përshëndes. Kishte pak kohë që lexova një shkrim tuajin “Logopedia si shkencë“ dhe shpreha interesim pasi unë vet kam të njëjtën të metë, prandaj lutja që ua drejtoj juve është se, a ka mundësi të më informoni shkurt mbi këtë fenomen (sëmundje). Unë jam nga Tetova, kam 28 vjet, pengesat në të folur më janë paraqitur qysh si fëmijë, 7 vjeç . Filluan prindërit të më dërgonin në spitale të ndryshme qysh atëherë duke shpresuar se do shërohesha, mirëpo gjithmonë ka rezultuar pa sukses. Kam bërë terapi të ndryshme, mirëpo pengesë ishte gjuha maqedone të cilën e fliste specialisti në Shkup dhe m’u desh ta braktisja terapinë, pastaj kam bërë përpjekje që të gjej zgjidhje edhe përmes shikimeve nga ana e teologëve duke shpresuar se do më ndihmonin. Mirëpo, pavarësisht nga përpjekjet e shumta, unë nuk gjeta zgjidhje dhe sot e kësaj dite kam pengesa në të folur, duke i përsëritur fjalët dy-tri herë, duke patur më tepër vështirësi në shqiptimin e shkronjave B, K, R. Ka raste kur emocionalisht jam i qetë, të mos kem shumë pengesa dhe duket se më lehtë i shqiptoj fjalët. Ju lutem, më informoni fillimisht shkurt për atë se si mund ta tejkaloj këtë sëmundje? Sidoqoftë, unë ju falënderoj për shkrimin tuaj dhe eventualisht nëse do shprehnit interesim për të më ndihmuar.

RGJIGJE:
Më vjen keq që qenkeni përballur që në fëmijëri të hershme me seanca të dështuara logopedike për shkak të mosnjohjes së gjuhës së huaj siç është gjuha maqedonase. Lidhur me këtë mund të ju them se rehabilitimi logopedik i fëmijës duhet të zhvillohet vetëm në gjuhën amtare. Mosnjohja e gjuhës së huaj nënkupton dështim të plotë të rehabilitimit logopedik, siç ka ndodhur edhe në rastin tuaj. Belbëzimi, e kam theksuar edhe më parë, mund të tejkalohet vetëm e vetëm përmes seancave logopedike te logopedi. Unë punoj në Prishtinë. Nëse dëshironi të konsultoheni me mua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të ju nënshtroheni diagnostikimit dhe rehabilitimit logopedik, ju lutem më telefononi apo më shkruani në adresën time elektronike. Përndryshe, ju falënderojmë dhe ne që keni besim tek unë dhe stafi i Telegrafit!


Përshëndetje. Jam nga Prishtina, kam probleme me belbëzim herë pas here. Si studente lexoj shumë, jam e zgjuar , por kurrë nuk mundem ta shpreh atë çka e di për shkak të belbëzimit. Doktoreshë, ju kisha lutur, të më tregoni se si të shërohem, çfarë duhet të përdori, a ka ndonjë medikament që do të më kishte ndihmuar? Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit.

RGJIGJE:
Përshëndetje. Fatkeqësisht, nuk ekziston ndonjë medikament për shërimin e belbëzimit. E vetmja mënyrë në drejtim të zbutjes apo eliminimit të plotë të belbëzimit është përmes ushtrimeve logopedike. Pasi qenkeni studente shumë e zgjuar, nuk besoj se do të keni probleme të mëdha gjatë rehabilitimit logopedik. Prandaj, ju lutem konsultohuni me logopedin më të afërt në vendin ku jetoni apo studioni.


E nderuara dr. Ardita. Vajza jonë 4 vjeçare pas lindjes është diagnostikuar me Palatoschisis të shkallës së vogël dhe në moshën 2,5 vjeçe është operuar për mbylljen e kësaj hapjeje. Vajza ka filluar të flasë, por ka probleme të vogla në të folur, sidomos ka vështirësi në shqiptimin e bashkëtingëlloreve siç janë: c, dh, th, dh.
Pyetja ime është se a ekziston mundësia që përmes ushtrimeve tek logopedi të përmirësohet kjo gjendje. Do të jem falënderues nëse më jepni një adresë në Prishtinë se ku mund të drejtohemi.
Përshëndetje.

RGJIGJE:
I nderuar. Palatoschisis apo çarja e qiellzës e pamundëson të folurit e rrjedhshëm në formë të çrregullimit të shqiptimit të disa tingujve apo grupeve të tingujve foljor. Fatkeqësisht shpesh ndodhë që, edhe pas operacionit, të folurit e fëmijës të mbetet ashtu siç ka qenë apo të përmirësohet vetëm në një shkallë të caktuar. Prandaj, në këto raste janë më se të domosdoshme këshillimet me logopedin apo edhe seancat logopedike në drejtim të eliminimit të çrregullimeve të tilla. Nëse keni mundësi, më telefononi, për të caktuar një termin për vajzën tuaj.


Përshëndetje. Djali im tash mbush shtatë vjet dhe tre muaj pas lindjes e kam dërguar te ortopedi në Prishtinë për kontroll të kërdhokullave dhe, më ka thënë se djali do të jetë shkurtabiq. Analizat e gjëndrave tiroide kanë dalë pa ndryshime tash qe i ka shtatë vjet, ka arrit gjatësi afër 1.5 m, përafërsisht. Por, pa i mbushur ende një vjet, djali ka pasur konfuzion i cili është shfaqur 3 herë brenda 24h ku dhe ka qëndruar në spital 3 javë, me pas i kam bërë EEG dhe kontroll te neuropsikiatri. Doktori më ka premtuar se fëmija nuk ka pësuar asnjë defekt mendor, por ajo që karakterizon është i mbyllën shumë në vete, shumë nervoz dhe nuk shoqërohet me fëmijë të tjerë. Sipas këtyre simptomave të lart cekur, a duhet ta dërgoj fëmijën tim tek defektologu?

RGJIGJE:
Nga letra e juaj kuptova se djali juaj edhe pse ka pasur probleme te natyrave te ndryshme, aktualisht nuk ka ndonjë problem në fushën intelektuale dhe atë verbale. Sa i përket mbylljes së fëmijës në vete, nervozizmit dhe refuzimit të shoqërimit me fëmijë të tjerë – këto i takojnë më tepër fushës së psikologjisë, andaj ju rekomandoj që të konsultoheni me ndonjë psikolog të fëmijëve.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:58 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags: , , , , , ,

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci Neuropsikiatër

Ass. dr. Fahri Drevinja, mr.sci
Neuropsikiatër
Tel: 044 502 508


I nderuar doktor, jam 47 vjeç. Viteve të fundit acarohem shumë shpejt për çdo gjë, bëhem temperament, të shumtën ndodh që të emocionohem, më pas filloj të qajë nga emocionet te cilat më vijnë. Para 10 viteve, kam përdorë kundër prozak 20 mg, për 3 vite me radhë, kjo ka ndodh në Amerikë. Kam një fëmijë tre vjeçar.
Ju lutem, më jepni ndonjë propozim ose ndonjë medikament i cili më ndihmon që të mos e shfaqi acarimin, temperamentin, emocionin, por, gëzimin, buzëqeshjen, kënaqësinë.
Ju faleminderit.

RGJIGJE:
I nderuar, duke lexuar letrën tënde, mu kujtua fjala turke …45 vjet. Vërtet, njeriu pas kësaj moshe mund të vërejë një tatëpjete apo jo? Ne psikiatrit, psikologët themi në asnjë mënyrë! Kurrsesi, gjithnjë mosha që jemi tashti, është idealja. Por, megjithatë shprehitë tona, reagimet tona, frenimet mund të ndryshojnë, mund të bëhemi më rigid, më dështak, më të ngadalshëm, d.m.th. mund t’i humbim disa virtyte. Këtë, e para, na e thotë gruaja (‘ti njeri kështu nuk ke qenë.. kontrollo veten..’). Mundohu sa herë që të vjen agresiviteti të paraqitesh me të kundërtën, quhet formacion retikular, por është mjaft vështirë. Djali i vogël e kupton tashmë që babushi ka “rrëshqitur” thonë kroatët, por megjithatë, mos u dorëzo. Sa i përket barnave, nëse vërtet nuk mundesh vet, atëherë prozaiku, prapë të ndihmon. Ndonjë bisedë me psikiatrin nuk do të jetë e tepërt, mund ta planifikosh.


I nderuari doktor fari. Jam nga Sllovenia, gruaja ime qe dy vite vuan nga depresioni. Pikërisht, para dy viteve ndodhi një aksident fatal me humbje jete të një plaku. Gruaja prej asaj kohe nuk është mirë. Neurologu i ka dhënë cymbalta 60mg si dhe zaldiar për dhimbje koke sipas nevojës. Një kohë pastaj ka qenë mirë dhe nuk i ka marrë ilaçet me rregull. Mirëpo, pas disa muajsh, mjeku ia ka rritur dozën cymbalta, për 60mg., por që zaldiarin të mos e përdorë, por ndonjë lekadol për dhembje.
Para disa ditësh, gruaja i ka parë disa policë duke e ndjekur një shofer, e tani ajo po frikohet shumë, po rri mbyllur në dhomë. Psikologu ia ka përshkruar disa qetësues. Gruaja po frikësohet se mos ka ndonjë sëmundje të rëndë në kokë apo diku tjetër.
Të lutem, më kthe pëRGJIGJE.

RGJIGJE:
Gjithçka ka ndodhur pas atij stresi kur e ka parë rastin e aksidentuar, i themi çrregullim nga stresi post traumatik i cili tash mund të ketë evoluar në depresion të vërtetë. Sido që të jetë, mendoj që gruaja juaj, pas tretmanit të filluar psikiatrik do të shërohet. Mos ke frikë që ata nuk e kanë përjashtuar ndonjë sëmundje organike. Edhe pagjakësia mund t’i sjell mjaft kokëçarje si marramendje, frikë, ankth, depresion. Unë i besoj mjekësisë sllovene. Përcillni rekomandimet e psikiatrit të saj. Do të ketë shumë sukses.


Përshëndetje. Doktor, unë nuk di nga te ja filloj, prej 23 marsit 2008, më kam ndodhur një rast që nuk e kam pritur prej një personit…dhe, prej atëherë pata çrregullime të mëdha të zemrës, ngufatje të fytit, djersitje, humbje të kontrollit, marramendje, të vjella të mëdha. Diagnoza ime është: çrregullim i ankthit dhe çrregullime obsesive. Unë nuk mundja t’i përshtatem shoqërisë, sepse ata më nënvlerësonin. Unë u largova nga shoqëria dhe fillova të punoj vetëm për interesat e mia. Fillova praktikën në Bankë, pastaj fillova të merrem me disa trajnime në grupe. Tashti, Doktor Fahri nuk përdori terapi më. Tashti kam filluar të bëhen shumë i fortë emocionalisht, nuk turpërohem, s’kam komplekse (vesvese), po ende nuk mundem të përballem me femra. Vazhdoj të mësoj anglisht, merrem me studime…megjithatë dua një këshillë nga ju.

RGJIGJE:
Ende ke turp nga femrat?! Ti i ke thyer barrierat më të vështira, e ke mundur kompleksin, e ke fituar vetëbesimin, të ka mbetur vetëm edhe kjo, do ta kalosh se nuk bënë; së pari biseda, biseda, me vajza dhe suksesi vjen vetvetiu. Më vjen shumë mirë që ke ec përpara. Letra jote me siguri do t’ju shërbej të tjerëve se vetëbesimi është bazë e ngritjes dhe ecja nëpër pengesa, nëpër histori, të bënë më të fortë. Vazhdo edhe më shumë të mësosh, e ardhmja jote është e sigurt.


I nderuari doktor fari. Jam nga Sllovenia, gruaja ime qe dy vite vuan nga depresioni. Pikërisht, para dy viteve ndodhi nje aksident fatal me humbje jete të një plaku. Gruaja prej asaj kohe nuk është mirë. Neurologu i ka dhënë cymbalta 60mg si dhe zaldiar për dhimbje koke sipas nevojës. Një kohë pastaj ka qenë mirë dhe nuk i ka marrë ilaçet me rregull. Mirëpo, pas disa muajsh, mjeku ia ka rritur dozën cymbalta, për 60mg., por që zaldiarin të mos e përdorë, por ndonjë lekadol për dhembje. Para disa ditësh, gruaja i ka parë disa policë duke e ndjekur një shofer, e tani ajo po frikohet shumë, po rri mbyllur në dhomë. Psikologu ia ka përshkruar disa qetësues. Gruaja po frikësohet se mos ka ndonjë sëmundje të rëndë në kokë apo diku tjetër.
Të lutem, më kthe pëRGJIGJE.

RGJIGJE:
Gjithçka ka ndodhur pas atij stresi kur e ka parë rastin e aksidentuar, i themi çrregullim nga stresi post traumatik i cili tashi mund të ketë evoluar në depresion të vërtetë. Sido që të jetë, mendoj që gruaja juaj, pas tretmanit të filluar psikiatrik do të shërohet. Mos ke frikë që ata nuk e kanë përjashtuar ndonjë sëmundje organike. Edhe pagjakësia mund t’i sjell mjaft kokëçarje si marramendje, frikë, ankth, depresion. Unë i besoj mjekësisë sllovene. Përcillni rekomandimet e psikiatrit të saj. Do të ketë shumë sukses.


Përshëndetje Dr. Fahri. Kam disa probleme shëndetësore edh pse bëj kontrolle mujore. Tash kam bërë ndërrimin e tabletave të cilat quhen Depakinen Chrono 300 mg. Gjatë përdorimit të këtyre hapave, më merr gjumi më shumë, gjithnjë rri sikur në kllapi gjatë ditës. Gjatë menstruacioneve kam gjakderdhje më të madhe se herëve tjera, sytë i kam të ënjtur, kam dhimbje në zorrën e trashë, frymëmarrja më është ngadalësuar, thjesht nuk po mundem të ngopem frymë. Kam gjetur një shkrim në internet ku thotë se ky hap ka shkaktuar tek disa persona edhe vdekje. Tashti, disi ndjehem e çrregulluar edhe më shumë, plus asaj dhimbje që kam pasur më herët, më është shtuar edhe një frikë tjetër. Faleminderit dhe punë të mbarë.

RGJIGJE:
Zonjë ose zonjushë e nderuar, psikiatri ose neurologu juaj ka qenë i kujdesur për indikacionin-zgjedhjen dhe sigurisht ju ka rekomanduar ta përdorni, sepse ka më shumë dobi sesa efekte të padëshiruara. Sa i përket rekomandimit në psikiatri, ky bar i përshkruhet pacientëve për stabilizim të humorit, zbutjes së eksitimeve, zbutjes së manifestimeve acaruese, te çrregullimet bipolare, çrregullimet e personalitetit, etj.
Ju këshilloj t’i ndiqni këshillat e psikiatrit ose neurologut tuaj.


Doktor, vuaj prej atakut të panikut qe 5 vite. Në fillim kam përdorur demetin, oxetin, citalopram, lorazepam, bromazepam, deprezol, mirëpo me rezultate të pakta shëruese. Ka një vit që nuk përdori më asgjë, sepse shërimin e kërkoj nga vetvetja dhe veç kanë filluar rezultatet e mira. Nuk është keq tash gjendja ime, por kam probleme me ndryshimin e kushteve atmosferike: fillon me marramendje, me trullosje dhe gati me alivanosje. Pres përgjigjen dhe ndihmën tuaj, doktor Fahri.
Me respekt.

RGJIGJE:
Zotëri, po e parapëlqej vetëbesimin tënd dhe bindjen pozitive që ke. Vazhdo që të forcohesh edhe më shumë. E ke sfiduar vetveten, ke fituar, të mbetet të kuptuarit, sepse ne nuk mundemi të ndikojmë në kushtet atmosferike. Fillo ta duash natyrën, ndërrimet e motit, në shumicën e herëve na sjellin mrekulli, ato mbajnë ekuilibrin në tokë. Ne jetojmë në saje të këtyre ndryshimeve. Vazhdo ta duash natyrën, atmosferën, erën, shiun, borën, janë vërtet të domosdoshme dhe ankthi dhe paniku juaj edhe me shumë do të largohet. Ju mund të merrni ilaçe, vetëm nëse këto telashe të pengojnë shumë në punë dhe rezultate. Por, unë nga letra juaj po konstatoj se problemin e ke të zgjedhur, duaje atë çka na vjen nga Lartë dhe gjithçka do të rregullohet.
Të përshëndes.


Përshëndetje i nderuari dr. Fahri. Jam 30 vjeç. Para 6 muajve për herë të parë në jetën time kam pirë një cigare me kanabis dhe pas disa minutave jam ndier shumë keq, aq keq as m’u duk se humba totalisht, u ndava me mendjen time deri sa edhe ngjyra e lëkurës m’u zverdh. Të nesërmen jam zgjuar dhe kam shkuar në punë, por shumë i mbushur me mendime. Ndjehesha keq, vizitova mjekun i cili më tha se jam në depresion. Më udhëzoi të marr Citalopram. Në fillim u ndjeva keq, madje kisha edhe mendime për vetëvrasje. Shihja ëndrra të këqija, kisha dhimbje në bark, shtrëngim në zemër dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Pas katër javësh, mjeku më udhëzoi ta ndërprisja citalporamin 20 mg. Tash i kam do simptoma të papëlqyeshme, nganjëherë nuk fle mirë, më del gjumi natën, shpesh kam dhimbje në trup dhe krahët më dhëmbin, ndjej ngushtim në gjoks, therje të muskujve, kur flas me të afërmit ndjej njëfarë trishtimi, s’kam dëshirë të flas shumë me ta në telefon.
Që të mos e zgjas shumë, pres mendimin tuaj.

RGJIGJE:
I nderuar, mos u merakosni, më pëlqen që je penduar thellë pas përdorimit të kanabisit. Përjetimet nga kanabisi vërtet janë të tmerrshme sado që në fillim “zgjedhin brengën” është krejt e kundërta shtojnë brengën. Të ka munduar ndërgjegjja, të janë paraqitur mendime se do të kesh pasoja, se çka do bëhet me ty…! Këto janë obsesione, ankthe, frikë nga sëmundja…janë edhe qortime vetvetes, deri në ide të nënvlerësimit. Megjithatë ka diçka shumë pozitive në këtë përvojë, ajo që nuk do ta përsëritësh kurrë përdorimin e drogës. Dmth të gjitha këto telashe tani janë probleme dhe dilema, pesimizëm për të ardhmen. Mendoj se ke me kaluar mirë, unë mendoj që ende të vazhdosh me antidepresiv, me citalipram. Nëse ai tashmë nuk jep efekte, psikiatri mund të propozon ndonjë tjetër. Edhe ndonjë anksiolitik do të ishte i nevojshëm për një përdorim të kufizuar në kohë.
Të lutem, mundohu dhe bëhu i sigurt se një cigare kanabis nuk të bënë narkoman. Problemet, ndoshta kanë qenë edhe më parë, ndoshta me përdorimin e cigares në një mënyrë edhe ke dashur t’i shmangësh ato. Ndoshta. Megjithatë krejt në fund mendoj që do t’ia dalësh. Mendimet dhe kohën që merresh me “sëmundjen “, mbuloje me aktivitet fizik, lexim, punë, shëtitje. Sukses.


I nderuari Dr Fahri. Unë jam absolvent i shkencave teknike në Prishtinë. Kisha dashtë që të marr së paku një këshillë tuajën në lidhje me disa probleme që po më ndodhin. Unë para 4 viteve kam pasur një depresion diku rreth 10 muaj apo mundem me thënë një vit për shkak të disa problemeve në Fakultet (rënia nga provim, mosarritja e suksesit sa dëshiron, etj.), por gjatë këtyre ditëve mua më shfaqeshin edhe disa probleme që ndoshta edhe kurrë nuk më ka ndodhur. Kur kujtohesha për ndonjë problem me ndonjë shok ose shoqe, e humbsha koncentrimin ose në mbrëmje duke tentuar të fle, më shfaqeshin parafytyrimet thuajse është në dhomë duke bashkëbiseduar më mua. Më dilte gjumi, kisha ankth, nervozë disa ditë me radhë. Mbrëmjeve më shfaqeshin problemet, nuk mundesha me i larguar nga vetja edhepse e dija që nuk është asgjë reale.
Tani jam i qetë dhe nuk po më ndodhin ato probleme, por sidoqoftë dua këshillën tuaj.
Me respekt.

RGJIGJE:
Shpresoj se deri të keni marrë përgjigjen, ehe keni diplomuar. Një profesor i imi i vjetër më kishte thënë: deri ta mbarosh mjekësinë, të gjitha sëmundjet që i lexon do ti gjesh te ti. Unë e provova ashtu ishte, ishin gjysëmbindje, bindje, hezitime, kërkesa për vërtetim të gjendjes. I kalova, dmth nuk kishte sëmundje, por preokupime të kota sa më pengonin. Tashti ty, po të pengojnë të njëjtat. Ato që thua thuajse bisedon me dikë, ndërrime në rrethinën tënde, janë fenomene të derealizimit që vërtet shfaqen, dalin nga preokupimi me ankthin, ëndrrat e këqija, lënë mbrese të këqija, për shkak të çrregullimit të ankthit. Unë mendoj që telashet që i përmend janë reaktive, të gjitha janë të lidhura për mësimin. Atëherë të sugjeroj ta goditësh shkakun, jo pasojën, të mësosh, të diplomosh sa më shpejt dhe gjithçka do të zhduket brenda natës.


Përshëndetje doktor i nderuar dhe shumë i respektuar. Jam një lexuese e rregullt e faqes së telegrafit, me vëmendje i lexova pyetjet që ju kanë parashtruar juve si dhe përgjigjet që ua keni dhënë ju njerëzve me shumë halle. Punë të mbarë në punën tuaj. Dëshiroj edhe unë të ju bëj një pyetje. Burri im qe 5 vjet përdor barin Zyprex 5 mg. Ju kisha lutur se a ka mundësi të ma sqaroni se çfarë përmban ky ilaç, a ka mundësi të krijon varësi. Edhe pse qe 5 vite e përdor këtë terapi, ende është pa diagnozë. Faleminderit për mirëkuptim dhe pres me padurim përgjigjen tuaj.

RGJIGJE:
Zyprexa, është neuroleptik, relativisht i ri, me efekte të mira. Nëse e ka përdorur shoku qe pesë vite, nuk ka ndonjë problem, nëse i bënë mirë, mund ta vazhdoj. Mirëpo duhet të kontrollohet pesha/shton peshë/, të kontrollohet sheqeri në gjak dhe disa enzime si: CK (kreatin kinaza) LDH (laktatdehidrogjenaza etj.). Sa i përket diagnozës, ajo mund të jepet edhe për agjitim, shqetësime të ndryshme, jo vetëm për çrregullim mendor, d.m.th. diagnozë më të rëndë.


I nderuari dr. Drevinja. Jam 21 vjeçar, kam problem me kontrollin e adrenalinës edhe pse shpesh ndikon pozitivisht në punë. I përfundoj punët me shpejtësi mjaft të madhe që njeriu normal nuk mund t’i përfundojë, por nganjëherë më shfaqet në raste kur nuk duhet të shfaqen. Kur është puna për ndonjë vendim të rëndësishëm, psh., intervistë pune ose ndonjë gjë tjetër të rëndësishme, në stomak fillojnë disa ndjenja të çuditshme dhe vazhdojnë me dridhje të trupit, pastaj shtangem dhe nuk mund t’i shprehi ato informacione që i posedoj. Pas kësaj, më kaplon një uri e madhe. Në pamje dukem mjaft vital, ndoshta pak i hollë dhe nganjëherë nuk i kam lëvizjet e koordinuara dhe jo të balancuara. Në trurin tonë janë 5 fusha kryesore: memoria, vëmendja, shpejtësia, fleksibiliteti dhe zgjidhja e problemeve. Këto fusha i kam trajnuar në mënyrë efektive; vetëbesim kam mjaft. Për ide të reja jam mjaft produktiv. Jam tip karizmatik dhe orator, por të shprehem siç dua, nganjëherë nuk mundem për shkak të shtimit të adrenalinës. Doktor, a është ky problem biologjik apo psikologjik? Nëse është problem psikologjik, do të doja të m’i tregoni disa teknika për kontrollin e adrenalinës.
Flm.

PËRGJIGJE:
Djalosh, nuk ke nevojë për brengosje, problemi yt nuk është fare për brengosje, sepse ti po funksionon, je elokuent, inteligjent, ke ndjenja kreative. E ndoshta si personalitet je më temperament, i shpejt, por kongruent me moshën dhe elanin tënd djaloshar. Ajo që të kaplon uria dhe nëse problemet me lëvizjet – koordinimin, i korrespondojnë kësaj urie, të këshilloj për përcjellje të sheqerit në gjak. Dmth nga këtu del pastaj, a të mendojmë për probleme konstitucionale, rrethanore, energji djaloshare, adrenalinë. Sa i përket qendrave të ndryshme në trurin tonë, prodhimi i adrenalinës, është problem mjaft kompleks të cilin e studion neuroshkenca. Krejt në fund, bëni përpjekje që t’i eliminosh faktorët rrethanor- situatat stresuese që të bëjnë të reagosh furishëm.


I nderuar doktor. Jam 47 vjeçar dhe vitet e fundit kam problem me sistemin nervor. Acarohem shumë shpejt dhe për çdo gjë, bëhem temperament, shumicën e rasteve ndodh që edhe të emocionohem, më pas filloj të qaj nga e mocionet. Para 10 viteve kam përdor Prozak 20 mg për 3 vite me radhë. Deri në përgjigjen tuaj, ju përshëndes.
Faleminderit.

PËRGJIGJE:
I nderuar, mundohuni që t’i tejkaloni shkaqet që ju i dini. Ajo çka ka shkuar t’iu shërben të nxirrni mësime dhe ta planifikoni të ardhmen tuaj. Disa nga ngjarjet mund edhe të mos evitohen-harrohen, mirëpo ajo që evitohet duhet evituar. Nëse gjendja ose diagnoza juaj është depresioni, duhet të vazhdoni me antidepresiv, nëse depresioni paraqitet me ankth duhet të përdorni anksiolitik, për një kohë të shkurtër, ju propozoj buspiron 10 mg ose oxazepam 15mg, dy herë në ditë ose vetëm në mbrëmje. Bëni përpjekje që të ndryshoni karshi të gjithëve e më shumë për me të dashurit tuaj. Këtë do ta bëni duke ju përkrahur bashkëshortja juaj, rrethi juaj. Nëse, nuk ec, nuk mundeni, duhet informata shtesë nga terapeuti juaj. Unë mendoj që shumë gjëra do të rregullohen dhe ju ngadalë do të jeni më i kënaqur me gjendjen dhe raportet në rrethin tuaj.
Përshëndetje.


I nderuar Dr. Drevinja. Unë jam 36 vjeçar. Para 10 vitesh për shkak të ngarkesës emocionale, kam pasur shtangim të muskujve, por pas kontrollit te mjeku, më kaloi. Që nga ajo kohë, unë jetoj me barna qetësuese. Kam përdorë disa vite Bensedin 2mg, pastaj bensedim 5mg. Pas 5 viteve me vështirësi të mëdha jam liruar nga kjo varësi e tmerrshme. Jam liruar brenda 3 javësh me një skemë duke e lënë grandualisht. Mirëpo, pas 14 muajve, kam filluar prapë të përdor pak nga pak, Loram dhe Lorazepam 1 mg. Çdo mëngjes, ende pa ngrënë bukë e marr një tabletë 1 mg. Pastaj në mesditë edhe një, deri 3 tableta në ditë Loram ose Lorazepam, 1mg. Muajve të fundit kam filluar të marrë Loram ose Lorazepam 2.5 mg. Shpesh e ndaj përgjysmë këtë pilulë, por nganjëherë e marr të plotë. Unë kam simptoma të agorafobisë dhe një depresion të lehtë, ndoshta. Jam shumë i interesuar të braktis barnat që gjithmonë i mbaj në xhep. Askund nuk shkoj pa to. Të lutem doktor, më trego, si mund të lirohem nga Loram dhe Lorazepami? E di që nuk mund të shkëputem brenda dites. A ka skemë të lirimit nga këto pilula duke zvogluar gradualisht marrjen e tyre. Nuk pi kurrë alkool, as ilaçe tjera. Të falënderoj shumë për këshillat tuaja.

PËRGJIGJE:
I nderuar, vërtet këto që thua janë shenja të vartësisë nga lorazepami, si dhe simptomat e agorafobisë të cilat të mbajnë në ankth që ta kesh në xhep lorazepamin. Të duhet një përgatitje psikologjike të cilën tashmë e ke, duke njohur pasojat e lorazepamit, duke njohur agorafobinë dhe tani duhet sjellë ndryshe, dmth fillojmë me braktisjen dalëngadalë duke vendos barna të tjerë. Pikësëpari, forcim vetjak psikologjik, një dozë e vogël antidepresivi, mund të përdorësh fluoxetin 10 mg, para dite. Sa i përket lorazepamit, nëse ke mundësi, ekziston një anksiolitik i ngjashëm për nga veprimi i cili nuk krijon vartësi, quhet buspiron, 10 mg. Fillo të zvogëlosh sasinë e lorazepamit duke zëvendësuar me 5 ose 10 mg buspiron dhe kështu me radhë disa javë. Të nevojitet përkrahje familjare dhe përkrahja nga terapeuti yt. Mendoj që shpejt do t’ia dalësh.


Përshëndetje doktor. Një person i afërm ka disa mundime. Vuan nga çrregullimi bipolar dhe insomnia. Merr Litium Carbonate si antidepresant dhe për insomni është duke përdorur Lendormin, por në treg nuk po gjendet, ndaj, po përdor një çaj për gjumë dhe nganjëherë merr diazepam, ose zolpidem. Është bërë tolerant ndaj shumë lloje të barnave, ndaj po kërkoj ndihmë nga ju të më sugjeroni ndonjë ilaç me më pak efekte anësore pasi që ka disa komplikime në organizëm dhe që është efektive në hipnozë. Ndihma juaj do të më ndihmonte shumë doktor. Ju faleminderit për mirëkuptim, me respekt.

PËRGJIGJE:
Është problem të them diç më shumë pa e ditur sasinë e litiumit në gjak. Sidoqoftë, barnat të cilat janë duke u referuar e që shkojnë mirë me litiumin janë: olanzapina, diazepami, mirëpo te rasti në fjalë, druaj në përdorim të tepruar të lendorminit, ajo komponenta psikologjike që nuk e gjenë lehtë mashtron se është ndonjë bar i mirë! Sa i përket antidepresivit, këtë mund të vendos vetëm psikiatri i tij i cili vlerëson psikosimptomatologjinë, në shumicën e rasteve nuk jepet për shkak të ndërrimit-kalimit në fazë tjetër, mani ose depresion. Pagjumësia sigurisht është simptomë e rikeqësimit të sëmundjes, prandaj të kontrollohet litiumi gjithsesi, ose edhe duhet bërë diçka rreth terapisë.


I nderuari doktor Fahri. Jam një vajzë 19 vjeçare, studente, me mësime jam shumë e mirë, por kam nevojë për ndihmën tuaj. Qe 4vite jam në lidhje me një djalë. I dashuri im është rrëzuar dhe ka pasur gjakderdhje në kokë, me ndihmën e Allahut gjithçka shkoi shumë mirë dhe tashti ai është mirë. Problemi im është që familja tash më bën pengesë në lidhje me të dashurin tim. Për shkak të prindërve, një kohë jam larguar nga ai, por përsëri jemi bashkë. Kur jam me të, i harroj problemet e familjes. Edhe në lidhjen tonë, nganjëherë kemi disa probleme të cilat i kalojmë, por më bën të lëndohem shumë. Të dashurin tim, shkuarja në fakultet dhe veshja ime, e bëjnë shumë xheloz, etj. Të lutem, më ndihmo!
Geta.

PËRGJIGJE:
Geta, gjithçka hapur, me djaloshin, me xhelozinë e tij, me familjen, peshoni gjërat mirë, jeta është e vështirë, më pastaj e lumtur! Në emocione nuk duhet të përzihet njeri, vetëm se ke kujdes me xhelozinë e djaloshit, nëse ajo duhet korrektuar, bëhu këmbëngulëse.


Përshëndetje Dr. Fahri. Para 9 viteve kam pas një sulm në mes të rrugës dhe një marramendje të fortë  ku kam humb vetëdijen. Pas disa ekzaminimeve të EEG dhe CT së trurit, vlerat kanë dalë mirë pa asnjë problem. Sulmi ka ndodhë vetëm një herë. Por, pas 2 viteve më ka ndodh një frikë. Ankth, marramendje  dhe më vinte një nxehtësi prej këmbëve deri te koka. Një nxehtësi e shpejtë…por, unë mendoja që frika po vjen për shkak se mos po sëmurem si atëherë dhe nuk u paraqita te psikiatri. Ndonjëherë merrja tab. Bedoxin. Përkundër frikës edhe ankthit, thjeshtë e mposhta me mendime se do të më kaloj dhe nganjëherë kur ishte sulmi më i fortë, qaja dhe më kalonte për një kohë nuk kisha sulme dhe kështu frika me vinte, sidomos në vende publike ku kishte shumë njerëz, ankth si me dashtë me ikë prej dikujt…Tani më ka kaluar, por nganjëherë po kam shqetësim dhe një ndjenjë të keqe, ashtu edhe pak frikë se mos po më kthehet sëmundja. Ju lutem, më tregoni se çfarë të përdor dhe çfarë të bëj.

PËRGJEGJE

Para disa ditësh, është mbajtur Konferenca e parë me karakter ndërkombëtar për epilepsinë në Prishtinë,  me ekspert vendor, ekspert nga Shkupi dhe Zagrebi. Kështu që  po ju them atë çka ishte një nga referencat: Nuk ka epilepsi me një sulm të humbjes së vetëdijes. Dmth largoje këtë nga koka nëse mendon ende se je e sëmurë ose do të kthehet etj. Ajo që ju po thoni është pikërisht ankthi, dyshime, pasiguri, frikë nga sëmundja ose më mirë ta them fobi nga sëmundja. Brengën zëvendësoje me sigurinë se nuk ka qenë epilepsi. Së bashku me bedoxin unë të them merr ndonjë qetësues të lehtë, apaurin 2mg 2 herë në ditë, jo gjatë. Më shumë komunikim, angazhime në punë, biseda me të afërmit, shëtitje, hobi dhe ankthi tejkalohet.


Përshëndetje doktor i nderua. E kam bërë CT e kokës dhe vlerat janë në kufij të normales. Mirëpo, e kam të paqartë se çka do të thotë “atrofi e lehtë  e masës kortikale subfrontale që nuk i përgjigjet moshës së pacientit”. Unë jam 16 vjeçar. Ju faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE

Asnjë shqetësim, ti je 16 vjeç, shumë inde si dhe indet e trurit tek ti rriten ende për shumë vite. Atrofi e korës në regjionin nënballor dmth, masa e korës së asaj pjese të trurit, rritja, fryrja nëse më lejohet të them kështu tek rezultati i CT ka dalë më e hollë, dmth  do përmirësohet (sepse ti po rritesh). Kurse, ajo  që nuk i përgjigjet moshës, fare mos të brengos, më tepër është zhargon i interpretuesve të CT-së.


I nderuari Dr. Fahri. Jam 33 vjeçare kam qenë në depresion para 10 viteve dhe më ka zgjat më shumë se 1 vit. Kam përdor terapi, asnjëherë nuk kam

qenë edhe aq mirë, mirëpo u mësova ashtu me jetuar, kam pasur gjithmonë në jetë probleme, dhe më duket vetja shumë e pa fat në jetë. Më është dashur gjithmonë me vepruar kundër dëshirës time, sepse ashtu më kanë ardhur punët. Tani po më duket që jam prapë keq, pas disa problemeve me infeksion urinar dhe me zall në veshke kam urinim të shpeshtë. Kam dëgjuar që shkaktar të jetë edhe depresioni. Nuk kam fuqi, nuk mund të qëndroj në këmbë gjatë sepse më duket që krejt trupi po më dridhet, nuk kam ekuilibër. Nganjëherë kam ankth, natën e shoh ndonjë ëndërr të keqe dhe më pas ndihem shumë keq, lëkura më djeg, të pamurit e kam të mjegullt, temperaturë natën në tërë trupin. Kam një ndjenjë se mos po më ndodh diçka. Përdori Xanax 0.25 mg, gjysmë në mëngjes dhe gjysmë në mbrëmje, mirëpo më duket që nuk po më ndihmojnë edhe aq. Ju lutem, më tregoni se çfarë të bëj që së paku të mund të punoj dhe të kam fuqi dhe dëshirë për një jetë si të tjerët. Ju faleminderit.

PËRGJEGJE

Zonjë, kurrë nuk është vonë, nuk duhet të dorëzoheni. Kam shkruar mjaft për depresionin, së bashku me lexuesit tonë, është një nga brengat më të mëdha që preokupon një numër të madh të personave kudo në botë por edhe tek ne. Është vërtet gjendje e vështirë,  sidomos kur të analizohet jeta juaj e deritanishme me shumë probleme. Unë besoj që do të gjeni forcë ta riktheni gjendjen në favor dhe të jetoni më mirë. Tendenca e çdo shoqërie dhe çdo individi është të punoj në ngritjen e cilësisë dhe ngritjen e standardit të jetesës Ju gjithashtu mos ndaloni së luftuari se do t’ia dilni. Përpos xanaxit duhet të merrni një antidepresiv, sigurisht iu ka preferuar psikiatri juaj.


Përshëndetje doktor, jam 29 vjeçe, jam e martuar qe 5 vjet edhe në muajin e parë të martesës kam mbet shtatzënë, por në javën e 7 kam abortuar. Unë jetoj në Gjermani, kam qenë te mjeku rregullisht, gjithherë më ka thënë se jam mire. Para 4 muajve kam qenë në Kosovë te një mjeke dhe më ka thënë se kam infeksion, cistet me rrezatim i ka përtha.
Mirëpo, tash, prapë kur të kam marrëdhënie me burrin, shpesh mbas menstruacioneve kam djegësi, plus edhe kam problem me qumështin në gji. Kam përdorë dostinex, pa ndonjë ndryshim.
Të lutem, më ndihmo. Dona.

PËRGJIGJE:
Përshëndetje. Nga përshkrimi i e-malit tuaj nuk kuptoj se cila është pyetja juaj. Ju theksoni se keni djegësi pas marrëdhënieve me burrin. Kjo mund të jetë pasojë e çrregullimeve hormonale siç është edhe rasti i sekretit në gji. Ju preferoj t’i drejtoheni gjinekologut tuaj.


Përshëndetje, ju falënderoj për këshillat që jepni në këtë faqe. Unë dhe burri kemi grupin e gjakut të njëjtë 0, unë e kam Rh+ kurse burri Rh-. Kemi një vajzë 15 muajsh dhe gëzon shëndet të plotë, por shqetësimi im është se kam dëgjuar se kur dy bashkëshortët kanë të njëjtin grup gjaku në shtatzëninë e dytë mund të kenë probleme me fëmijën, prandaj doja këshillat tuaja në lidhje me këtë problem.
Ju lutem më ktheni përgjigje sa më shpejt. Faleminderit dhe një herë.
Alida nga Tirana.

PËRGJIGJE:
Ju përshëndes Alida. Konstelacioni i grupit të gjakut që keni ju dhe burri i juaj nuk paraqet kurrfarë problemi as për shtatzëninë e dytë. Zakonisht duhet patur kujdes kur nëna është Rh- që pas lindjes të marrë antitrupa kundër Rh+ eritrociteve (rruzave të kuqe të gjakut) në rastet kur fëmija është Rh+: Në këto raste eritrocitet Rh+ te fëmija gjatë lindjes ose traumave në shtatzëni kalojnë në gjakun e nënës dhe nxisin organizmin të prodhoj antitrupa. Ky senzibilizim i nënës mund të jetë fatal në shtatzëninë e dytë. Meqenëse ju jeni Rh+ nuk keni arsye të shqetësoheni.


Përshëndetje! Jam 26 vjeçe dhe kam probleme me cistet ne vezore. Herë pas here kam dhimbje në anën e majtë, por këto dhimbje i kam gjithmonë kur jam afër ciklit. Jam e fejuar prej 3 vjetësh dhe kam kontakte me të fejuar 2 ose 3 herë në javë. Problemi im është që këta 2 muaj kam patur çrregullim të ciklit menstrual, janë ta pakta dhe me ngjyrë të kaftë dhe zgjasin 3-4 ditë. Menstruacionet i kam pasur shumë fikse, 28 ditë të plota.
Ajo çka më shqetëson mua është të di se a ndikon prania e cisteve në vonesë të ngeljes shtatzëne?
Pres përgjigjen. Ju faleminderit. Anairda.

PËRGJIGJE:

E nderuara Anairda. Paraqitja e herëpashershme e cisteve te femrat e reja (në moshën reproduktive) është gjë normale. Cistet duhet te trajtohen me intervenim operativ (psh Laparoskopi) vetëm nëse nuk tërhiqen vetvetiu për disa muaj, nëse shkaktojnë dhimbje të padurueshme dhe janë të dyshimta në ekzaminimin me ultrazë. Cistet me madhësi më tepër se 5 cm zakonisht nuk tërhiqen vetvetiu dhe duhet të operohen.
Cistat në të shumtën e rasteve nuk pengojnë që një femër të mbetet shtatzënë (edhepse ka raste kur ato prodhojnë hormone, çrregullojnë ciklin menstrual dhe shtatzënia nuk është e mundshme). Nga ana tjetër, nuk preferohet që një femër të mbetet shtatzënë para se të mënjanohet cista me kriteret e lartpërmendura.
Ju preferoj te konsultoheni me gjinekologun e juaj.


Jam një vajzë 24 vjeçare, kam një problem të madh. Më dridhen duart. Zakonisht këtë problem e kam kur kemi mysafirë të rëndësishëm apo edhe kur jam mysafir te ndonjë familje e rëndësishme. Kur ju shërbej atyre mysafirëve me lëngje apo edhe me kafe, më dridhen duart dhe gjendem në një pozitë të palakmueshme dhe shumë shqetësuese. Nuk e di pse me ndodh kjo. Çka më sugjeroni? Valmira.

PERGJIGJE

Valmira, kjo që thua është fobi sociale, kam shkruar disa herë përgjigje të ngjashme. Provo mos të dridhen duart, sepse të gjithë mysafirët janë njerëzit e tu njësoj të rëndësishëm. Asnjeri nuk të vë syrin se a po të dridhen duartë, apo jo. Dridhjen e duarve e sheh vetëm ti, kurse të tjerët nuk të kanë thënë. Provo ta kuptosh që është nga bindja jote e gabuar se nuk do t’ia dalësh, se të shikojnë, se ke tremë, etj. Hiqe vëmendjen, harroje dridhjen e duarve, nëse ke besim në vete nuk do të ndodh më.


Unë jam 23 vjeçare. Qe tri vite kam kokëdhembje, kam përdor disa terapi nga mjekë të njohur. EEG, analizat kanë dalë mirë. Jam bërë nervoze. Unë jam studentë edhe kur po mësoj, po i harroj shumë shpejt mësimet… Unë mirëpres përgjigjen.,
Me respekt, Vjollca!

PËRGJIGJE:

Vjollca, ne themi kur të gjitha analizat janë mirë, imazheria e trurit të ka dal mirë, ti e tëra je mirë. Kokëdhembja jote lidhet me angazhimet në mësime, pastaj sigurisht ka edhe diçka në temperamentin tënd, mund të kesh probleme me mbështetjen në ndonjë aspekt. Studimet, tash kah fundi kërkojnë përpjekje më të mëdha, sigurisht që edhe mësimi tashmë të është bërë ngarkesë. Dmth. mendoj që ke tensionim nervor, angazhim psikologjik dhe fizik, kokëdhembja vjen nga këto. Harresa nuk e besoj që është e vërtet, mendoj që e ke edhe nga rënia e bindjes për aftësitë e tua. Forcë, edhe disa hapa, pas mbarimit të studimeve do të jetë krejt ndryshe, përdor aty këtu ndonjë tab. paracetamol kur ke kokëdhembje.


Vuaj nga hipertensioni arterial. Jam në moshën 41vjeqare, i kamë bërë te gjitha analizat e mundshme të cilat m’i ka preferu mjeku. Të gjitha më kanë dal mirë. Kam ardhur vet në përfundim se hipertensionin e kam në bazë nervore. Si të veproj? Prej natyre jam nervoze, më pengojnë shumë gjana. Kisha pas dëshirë mos me i marrë gjërat kaq me shpirt, por e tillë jam edhe për atë po i vuaj pasojat.

RGJIGJE
Nëse vërtet keni kaluar të gjitha ekzaminimet dhe hipertensioni juaj është cilësuar psikogjen/nga baza psiqike/ dhe atë në bazë të asaj që bëheni nervoze, jeni e ndjeshme, empatike/bashkvuajtëse/, duhet të merrni ndonjë anksiolitik xanax tab 0.25mg, dy herë në ditë, deri katër javë, bashkë me barnat për hipertension, por edhe këshillën e mjekut tuaj.


Jam 35 vjeçe, qe një kohë të gjatë vuaj nga anxio depressvum, mbingarkesë vaskulare dhe psikike. Kohë pas kohe marr diazepam, Kam dhimbe në tërë trupin. Doktor i nderuar, më jep një shpjegim, çka më preferoni?
Faleminderit për pëRGJIGJE tuaj.

RGJIGJE
E kuptoj brengën tuaj, keni marr vetëm anksiolitikun, ndoshta kishte me qenë e nevojshme ta merrni edhe ndonjë antidepresiv /fluoxetin 20mg, në orët e paraditës/, ta rrisni përkrahjen shoqërore, familjare, ushtrimet njohëse e të sjelljes /kognitive-bihejviorale,shiko pyetjet dhe përgjigjet me lartë/ do të liroheni me shpejt nga simptomatologjia anksioze dhe depresive.


Përshëndetje doktor, jam 23 vjeçe. Prej disa muajsh kam mendime negative në kokë. Më duket sikur do vdes, sikur jam sëmurë, sikur po çmendem. Në realitet i kuptoj që të gjitha këto që nuk janë të vërteta, por sapo i mendoj, filloj të kem një ndjenjë frike tëe pashpjegueshme, kam rrahje të forta zemre, dhimbje koke dhe më duket se nga momenti në moment do të më bjerë të fikët. Të gjitha më filluan pas 4 muajve të lidhjes me të dashurën time. Në fillim çdo gjë shkonte mirë, por më pas, më filluan simptomat që përmenda. Është lidhja ime e parë dhe e dua, por kur e mendoja jetën time të lidhur vetëm pas një personi filloja të kisha frike dhe pasiguri, derisa në një moment fillova të kem të rrahura të forta zemre dhe një ndjenjë të fortë frike sikur jeta të mos kishte më asnjë kuptim. Kisha frikë të rrija vetëm dhe frikë se nga momenti në moment do më ndodhte diçka e keqe. Gjumin nuk e bëja shume të rehatshëm dhe nuk mund të përqendrohesha. Nuk kisha më besim në vetvete dhe gjykoja veten për çdo gjë qëe bëja. Fillova t’i them vetes time që janë gjëra kalimtare dhe u ndodhin kujtdo dhe tani jam mirë, por sapo mendoj që këto gjëra mund të më përsëriten, më kap prapë ndjenja e frikës.
Ju lutem, të më thoni se si mund t’i kaloj përfundimisht këto mendime negative dhe këtë ndjenjë frike?

RGJIGJE:
Problematika është tipike për çrregullim të ankthit me elemente obsesive; mendimet e futura në kokën tënde edhe përkundër imponimeve të fuqishme të tyre. Ndërto qëndrueshmërinë tënde dhe mendimeve që të vijnë. Pastaj ankesat tjera janë probleme vegjetative si; rrahje zemre, lodhje, djersitje, kokëdhimbje, dridhje, pagjumësi. Frika se nuk do ti a dalësh, mundet me u mundur me analizën e përvojës, se ti vërtet po ia del, nuk po ndodh e keqja! Nuk po rrëzohesh! Nuk po ndalesh, etj.
Bisedo hapur me të dashurën tënde, kërko mbështetjen e saj, mundeni së bashku të vizitoni psikologun ose psikiatrin. Nga këto ngarkesa shpejt do të liroheni.


I nderuar Doktor Fahri. I dashuri im gjatë luftës ka kaluar një periudhë mjaft të rëndë dhe që nga ajo kohë deri më tani nuk ka pranuar të flas me askënd, përveç meje. I është ngulitur në kokë se vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë. Nëse i dhemb barku, fiksohet se ka diçka të rëndë dhe se do vdes, nëse ka dhimbje koke apo gjetiu , prapë ka frikë se aty ka ndonjë kancer apo diçka. Ka bërë shumë herë analiza dhe i kanë dalur shumë mirë, madje ka bërë edhe CT-në, edhe ajo i ka dalur shumë mirë. Ndonjëherë kam bindje se ai lufton për të nxjerr një sëmundje tek vetja, kam shfletuar shumë nëpër internet, nëpër libra dhe kam hasur në një term Hipocondria. Mund të më flasësh pak më gjatë për këtë, apo edhe a ka ndonjë mënyrë të largohet kjo gjendje? Ju lutem doktor, kërkoj të më përgjigjeni se unë nuk mund t’i dalë në ndihmë. Unë e kam bindur të bëjë një vizitë te neuropsikiatri, por këtë e ka bërë vetëm një herë. Pres me padurim përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
I dashuri juaj ka kaluar nëpër katrahura të tmerrshme, këto janë tash reagime të stresit posttraumatik, ndoshta evaluime anksiozo-depresive. Është mjaft pozitive nëse ai fillon të flas, duhet domosdo të lirohet nga ato përjetime tmerruese. Është pak vështirë, sepse i ringjallen kujtimet, prapë përjeton ndjenja të pakëndshme negative, por është e rëndësishme për ne se mund të shërbej si ventil çlirimi nga tensionimi të cilin e bart. Ka shumë elemente që janë karakteristike të manifestimeve të frikës/fobisë/ nga sëmundjet e ndryshme. Keni pasur të drejt të lexoni hipokondrinë, ndoshta ka elemente, ta shohim në vazhdim.
Hipokondria është bindja, preokupimi, frika se vuan nga ndonjë sëmundje serioze. Nuk bindet nga rapotet e mjekut për pasqyrim të gjendjes së mirë shëndetësore. Pacientët kanë të dobësuar “autoskopinë” shikimin kah vetvetja-trupi i tyre. Prek moshat 20-30 vjet, sjellë mjaft kokëçarje në funkcionimin e tyre. Simptomat që paraqiten nuk janë karakteristike për ndonjë sëmundje.
Trajtimi ose përmirësimi rritet duke vazhduar të bindet për mosekzistimin e sëmundjes me rezultate të mosgjetjes së sëmundjes nga ana e mjekut. Është e dobishme terapia njohëse e sjelljes /kognitive-bihejviorale/ në grup. Duhet të trajtohen çrregullimet eventuale bashkë ekzistuese ankthi, depresioni, çrregullimi opsesiv kompulsiv, konverzioni etj.


Doktor, ka 6 muaj që abuzoj me medikamente kundër dhembjes, si: metadon, kodeinë, tramadol, morfinë, etj. Mirëpo kam vendosur t’i lë të gjitha, përnjëherë. Pyetja ime është se çfarë simptoma të abstinencës kam me përjetuar? Për sa kohë do të zgjasin ato? Dhe çfarë barna mundem me marrë për me më ndihmuar me tejkaluar sa më lehtë abstinencën? Përzemërsisht, Anonimi.

PËRGJIGJE:
Anonim, vendosmërinë tuaj për lënien e përdorimit/abuzimit/ të substancave në fjalë e përshëndes. Mirëpo, lënien do ta bëni sipas udhëzimeve të mjekut tuaj. Do ta ulni dozën në mënyrë të ngadalshme. Sepse ndërprerja e menjëhershme e çdo njërës nga këto substanca sjell simptome të rënda të abstinencës të cilat janë edhe të rrezikshme. Për sa kohë zgjasin ato? Varet nga sasia, kohëzgjatja-toleranca që kanë krijuar tek ti, lloji i substancës që e keni marrë (abuzuar). Prandaj, shumë kujdes, nëse liroheni nga këto duke ulur dozën, fenomenet e abstinencës do të jenë më të përballueshme. Ndiqni këshillën e mjekut tuaj.


Përshëndetje, unë jam 23 vjeç. Prej disa muajsh kam mendime negative në kokë. Më duket sikur do vdes, sikur jam sëmurë, sikur po çmendem. Në realitet i kuptoj që të gjitha këto, nuk janë të vërteta, por sapo i mendoj, filloj të kem një ndjenjë frike të pashpjegueshme. Kam rrahje të forta zemre, dhimbje koke dhe më duket se nga momenti në moment do të më bjerë të fikët. Të gjitha më filluan pas 4 muajve të lidhjes me të dashurën time. Në fillim çdo gjë shkonte mirë, por më pas më filluan simptomat që përmenda. Është lidhja ime e parë dhe e dua, por kur e mendoja jetën time të lidhur vetëm pas një personi, filloja të kisha frike dhe pasiguri, derisa në një moment fillova të kem të rrahura të forta zemre dhe një ndjenjë të fortë frike sikur jeta të mos kishte më asnjë kuptim. Kisha frikë të rrija vetëm dhe frikë se nga momenti në moment do më ndodhte diçka e keqe. Gjumin nuk e bëja shumë të rehatshëm dhe nuk mund të përqendrohesha. Nuk kisha më besim në vetvete dhe gjykoja veten për çdo gjë që bëja. Fillova t’i them vetes time që janë gjëra kalimtare dhe u ndodhin kujtdo dhe tani jam mirë, por sapo mendoj që këto gjëra mund të më përsëriten, më kap prapë ndjenja e frikës.

Ju lutem, të më thoni se si mund ta kaloj përfundimisht këto mendime negative dhe këtë ndjenjë frike.

PËRGJIGJE:

Problematika është tipike për çrregullim të ankthit me elemente obsesive; mendimet e futura në kokën tënde edhe përkundër imponimeve të fuqishme të tyre. Ndërto qëndrueshmërinë tënde në pakuptishmërinë e atyre ideve dhe mendimeve që të vijnë. Pastaj ankesat tjera janë probleme vegjetative, si, rrahje zemre, lodhje, djersitje, kokëdhimbje, dridhje, pagjumësi. Frika se nuk do t’ia dalësh! Mundet me u mundur me  analizën e përvojës, se ti vërtet po ia del, nuk po ndodh e keqja, nuk po rrëzohesh, nuk po ndalesh, etj.

Bisedo hapur me të dashurën tënde, kërko mbështetjen e saj, mundeni së bashku me vizituar psikologun ose psikiatrin. Nga këto ngarkesa shpejt do të liroheni.


Përshëndetje dr.Fahri. Jam një vajzë 25 vjeç, kam të gjitha kushtet për një jetë shumë të mirë, por kam një problem që nuk po mundem t’i gjej zgjidhje. Ka një vit që ndij një lloj pasigurie, sidomos nëse gjendem në një vend me shumë njerëz e zhurmë, assesi nuk mundem të rri. Më kaplon një mundim, më merren mendtë, më dhemb koka, më dridhet i tërë trupi. Kam provuar të dalë edhe pa dashjen time nëpër vende me zhurmë e me shumë njerëz, por secilën herë më keq. Më është krijuar në kokë një lloj trishtimi…më shumë rri në shtëpi vetëm…
Të lutem doktor, më ndihmo?

PËRGJIGJE:
E nderuar, shumë mirë që ke bërë përpjekje ta kalosh vet, unë të them mos ndalo që të mundësh ankthin, frikën, fobinë sociale. Nga përpjekjet tuaja nxirr ndonjë pervojë, unë besoj që në përpjekjet tuaja ke pas edhe beteja të fituara. Dmth, rrite numrin e këtyre përpjekjeve. Nëse vërtet nuk ke energji, kërko të të ndihmojë ndonjë shoqe, shok. Nëse edhe kjo nuk bënë punë, atëherë përdor antidepresivin seroxat tab 20 mg, gjysmën e tab. në mëngjes. Nga kjo terapi rezultati pritet ngadalë. Gjithsesi ilaçin edhe përpjekjet bashkë.

Jam 44 vjeçe, tash bëhen 20 vjet që ka filluar maramendja. Kur kam qenë shtatzënë me djalin e madh ka filluar marramendja. Kam përdorur shumë qetësues. Kam shkuar te mjeku shumë herë, por që nga 2009 nuk kam qenë mw, sepse isha nw depresion. Barnat që kam përdorë janë: citalopram 2o mg , rispiridonin, xanax. E mendoja vdekjen. Tash jam pak më mirë, po nuk po mundem as të lexoj mjaft, sepse me vjen nervoza, më dhëmbin sytë, në kompjuter kam siklet, nuk mundem me shikua në një vend, sepse më merren mendtë. Tashti më rrallë kam marramendje, por frikohem nw çdo moment mos më ndodhë ndonjë e papritur. Zakonisht marr lexium, citalopramin.
Ju faleminderit për durimin, doktor. Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Zonjë, nga letra juaj po mendoj që vërtet keni probleme, por po më duket që trajtimin nuk e keni quar si të ka porositur mjeku. Ilaçet e lartshënuara është dashur të përdoren me rregull, ne i themi një dozë mbajtëse duhet përdorur edhe kur jeni më së miri.
Sigurisht që keni përjashtuar problemet me spondilozën, me ndonjë pezmatim të mbetur të veshit, për shkak të marramendjes? Përndryshe ankesat tuaja janë të depresionit, depresion i cili duhet trajtuar, nuk është i pashëruar.
Të lutem mos e humb besimin. Tek unë mundeni me ardhur çdo të enjte me udhëzim, në klinikën e psikiatrisë.


Ka kohë që vuaj nga depresioni. Jam e martuar dhe sërish më është kthyer depresioni, apo ankthi, nuk ndjehem mirë, kam shtrëngim të muskujve të trupit, më së shumti të krahëve. Zakonisht natën ma nxjerrin gjumin shtrëngimet, ëndrrat e trishtuara. Jam pa shpresë për jetë, nuk po mundem me u adaptuar në familje. Jam duke përdorë nga një gjysmë Rivotril në mbrëmje edhe në mëngjes, mirëpo herë-herë jam shumë keq, kam plogështi, kam ra në peshë për 6 kg për këta muaj sa jam martuar, mirëpo shqetësimin që e kam është se nuk po kam guxim të mbetem shtatzënë.

Shpresoj se do të marr pëRGJIGJE nga ju doktor.

 

PËRGJIGJE:  

Zonje e nderuar, nuk janë shterur të gjitha mundësitë. Nga letra juaj po konstatoj vërtet  një sindromatologji të përzier, depresion dhe ankth. Pastaj probleme shoqërore, siç janë adaptimi juaj në  rrethanat e tanishme. Është mirë të bisedoni hapur me bashkëshortin, do të ishte mirë të bë

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:56 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags: , , , , , ,

Sheqeri helmues sikurse duhani

Çdo vit në botë vdesin rreth 35 milionë njerëz nga pasojat e përdorimit të tepërt të sheqerit, i cili plotësisht mund të çrregullojë punën e metabolizmit, të hormoneve dhe të mëlçisë, tërheqin vëmendjen profesionistët.

Edhe pse sasia e vogël e sheqerit nuk paraqet problem, sasitë më të mëdha të përdorimit të çdo ditshëm të këtij “helmi” të ëmbël mbysin, ndërsa brenda vitit vdesin 35 milionë njerëz në gjithë botën, tregojnë shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë. Në shkrimin “E vërteta toksike për sheqerin”, alarmojnë se shitja dhe përdorimi i sheqerit duhet të rregullohen me ligje dhe me vërejtje të posaçme, në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i përditshëm, shkruan në një të përditshme angleze. Dëshmohet se lëngjet e sheqerosura dhe ushqimi i ëmbël janë përgjegjëse për sëmundje, siç është trashësia, karcinoma, problemet me mëlçinë dhe me sëmundjet e zemrës.

Sheqeri, jo vetëm që i trash njerëzit, veçse në përgjithësi e çrregullon metabolizmin, “i nxjerr” hormonet nga ekuilibri, e rrit tensionin e gjakut dhe e dëmton mëlçinë. Efekt të njëjtë në trup ka edhe alkooli. Profesionistët propozojnë tatim më të madh mbi ushqimin dhe mbi pijet të pasura me sheqer (siç janë lëngjet e gazuara), kufizimin e blerjes nga të rinjtë nën moshën 17 ose 18 vjeç.

Sheqeri është njësoj si alkooli dhe duhani, keqpërdoret lehtë dhe është i dëmshëm për shoqërinë – thotë autori i hulumtimit dhe eksperti për trashësi, Robert Lustig. Njerëzit me kohë do të mësohen të zgjedhin prodhime më pak të rrezikshme. Sot ka më shumë njerëz me peshë të tepruar sesa me peshë normale, si pasojë e sëmundjeve të kohës. Edhe pse shkencëtarët nuk propozojnë ndalimin e shitjes dhe të blerjes së sheqerit, kërkojnë përgjegjësi më të madhe të prodhuesve si dhe informim më të mirë të njerëzve lidhur me ndikimin e sheqerit. Kjo është për të mirën e shëndetit të njerëzimit.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:55 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags:

Fëmijët që gjithnjë ankohen dhe fajësojnë të tjerët

Disa prindër janë në hall të madh me ndonjë fëmijë të vetin dhe nuk dinë si të veprojnë. Fjala është për ata fëmijë të vegjël që orë e çast ankohen dhe i fajësojnë motrat e vëllezërit te prindërit, madje shpesh për kot gjë ose për diçka të vogël e fare pa rëndësi.

Motrat e vëllezërit janë ditë e natë së bashku dhe natyrisht në lojë e sipër nganjëherë edhe ngucen e zihen, por në disa familje gjendet ndonjë vëlla a motër e vogël që ankohet e i fajësojnë shpesh vëllezërit a motrat. P.sh. kur prindërit nuk janë në shtëpi gjatë ditës e kthehen pas pune, paditësi i vogël, fjala e parë që u thotë prindërve, është ankimi për vëllanë a motrën e vet kinse e kanë rrahur, ose u kallëzon menjëherë prindërve se e motra e ka thyer gotën, ose ka ngrënë nga ëmbëlsirat që ka pasë përgatitur e ëma për mysafirët që do t’i vijnë për vizitë, ose p.sh. e motra i ka folur këtë ose atë fjalë të pahijshme, ose ka bërë pa leje këtë ose atë punë, etj.

Ka edhe raste kur paditësi i vogël, poqese mundet në lojë nga e motra ose i vëllai, hidhërohet, i vjen zor për këtë dhe pa një pa dy ia plas vajit dhe ashtu me lot në sy shkon e u ankohet prindërve (më tepër nënës) kinse ata ia kanë bërë me hile në lojë, ose trillon e shpif diçka dhe e padit vëllanë ose motrën për kot gjë a për ndonjë gabim a faj të vogël e pa rëndësi që ata mund të kenë bërë në mungesë të prindërve. Fëmijës së tillë i është bërë pothuajse ves që të ankohet e të padisë gjithnjë të motrën a të vëllanë, duke kërkuar prej prindërve që të hakmerren.

Një qaraman i tillë në të njëjtën mënyrë vepron edhe jashtë familjes, me fëmijët e rrugës, lagjes a banesës me të cilët ai takohet e shoqërohet përherë në lojë. Atij i vjen rëndë dhe inat kur shokët e mundin në lojë, dhe prej zilisë, mbasi s’ka ç’t’iu bëjë tjetër, vjen e u ankohet prindërve të vet, duke i paditur shokët kinse ata e kanë përqeshur a tallur e sharë, ose ia kanë sharë prindërit.

 

Aq më keq është edhe kur prindërit e tij, sidomos nënat, i marrin kallëp si të vërteta ankesat e paditë e pavend të fëmijës së tyre, u besojnë thënieve të tij pa i vërtetuar mirë. Madje qëllon nganjëherë që ndonjë prind gjaknxehtë, kur e sheh fëmijën e vet duke qarë, ashtu i zemëruar, ngutet dhe i mëshon fëmijës së huaj pa e hetuar e vërtetuar mirë si qëndron e vërteta dhe pa marrë parasysh se fundi i fundit ata janë fëmijë dhe aty për aty ngucen e hidhërohen me njëri-tjetrin dhe aty për aty prapë rregullohen e pajtohen, si të mos kish ndodhur kurrgjë e keqe ndërmjet tyre. Madje ka edhe raste më drastike kur prindërit e të dy palëve, me të cilët më parë kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, për arsye të grindjes së fëmijëve, prishen keq ndër veti dhe qëllon të mos flasin me njëri-tjetrin me javë e me muaj, por edhe me vite.

Prandaj prindërit gabojnë shumë kur përzihen në grindjet e fëmijëve, duke i dalë zot të vetit, e duke e qortuar a rrahur fëmijën e huaj, i cili shpesh është edhe fare i pafajshëm. Faji kryesor për këtë bie në rend të parë mbi prindërit e fëmijës qaraman, mbasi ata nuk e njohin mirë fëmijën e vet, ose e kanë atë për hasret, e përkëdhelin së tepërmi, e ruajnë, i dalin Zotit dhe e favorizojnë përtej masës, në vend që ta mësojnë të sillet njerëzisht si me motrat e vëllezërit ashtu edhe me shoqet e shokët jashtë shtëpisë, të mos i fyejë, t’i zgjidhë vetë mosmarrëveshjet që mund të ketë me ta dhe të mos kërkojë të jetë gjithmonë i privilegjuar në lojë prej të tjerëve. Kështu prindi (më tepër nëna), duke mos e njohur mirë qaramanin e vet, i cili orë e çast ankohet e i fajësojnë të tjerët për çdo gjë, e duke mos marrë me kohë masa për pengimin e luftimin e atij vesi, lejojnë që ai fëmijë të shkojë rrugës së gabueshme e të edukohet keq.

Fëmijëve të tillë, të cilët përherë janë mësuar dhe u është bërë shprehi e keqe të ankohen e të fajësojnë vëllezërit, motrat ose shokët e shoqet e tyre dhe gjithmonë përpiqen që me lot në sy të gjejnë me zor gabime e faje te të tjerët, dita-ditës vijnë duke iu shtuar veset e duke u bërë kështu edhe më gënjeshtarë, më kryeneçë, më tekanjozë. Të gjitha këto ndikojnë edhe në formimin e karakterit, të mospavarësisë e të paaftësisë për orientim të fëmijës së tillë në shoqëri në jetën e ardhshme.

Madje është rrezik se, nëse prindërit nuk marrin masa me kohë për t’ia luftuar fëmijës këtë ves të fajësisë së të tjerëve vend e pa vend, më vonë, kur të rritet, kjo mund t’i kthehet në shpifje, ves ky që është cilësi e njerëzve me karakter të dobët.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:53 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags:

Meshkujt me të cilët nuk do të duhej të martoheshin femrat

Para martesës, duhet të njiheni së paku një vit, ndërsa duhet shmangur “djali i mamasë”, ata që nuk dinë të përdorin paratë, ata që janë të papërshtatshëm ndaj të tjerëve dhe që nuk kanë shokë.

Femrat, sikurse edhe meshkujt, shpesh dashurohen “pa mend”, ndërsa pasi të kalojë faza fillestare e kimisë së fortë, fillon të menduarit racional lidhur me lidhjen, thotë psikologu australiani, Pat Connor. Ai mban kurset paramartesore për çifte si dhe është autor i librit “Me kë nuk duhet të martohesh”. Po kështu, u mban ligjërata vajzave të shkollave të mesme dhe studenteve lidhur me zgjedhjen e drejtë të partnerit për tërë jetën. Ai vetë nuk beson se në botë ekzistojnë shpirtra të ngjashëm, veçse njerëz të cilët janë të gatshëm që t’i obligohen njëri-tjetrit. Connor propozon periudhën në zgjatje së paku prej një viti, e cila u nevojitet njerëzve në mënyrë që të njihen mirë dhe të kenë kuptuar a janë për njëri-tjetrin.

Djemtë me të cilët nuk duhet të martoheni

Me “Djemtë e mamit”
Djem të cilët nuk janë në gjendje të vendosin vetë për diçka, më shumë bisedojnë me nënën e tyre sesa me partneren dhe presin që gruaja të përkujdeset për të në mënyrë të njëjtë, sikurse nëna e tyre.

Meshkujt që nuk dinë t’i përdorin paratë
Jo vetëm ata që kanë rrogë të vogël, por edhe që nuk dinë t’i rendisin prioritetet, ky tip i meshkujve është ngarkesë e tepërt për martesë, kjo lidhje mund të pëlcasë shumë lehtë për shkak të grindjeve financiare, thotë Connor.

Meshkujt që nuk kanë miq
Connor thotë se nuk është i rëndësishëm numri i miqve, por nëse nuk ka asnjë shok, atëherë shpesh kjo është tregues i karakterit të tij vetjak dhe të çuditshëm, gjë e cila nuk është e dëshirueshme në martesë.

Meshkujt që ju nënçmojnë në publik
Nuk është e rëndësishme arsyeja ose sjellja, veçse ndjenja e fyerjes dhe e përçmimit. Kjo tregon se ai mashkull nuk ka vetëkontroll, për të është e rëndësishme shfryrja e zemërimit. Ky tip i mashkullit gjithherë dëshiron të dominojë, pra edhe në martesë.

Meshkujt që janë të paedukuar ndaj të tjerëve
Qoftë fjala për kamerierin, rojtarin e vendparkimit ose për arkëtarin, sjellja e paedukuar e shpreh karakterin e vërtetë të mashkullit, të cilin e fsheh nga gruaja, porse me kohë patjetër do të dalë në sipërfaqe.

Meshkujt të cilët nuk mund të bëjnë shaka në llogari të veten
Sjellja e tillë zbulon pasigurinë dhe komplekset, ky tip nuk është bazë e mirë për marrëdhënie të suksesshme. Po kështu, thotë Connor, tipi i këtillë është shumë kritikues ndaj të tjerëve, ndërsa fare pak ndaj vetvetes.

Meshkujt të cilët asnjëherë nuk kundërshtojnë
Nëse keni mashkullin i cili e miraton çdo veprim tuajin, kjo mund të jetë mirë në fillim, por shumë shpejt do t’ju mërzitet. Sepse te ky tip zbulohet karakteri maniak, me pengesa në martesë, ndërsa partnerët do të duhej ta korrigjonin e ta udhëzonin njëri-tjetrin. Nëse keni mashkullin i cili e miraton çdo veprim tuajin, kjo mund të jetë mirë në fillim, por shumë shpejt do t’ju mërzitet …

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:52 pm

Categories: Jeta   Tags:

Mungesa e enzimës rrit rrezikun për skizofreni

Neurologët nga Instituti Mjekësor Johns Hopkins kanë zbuluar se mungesa e një enzime te minjtë, e cila i kontribuon sëmundjes Alzheimer, shfaq një numër të madh sjelljesh të ngjashme me skizofreninë.

Burimi: Johns Hopkins Medical Institutions

Ky zbulim e shton mundësinë se kjo enzimë mund të participojë në zhvillimin e skizofrenisë dhe çrregullimeve tjera psikiatrike te njerëzit dhe në këtë mënyrë mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja.

Enzima BACE1, proteinë prekursore amiloide për pozitën beta, gjeneron proteinat amiloide të cilat çojnë në paraqitjen e sëmundjes Alzheimer. Shkencëtarët kohë më parë kanë menduar se nëse largohet BACE1 mund të parandalohet sëmundja Alzheimer.

“E kemi ditur që moti se si shtesë e proteinës prekursore amiloide, BACE1 ndërvepron me proteinat tjera, mirëpo nuk e kemi ditur se si këto ndërveprime mund të ndikojnë te sjellja”, ka thënë Alena Savonenko asistente e neuropatologjisë në Institutin Hopkins.

Nga studimet e realizuara te minjtë, grupi studiues ka vërtetuar se minjtë me mungesë të BACE1 zhvillojnë shumë veçori të ngjashme me skizofreninë, ndërsa disa prej tyre kanë arritur përmirësim pas trajtimit me barna antipsikotike, siç është clozapine.

Meqenëse skizofrenia është një çrregullim i shkaktuar nga shumë faktorë, ky grup studiues shpjegon se BACE1 mund të kontribuojë në rritjen e rrezikut nga skizofrenia te disa pacientë, ndërsa për studime të mëtutjeshme miu- BACE1 do të përdoret si model për të kuptuar kontributin molekular te sëmundja.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:50 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags: , , ,

Enzima që zvogëlon apetitin dhe ndihmon humbjen në peshë

Një grup studiuesish nga Qendra Mjekësore e Universitetit Duke, kanë arritur që ta zvogëlojnë apetitin dhe të nxisin humbjen në peshë me anë të bllokimit të një enzime të trurit të miut, CaMKK2.

Burimi: Duke University Medical Center

“Besojmë se kemi zbuluar një shënjestër të mirë për zhvillimin e barnave të cilat në mënyrë të fuqishme do të kishin ndikim të trefishtë metabolik: kontrollimin e apetitit, humbjen në peshë dhe menaxhimin e sheqerit në gjak”, ka thënë udhëheqësi i studimit Tony Means, profesor dhe shef i katedrës së Farmakologjisë dhe Biologjisë së Kancerit.

Për shumë vite shkencëtarët kanë identifikuar dhe testuar secilin hap të stimulimit të apetitit dhe rrugët me të cilat është ndërprerë ky stimulim, me qëllim që të gjejnë një shënjestër për të sulmuar. Të gjitha këto studime kanë pasur për qëllim të gjejnë mënyrën se si njerëzit ta kontrollojnë më mirë peshën trupore dhe ta minimizojnë rrezikun për zhvillimin e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe gjendjeve të tjera shëndetësore.

Aktivizimi i enzimës, CaMKK2, është vetëm një hap në rrugën stimuluese të apetitit, e cila është e vendosur në hipotalamus. Barku i zbrazët, nxit lirimin e hormonit ghrelin, i cili shkakton një numër të madh sinjalesh të cilat në fund rezultojnë me rritjen e apetitit. Autorët e studimit besojnë se CaMKK2 në rrugën e tajimit të hormonit gherlin, mund të jetë një “kandidat” i cili duhet studiuar, meqenëse e aktivizon AMPK, enzimë e cila i stimulon shtazët të hanë dhe të fitojnë në peshë.

Ata e kanë testuar teorinë e tyre në shumë mënyra. Në fillim ata e kanë bllokuar CaMKK2 te miu, me një molekulë të veçantë inhibitore dhe pastaj e kanë matur marrjen e ushqimit. Këto minj kishin ngrënë shumë më pak ushqim në krahasim me minjtë të cilët nuk ishin trajtuar, dhe po ashtu kishin humbur në peshë, gjë që i kishte shtyrë shkencëtarët të mendojnë se janë pranë një zbulimi të ri.

Pastaj ata kanë studiuar një numër minjsh të cilët nuk prodhojnë CaMKK2 dhe kanë zbuluar se molekula inhibitore nuk ndryshoi asgjë në marrjen e ushqimit ose zvogëlimin në peshe. Fakti që bllokimi i CaMKK2 kishte pasur sukses te minjtë të cilët e prodhojnë këtë enzimë, ndërsa nuk kishte pasur asnjë ndikim te minjtë ku mungon enzima, jep të dhëna që sinjalizimi nga CaMKK2 është një kërkesë e domosdoshme për kontrollimin e apetitit.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:49 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags: , , ,

Sfido dhunën!

Askush nuk e di se sa është numri i femrave të keqtrajtuara, të cilat janë viktima të poshtërimeve, sharjeve, dhunës dhe abuzimeve brenda mureve të shtëpisë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private.

E keqja është se pjesa më e madhe e tyre heshtin dhe nuk i denoncojnë bashkëshortët. Bëhet fjalë për një situate të dhunshme familjare, në të cilat fëmijët janë prezentë. Pra është e vështirë për një grua, e cila pasi është larguar nga shtëpia, të rikthehet përsëri në krahët e keqbërësit të saj. Ajo duhet të kuptojë se nuk është fat të jesh viktimë e meshkujve, të cilët nuk kanë asnjë të drejtë të ushtrojnë dhunë. Dhe kur një femër e kupton, fillon të ndjejë nevojën dhe dëshirën për të filluar një jetë të re. Po meshkujt, ç’të bëjnë? Askush nuk merret me ”të këqijtë” që duan të ndryshojnë. Por gjithnjë nuk do hiqet pyetja “Pse meshkujt janë të dhunshëm?” Përgjigja është e thjeshtë: Për shekuj me radhë mashkulli ka pasur fuqi absolute mbi femrën. Është e vështirë të fshihet kjo kulturë!

Gratë dhe vajzat rezultojnë se janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ka gra të cilat dhunohen dhe nuk tregojnë, mendojnë se ky është fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Por ka dhe nga ato të cilat e denoncojnë dhunën. Nuk lejojnë që të cenohet e drejta e tyre, madje edhe “ekzistencën“ e tyre. Kjo ndodh kryesisht me gratë të cilat kanë një farë arsimimi, kanë një mbështetje, ndërsa në periferi, në zonat rurale janë të pakta vajzat apo gratë që bëjnë një gjë të tillë për të mos thënë fare. Sipas tyre kjo sakrificë bëhet për hir të fëmijëve, për të mos shkatërruar familje, por ato nuk mendojnë apo më saktë nuk duan të çojnë nëpër mend që edhe fëmijët e tyre të dhunshëm do të rriten përderisa jetojnë në të tilla kushte. Ato edukohen, rriten në një familje ku herë pas here përdoret dhunë. Dhuna në familje është një nga format e krimeve më pak të raportuara dhe zakonisht konsiderohet si një çështje private.

Format e dhunës në familje

Dhuna fizike, e cila fillon nga format më të lehta të saj për të arritur deri në ato më ekstremet. Përgjithësisht kjo formë e dhunës takohet te gratë pas disa vitesh martesë (2-3 vjet). Por nuk duhet përjashtuar këtu edhe dhunën që fillon më herët se kaq. Dhuna fizike përfshin: goditje, gërvishtje, mbylljen në shtëpi, goditje me sende të forta, kërcënim me thikë apo me armë të tjera, tentativë për vrasje e deri në formën më të rëndë vrasjen. Kemi dëgjuar shpesh në media “burri vret gruan për shkaqe xhelozie”, më e rëndësishmja është se mënyrat e vrasjes janë nga më mizoret, me sëpatë, me thikë, etj. Forma të dhunës fizike janë edhe përpjekjet për të kontrolluar e monitoruar lëvizjet e gruas. Gratë që dyshohet se nuk janë “korrekte” në marrëdhëniet bashkëshortore shpesh bëhen viktima të formave ekstreme të dhunës fizike.

Dhuna psikologjike përfshin talljet, kërcënimet, ndjekjen nga pas, mohimin e hapësirës për të marrë vendime, ndalimin për të dalë me shoqërinë madje edhe vetëm, kritikën e vazhdueshme ndaj kulturës, sharjet në shtëpi dhe në publik, ngarkimin me faj për çdo gjë që shkon keq, kontrollin ndaj veshjes dhe gardërobës. Kjo formë e dhunës është e hasur pothuajse në të gjitha familjet. Ndalimi për të dalë me shoqërinë, për të shkuar në punë është një nga arsyet e përdorimit më të shpeshtë të kësaj forme dhune. Sipas mendimit të shumicës së burrave gratë janë të destinuara për të qëndruar në shtëpi, të jenë amvisa të mira dhe të merren me rritjen e fëmijëve.

Dhuna seksuale përfshin marrëdhënie seksuale me forcë, trajtimin e partneres si objekt seksual, detyrimin për te realizuar marrëdhënie në forma të padëshiruara dhe të papranueshme për partneren. Në vendin tonë denoncimi i kësaj dhune është i vogël.

Përse përdorin dhunë meshkujt?
Shumë akte të dhunës nga ana e meshkujve janë një shenjë e dobësisë, pasigurisë dhe mungesës së vlerësimit për veten, të kombinuara me një kapacitet për dominim verbal ose fizik dhe një ndjenjë se ata duhet të jenë superiorë dhe të kontrollojnë gjithçka.

Gra, sfidoni ato burra që përdorin dhunën!

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:49 pm

Categories: Jeta   Tags:

Dr. Sci. Naser Salihu


Dr. Sci. Naser Salihu
Oftalmolog
Tel. 044 177 801


Përshëndetje i nderuari Dr. Naser. Jam 30 vjeçare dhe kam problem me syrin e djathtë. Kam dioptrinë + 4, +1,5, Achse 105°. Diagnoza ime është Amblyopia. Në moshën 12 vjeçare jam bërë operacion për trajtim të strabizimit në Klinikën e Prishtinës. Me syrin e majtë shoh shumë mirë, nuk kam nevojë as për syze. Problemi im është që kohët e fundit kam vërejtur që nganjëherë syri i djathtë përsëri ka filluar të vëngëroj. Kam lexuar disa studime që janë bërë kohët e fundit, ku thuhet që amblyopia tek te rriturit mund të shërohet duke luajtur video lojëra, dmth. duke e mbyllur syrin e shëndosh dhe duke e vënë në funksion në mënyrë më intensive syrin e sëmurë.
Çka më preferoni ju për këtë metodë? A më kishit preferuar një operacion të dytë për trajtim të strabizmit, sepse me syrin e djathtë shoh vetëm 20% dhe me thjerrëza kontakti nuk vërej përmirësim.
Me respekt.

RGJIGJE:
Preferenca ime për Ju do të ishte që edhe njëherë në mënyrë të detajuar të kontrolloni të dy sytë, sepse në të shumtën e rasteve ndodhë që veç syrit të djathtë, të keni nevojë edhe për ndonjë koreksion eventual për syrin e majtë edhe përkundër faktit që ju duket se keni shikim të mirë në atë sy. Pas kësaj procedure, duhet ta bartni koreksionin adekuat të përshkruar nga ana e mjekut, qoftë syze apo thjerrëza kontakti. Nëse edhe pas kësaj nuk vie deri te përmirësimi i vëngërimit (strabizmit) për shkaqe estetike duhet të mendohet për korigjim kirurgjikal eventual. Sa i përket ushtrimeve për trajtimin e ambliopisë ato zakonisht preferohen për moshat e reja, në rastin tuaj nuk pritet ndonjë efekt i veçantë.


Përshëndetje doktor. Jam një djalë 14 vjeçar, jam diagnostikuar para një jave me Ambliopi në syrin e majtë. Dua të di a ndikon Ambliopia në dëmtimin e shikimit në syrin e djathtë me të cilin shikoj shumë mirë, tani për tani? Gjithashtu doja të dija a vjen duke u thelluar Ambliopia në syrin e majtë, apo do të qëndrojë kështu si e kam? Faleminderit.

RGJIGJE:
Ambliopia është një gjendje e cila karakterizohet me dobësim të shikimit. Në shumicën e rasteve është e njëanshme. Shkaku kryesor i paraqitjes janë anomalitë refraktare që nuk korrigjohen me kohë. Ju preferoj që gjithsesi ta bartni koreksionin e përshkruar nga mjeku pa e harruar edhe syrin e majtë që ndoshta ka nevojë për korrigjim. Në këtë mënyrë ju pengoni thellimin e ambliopisë në syrin e djathtë si dhe ruani shikimin në syrin e majtë duke e korrigjuar nga ndonjë anomali eventuale refraktare.


I nderuari doktor Naser. E kam vajzën 6 vjeç e gjysmë dhe qe një vit e gjysmë ankohet kohëpaskohe për dhimbje koke, prapa ose në anën e djathtë, zakonisht kur është me grip ose ndonjë ftohje të vogël. Kohët e fundit më shpesh ankohet dhe pediatri më drejtoi tek oftalmologu i cili ia caktoi dioptrinë +1 në njërin sy dhe +1,25 në tjetrin. Vajza sytë i ka në rregull dmth nuk i ka të shtrembër. Më intereson të di se a ka qenë kjo dhimbje pasojë e syve dhe a mund t’i dhemb koka sërish pasi që ka vetëm një javë ka që i bart syzet dhe dhembjet nuk i kanë pushuar. Doktori i ORL-së ka dyshuar edhe për sinus.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Nëse edhe pas përdorimit të rregullt të syzave kokëdhembja nuk pushon, shkaqet e paraqitje së saj duhet kërkuar jashtë organit të pamurit. Në rastin tuaj konkret, një vizitë e sërishme e fëmijës të ORL-ogu do të ishte e preferuar, por kjo nuk nënkupton që fëmija mos të vazhdojë t’i bart syzet e ordinuara nga ana e oftalmologut.


Doktor, çka mund të më tregoni për nystagmusin dhe si bëhet shërimi i kësaj sëmundjeje. Fëmija është i moshës 2,5 vjeçe, ku mund të drejtohemi në Kosovë?
Gjithë të mirat.

PËRGJIGJE:
Nystagmusi apo lëvizja e pavullnetshme e mollëzave të syrit është një sëmundje e cila munde të ketë origjinë të lindur apo mund të fitohet edhe më vonë. Shkaqet e paraqitjes së Nystagmusit të lindur i cili lajmërohet që në muajt e parë pas lindjes janë të shumtë: mungesa e pigmentit në iris (fëmijët albinotike), mungesa totale apo parciale e irisit, pengesat në zhvillimin e segmentit të përparmë të syrit, pengesat në zhvillimin e nervit të pamurit, kataraktes kongjenitale, etj.
Sa i përket Nystagmusit të fituar, shkaqet më të shpeshta për paraqitjen e tij janë: humbje e të pamurit si rezultat i traumës së syrit, paraqitjes së kataraktit, formave të ndryshme të distrofisë retinale, intoksikacioneve të ndryshme të organizmit si dhe çrregullimeve të rënda të sistemit nervor qendror.
Trajtimi i kësaj sëmundje bëhet me trajtimin e ambliopisë nëse ajo është e indikuar. Në rastet kur Nydtagmusi është i shoqëruar me tortikolis- pozitën e detyruar të kokës, aplikohen prizmat. Te rastet më të rënda aplikohet edhe kirurgjia e muskujve të drejtë.
Për trajtimin e kësaj semundje është kopetent strabologu.


Doktor i nderuar, unë jam një paciente e juaja, diagnoza ime është: hyperopia cum astigmatismus. A mund të korrigjohet me laser dhe a është më mirë të bart syze apo thjerrëza? Zoti ju shpërbleftë!
Nora.

PËRGJIGJE:
Ju patjetër duhet të bartni syza apo thjerrëza kontakti. Sa i përket trajtimit me laser, kjo varet nga shkalla e dioptrisë të cilën ju e keni. Por edhe nëse dioptria është e lartë dhe nuk mund të korrigjohet me laser, ju nuk duhet të brengoseni, sepse ka mundësi që me implantimin e thjerrëzave brenda syrit, kjo anomali refraktare, të korrigjohet me sukses. Kjo ndërhyrje mund të realizohet edhe në vendin tonë.


Përshëndetje doktor. Mua më brengos fakti se kam një vëlla 17 vjeç që nuk ka pasur kurrë më parë probleme me sy, por tani ka kokdhëmbje të pandalshme. Doktorët i kanë rekomanduar të bart syze, kjo dukuri ka zgjatur një muaj. Mirëpo, edhe pasi filloi të bart syze në fillim kishte shumë problem të adaptohej me to, tani përsëri nuk po mund t’i bart syzat edhe pas 2 muaj. Si do ta këshillonit ju atë?
Me respekt.

PËRGJIGJE:
Ka mundësi që mos korrigjimi i dioptrisë të shkaktojë kokëdhimbje te pacienti, simptomë e cila shpesh pacientin e sjell te mjeku. Zakonisht shumica e anomalive të refrakcionit datojnë që nga lindja, por që në mungesë të vizitave sistematike të fëmijëve te oftalmologu detektohen vonë, ashtu siç ka ndodhur edhe me vëllanë tuaj. Te këto raste, adaptimi me syza aspak nuk është i lehtë, duhet mjaft durim. Preferoj pacientin të provojë të adaptohet si dhe të jetë në kontakt me mjekun që ia ka përshkruar korreksionin në mënyrë që veç problemeve të adaptimit, të kontrollohen edhe parametrat teknik të syzave.


Përshëndetje dr. Naser. Vajza ime ka problem me syrin e saj të majtë, problemi është se nuk sheh larg dhe shumë shpesh ndodh që i ik syri. Ajo ka bartur syze që kur ka qenë e vogël, por e ka ndërprerë në klasën e 7-të bartjen e tyre, sepse mendonte se i mjaftonte të shikonte vetëm me syrin e djathtë. Tani është 19 vjeçare dhe ka filluar të bart përsëri syza, mirëpo oftalmologu i ka thënë se nuk ka shërim të syrit më, por i preferoj që t’i bartë ato vetëm gjatë leximit që të mos e lodhë syrin e djathtë. Dioptrinë e syrit të majtë e ka 1.5, më duket. Kisha dashur të më jepnit një këshill, a do ta kishit preferuar që të bëhej vajza operacion apo jo? Pres përgjigjen tuaj.

PËRGJIGJE:
Moskorrigjimi me kohë i anomalive refraktare, fatkeqësisht ka për pasojë mos zhvillimin funksional të syrit ashtu siç ka ndodhe edhe me vajzën tuaj në syrin e majtë dhe për pasojë ka pasur paraqitjen e ikjes së syrit.Ikja e syrit apo strabizmi, siç njihet në mjekësi, mund të korrigjohet me syza si dhe në rastet kur kjo nuk është e mundur indikohet ndërhyrja kirurgjikale. Në suksesin e intervenimit kirurgjikal, rol të rëndësishëm luan edhe mosha. Te pacientët mbi moshën 12 vjeçare, në disa raste ka mundësi që pas operacionit të strabizmit, gjatë shikimit të paraqiten figurat e dyfishta që paraqet një pengesë mjaft serioze.
Ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj lidhur me këtë problem.


Jam Vetoni. Jam i interesuar të di më tepër për operacionet laserike, për korrektimin e dioptrisë, përparësitë dhe të metat e kësaj metode.
Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:
Operacionet laserike janë një nga metodat operative për korrigjimin e dioptrisë. Zakonisht aplikohen te moshat e rritura, por jo edhe te gjithë pacientët me anomali refrakatare janë kandidatë potencial për trajtim me aplikimin e kësaj metode. Paraprakisht duhet të bëhen matjet e sakta, të caktohet lloji dhe shkalla e anomalisë, në mënyrë që të vihen indikacionet dhe të parashihen edhe eventualisht efektet anësore, të cilat në detale i sqarohen pacientit. Kjo metodë, edhepse në shumicën e rasteve është e suksesshme, nuk është edhe pa rreziqe Veton.


Përshëndetje dhe falënderoj stafin e telegrafit për këtë mundësi që po na e ofron. Një pyetje kam për doktori Naserin. Kam dhimbje në kapakun e syrit, çdo mëngjes e kam syrin e ënjtur dhe po më loton. Kur kam lot, kam djegie të syrit. Lëkura po thahet dhe kam livorisje mbi kapakun e syrit dhe në bisht të syrit. Me respekt, Adea

PËRGJIGJE:
Rasti yt Adea, mund të jetë pasojë e një inflamacioni të lëkurës së kapakëve, natyra e së cilës nuk mund të sqarohet pa u vizituar te mjeku e në disa raste edhe analizat laboratorike për sqarimin e situatës kanë një rol të veçantë.


Përshëndetje doktor. Qe tri vite radhazi bart syza dhe tani para katër muajsh kam pas një vizitë te doktori dhe ai më ka udhëzuar që syzat t’i bart vetëm në kohën kur lexoj, kur shikoj TV ose kur jam në kompjuter. Por, unë në kohën kur jam pa syza, kam kokëdhembje të tmerrshme dhe më djegin, vazhdimisht ndjej lodhje. Unë e ndjej se kam nevojë edhe për rritje të dioptrisë, ndërsa doktori vazhdimisht ma zvogëlon atë.
Me respektin më të madh, të përshëndes.

 

PËRGJIGJE:

Në bazë të pengesave që ke përshkruar të kisha preferuar edhe një herë që të përcaktosh dioptrinë në bebëza të gjëra. Në bazë të vlerave dioptrike të fituara shihet ku qëndron problemi dhe bëhet përshkrimi i syzave të reja nëse për këtë e sheh te arsyeshme oftalmologu.


Në moshën 4 vjeçare e kam humbë njërin sy dhe nga ajo kohë kam vendos protezë të thjeshtë në Beograd. Kam qenë i detyruar që çdo vit ta ndërroj protezën deri në moshën 15 vjeçare. Por, për shkak të situatës politike nuk kam mund të shkoj herën e fundit. Tash jam 30 vjeç, jam duke magjistruar në UP dhe lexoj. Për momentin nuk kam asnjë problem, por vetëm kam frikë se mos po e dëmtoj (të shëndoshin), duke lexuar, apo duke punuar në kompjuter. Vetëm desha këshillën tuaj. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:

Nëse syri juaj nuk ka ndonjë sëmundje apo nevoje për korrigjim eventual të dioptrisë, nuk keni pse te brengoseni sa i përket leximit.


Përshëndetje Dr. Naser. Unë që po ju shkruaj jam një vajzë nga Elbasani, më quajnë Amarda dhe jam 25 vjeç. Problemi im është se kam mbi 10 vjet që në klasë të shtatë, që mbaj syze dhe do doja t’i hiqja. Më kanë thënë për t’i bërë operacion me rreze laser, por do doja dhe një konfirmim nga ana juaj. Dhe nëse po, ku më sugjeroni ta bëj këtë!

PËRGJIGJE:

Po të kisha të dhënat tuaja sa i përket dioptrisë, do ta kishit një përgjigje më të saktë lidhur me suksesin e tretmanit laserik, sepse jo edhe çdo anomali refraktare mund të trajtohet me këtë metodë.


Përshëndetje doktor, mua më ndodhë një gjë që nuk di as ta përshkruaj. Derisa jam duke ndenjur ose duke lexuar, përnjëherë sytë më rrotullohen 4-5 herë. Kjo ndodh për një sekondë një herë në 3-4 muaj dhe pastaj gjithçka është normale. Nëse ka mundësi doktor, ju lutem ndonjë shpjegim. Ju faleminderit.

PËRGJIGJE:

Nëse kjo dukuri ju ndodhë një herë në 3-4 muaj, nuk paraqet ndonjë simptomë për të cilën ju duhet të brengoseni.
Zotëri doktor Naser. Para së gjithash ju përshëndes dhe falënderoj për këto ndihma dhe këshilla mbarë popullit. Djali im nga mosha 4-5 vjeçare bartë syze me dioptri plus, diku +5 dhe +6, si dhe syrin e djathtë e ka të vëngër, e cila dukuri në shkollë më së shumti e mundon. Është interesant se kur merret me sport dhe me heqjen e përkohshme të syzeve lënë përshtypje se sheh mirë dhe mprehtë, dmth nuk ankohet për pengesa të mëdha. Këtë e vërej edhe gjatë shikimit të TV, kur ndonjëherë bëjë teste me të dhe ia heq syzet. Tani është në moshën 11 vjeçare, shpesh mendoj për operacionin e vengerisë. Mjeku na ka preferuar qe megjithatë ta presim kohen e pubertetit për ndryshimet eventuale pozitive. Çfarë ndryshime mund të sjellë puberteti, përmirësimin e kësaj dukurie. Përndryshe, djali është i zhvilluar shumë mirë dhe pengesa tjera nuk ka.
Sa për sqarim, djali im këtë dukuri e ka trashëgim nga unë, ndërsa unë nga nëna ime, por ky dioptrinë dhe vengerinë e ka më të theksuar se unë dhe nëna ime. Thënë sinqerisht nga operimi, unë si prind kam frikë. A kam nevoje të brengosem për operimin eventual nëse rekomandohet. Ju falënderoj pa masë.
Feri nga Zvicra

PËRGJIGJE:

Këshilla ime është se djali juaj syzat duhet t’i bart rregullisht, pra e ka domosdoshmëri edhe pse ju duket që sheh edhe pa to. Për mendimin tim nëse edhe pas aplikimit të rregullt të syzave vengeria perziston indikohet ndërhyrja kirurgjike. Nuk duhet vonuar intervenimin, sepse pas moshës 12 vjeçare operacioni mund të përcillet me disa probleme tjera.


Jam 15 vjeçare, që nga lindja kam problem me sy. Jam miope edhe sytë më lëvizin që do të thotë nuk mund të shikoj drejtë, sepse syri i majtë me shkon krejt anash, kurse i djathi jo. Me syrin e majtë kam më shumë problem. Kam qenë gati çdo vit te mjeku, por nuk po vërej ndonjë përmirësim, por vetëm më është rritur dioptria e syrit të majtë për 0.5. Jam shumë e brengosur, pres përgjigjen tuaj me padurim.

PËRGJIGJE:

Tek ju duhet të bëhet testi i adaptimit prizmatik që nënkupton se pas operacioni të vengerise a do të paraqitet pamja e dyfishtë. Nëse testi rezulton negativ, tek ju përveç bartjes së syzave apo thjerrëzave të kontaktit preferohet edhe intervenimi kirurgjik për rregullimin e drejtimit të syrit.


Doktor, kam probleme me sy. Ndjej shumë lodhje të syve, sidomos kur marr me lexuar diçka, menjëherë kam lodhje dhe më vjen për të fjetur edhe nëse jam i ngopur me gjumë. Kam kokdhembje, për shkak se po mundohem të koncentrohem maksimalisht, por nuk po mundem.
Kam qenë dhe tek disa mjekë dhe më kanë caktuar dioptrinë -0.5, kam bartë syzet që më kanë ndihmuar shumë, por vetëm për rrugë, kurse për lexim nuk po kanë sukses.
Tash kam filluar me bart syza të diellit, mirëpo po më duket sikur ato kanë një lloj dioptrie, po shoh më turbullt me to.
Të lutem doktor, ç’të bëj? Flm.

PËRGJIGJE:

Tek ju duhet të konsultohet edhe një herë oftalmologu, sepse përveç dioptrisë e cila te ju nuk është e lartë mos ka edhe ndonjë problem tjetër në sytë tuaj.

 

E kam djalin 6 muajsh te i cili një bebëz e syrit (te syri i majtë) rrinë më e madhe se tjetra edhe atë në prezencë të pamjaftueshme të dritës, ndërsa kur drita është normale bebëzat marrin të njëjtën formë d.m.th zvogëlohen të dyja njësoj. Këtë çrregullim e kemi hetuar menjëherë kur bebja filloi me i mbajt sytë hapura, në muaj pas lindjes. E kemi pasur te mjeku-oftalmolog, por na ka thënë se ende është i vogël, nuk është rrezik. Përshëndetje.

PËRGJIGJE:

Po, ndodhë ndonjëherë që bebëzat të mos reagojnë në mënyrë simetrike në dritë apo edhe në errësirë. Rasti në fjalë nuk kërkon ndonjë mjekim të veçantë. Fëmija duhet të jetë nën kontroll të vazhdueshëm nga ana e oftalmologut, jo për punë të bebëzave, po thjesht për shkak të vizitave sistematike që duhet t’i kenë fëmijët gjatë zhvillimit të tyre.


Përshëndetje doktor, së pari ju faleminderit për kontributin dhe ndihmën tuaj që po na jepni. Pyetja ime është kjo: pse gjithmonë i kam sytë e ënjtur, pra pjesa poshtë syve më rri gjithmonë e ënjtur edhe nëse flejë 12-13 orë, por edhe kur fle 5-6 orë. Poashtu, nëse rri pranë kompjuterin edhe nëse nuk rri. Pres përgjigjen tuaj. Edhe njëherë faleminderit!

PËRGJIGJE:
Ënjtja e kapakëve mund të ketë shkaqe të ndryshme duke filluar prej atyre lokale, siç janë sëmundjet inflamatore të kapakut e deri te çrregullimet e organeve të ndryshme që për pasojë e kanë çrregullimin e metabolizmit të ujit dhe kripërave. Mjekimi konsiston në gjetjen dhe eliminimin e shkaktarit.

 


Përshëndetje. Ju uroj për këto këshilla mjekësore që i shërbeni popullit. Ju përgëzoj se Zoti do t’ju shpërblejë. Muhamedi ka thënë: “Ai i cili është në shërbim të njeriut, Allahu është në shërbimin e tij“.
Nëna ime e ka operuar syrin e djathtë, gjegjësisht e ka hequr pëlhurën. Pas operimit, kohë pas kohe, e sidomos në mëngjes ka dridhje të faqes. A është ky vibrim si pasojë e operimit apo është ndonjë nerv që nuk ka të bëj me operacionin. Nëna ime tani i ka të 60-tat, operimi ka qenë para 8 muajve. Ju përshëndes dhe ju dëshiroj suksese.

PËRGJIGJE:

Problemi për të cilin keni shkruar nuk ka ndonjë lidhje me operimin e perdes së syrit te nëna juaj. Për këtë duhet ta konsultoni neurologun.


Kam problem me skuqje të syve, herë pas herë më skuqen. Në mëngjes kur zgjohem, më paraqiten shenja të bardha rreth qerpikëve. Kam qenë te mjeku, më ka dhënë yndyrë Tobradex, por kam përshtypjen se pak po ndikon. Faleminderit për mirëkuptim.

PËRGJIGJE:

Inflamacioni i tehut të kapakut që në mjekësi njihet me emrin Blepharitis squamosa është shkaku i problemeve që e përshkruani më lartë. Sëmundja është kronike që kërkon jo vetëm trajtim medikamentoz, korrigjimin e anomalive refraktare, por edhe regjim të veçantë higjieno-dietetik. Përdorimi i pa kontrolluar i barnave, jo vetëm që munde ta përkeqësoj sëmundjen, por edhe mund të shkaktojë komplikime të panevojshme që në disa raste mund të jenë edhe të rrezikshme për sy.


Përshëndetje nga Bekimi. Para 2 vjetëve jam diagnostikuar me uveitis në njërin sy. Mjeku më ka preferuar që të përdor pronizon dhe dexamethazon sipas nevojës, mirëpo pa përmirësim. Gjithnjë, me kalimin e kohës e vërej që edhe gjendja shkon duke u keqësuar. Përveç përdorimit të pronizonit dhe dexamethazonin, ç’duhet bërë? Sa përqind e rasteve me uveitis kanë shërim?

PËRGJIGJE:

Uveiti është një sëmundje komplekse me shkaqe të shumta dhe me pasoja të paparashikushme nëse nuk diagnostikohet me kohë dhe nëse nuk mjekohet si duhet. Te kjo sëmundje duhet të provohet të gjendet shkaktari, mundësisht edhe pse në shumicën e rasteve mbetet i panjohur. Terapia e ordinuar nga oftlmologu duhet të aplikohet nën kontroll rigoroz e jo të merret sipas nevojës, sepse barnat që aplikohen tek kjo sëmundje kanë edhe efekte anësore, jo vetëm për sy, por edhe me gjerë për tërë organizmin. Sëmundja duhet trajtuar dhe kuptuar shumë seriozisht si nga ana e oftalmologut ashtu edhe nga ana e pacientit. Preferoj që të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun tuaj.


Vajza ime ka pasur katarakt (perde) në syrin e djathtë dhe është operuar qe 3 herë. Operimin e parë e ka bërë në moshën 1 vjeçare, pastaj edhe 2 operime deri më tash. Vajza tani i ka 5 vjet dhe ende nuk sheh me atë sy. Vajza është operuar në Kl. gjermane të syrit dhe ende vazhdon kontrollet.. Sipas mjekëve duhet të presim të ndodhë’’mrekullia’’, ndoshta fillon të shohë pas pushimit nga traumat e operimit, sepse operimi thonë që qenka i suksesshëm. Ju lutem të më tregoni a është e mundur që pas 3 operimeve ajo të mos shoh dhe a ka gjasa t’i kthehet shikimi.

PËRGJIGJE:

Katarakti i lindur sidomos kur është e lokalizuar vetëm në njërin sy është dhe do të mbetet një sfidë jo e lehtë për t’u zgjidhur edhe një kohë të gjatë. Problemi nuk qëndron vetëm te operacioni i saj që mund të shoqërohet me komplikime të shumta, por edhe te një numër i anomalive të rrugëve optike që e shoqërojnë këtë gjendje. Të gjitha këto së bashku, ndonjëherë, fatkeqësisht mund ta komplikojnë situatën dhe ta bëjnë prognozën jo të qartë sa i përket të pamurit.


I nderuar doktor. Jam një 16 vjeçare nga Theranda. Pas lindjes, nga të ftohtët më është ngushtuar syri i majtë, para 3 apo 4 vitesh. Jam bërë operacion në Prishtinë dhe më është rregulluar problemi, por tash pas 4 viteve përsëri më është kthyer syri në gjendjen e mëparshme dhe më vërehet shumë që është më i vogël. Bebëzat e syrit i kam në rregull, kanë të njëjtën madhësi, mirëpo të pamurit me syrin e majtë më është dobësuar shumë. Larg nuk shoh mirë. Jam shumë e shqetësuar për këtë. Pres një pëRGJIGJE nga ju. Me respekt Ana.

PËRGJIGJE:

Në rastin tuaj, do t’ju kisha këshilluar ta kontaktoni mjekun i cili ju ka operuar, sepse të dhënat e dërguara nuk mjaftojnë ta dimë se për çfarë problemi ju jeni nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

 

Diku prej moshës 20 vjeçare kam problem me syrin e djathtë. Mjekët ma kanë caktuar diagnozën Syndroma Postner-Schlossman, andaj desha të di diçka më gjerësisht për këtë sëmundje dhe se a është e shërueshme. Tani jam 40 vjeçar.

PËRGJIGJE:

Ju përshëndes, S. Zhuri.
Syndroma Posner-Schlossman është një sëmundje që atakon moshat e reja dhe të mesme. Karakterizohet me rritje të njëanshme të tensionit intraokular në mënyrë të papritur dhe zakonisht lokalizohet vetëm në njërin sy. Shoqërohet me dhimbje dhe skuqje të lehtë të syrit. Ndonjëherë në varshmëri nga shkalla e tensionit intraokular, pacinti i vëren edhe ngjyrat e ylberit gjatë shikimit në burimin e dritës.
Mjekimi konsiston në aplikimin e barnave për uljen e tensionit të syrit si dhe aplikimin e pikave me efekt antinflamator. Për t’i evituar komplikimet e kësaj sëmundje, pacienti duhet të jetë nën kujdesin e vazhdueshëm të oftalmologut.

Përshëndetje për doktorin. Kam një vajzë 7 vjeçe dhe që nga mosha 1.5 e ka diagnozën ablatio retinae. E kam pasur në vizitë te shumë mjekë kosovar, por edhe në Turqi por pa pasur sukses. Përgjigjja ishte se duhet të bëhet operacion, maksimum një javë pas paraqitjes së diagnozës, por ajo ka lindur me atë problem dhe është zbuluar në moshën 1.5 vjeçare nga mjekët tanë në QKU. Çfarë mund të ndodh në të ardhmen me syrin e sëmurë dhe a mund të ndikojë në syrin tjetër të shëndosh.
Me respekt pres përgjigjen. Bekimi.

PËRGJIGJE:

Sido qe te jete fëmija duhet të jetë nën kujdesin e vazhdueshëm të oftalmologut, sepse duhet të përcillet jo vetëm syri i sëmurë, por edhe syri i shëndoshë. Problemet e tilla që lajmërohen në këtë moshë ndonjëherë mund t’i shoqërojnë të dy sytë.

Përshëndetje, jam Kastrioti, 20 vjeç, kam problem me syrin e djathtë. Mjekët më kanë thënë se kam ambliopi. Desha të ju pyesja, a shërohet ampliopia dhe nëse po, atëherë si shërohet?
E kam edhe një problem tjetër. Drita e diellit më pengon sa që duhet t’i mbylli sytë pak. Po ashtu edhe drita e poçit elektrik, ndodh që nganjëherë të fjalosem me anëtarët e familjes për ta ndalur dritën e poçit. A mjekohet kjo?

PËRGJIGJE:

Amblyopia është një zvogëlim funksional i syrit dhe në të shumtën e rasteve është pasojë e anomalive refraktare që nuk janë korrigjuar me kohë. Shumica e këtyre anomalive shoqërohen edhe me pengesa në dritë.
Duhet të lajmëroheni te oftalmologu për një kontroll, në kuptim të detektimit të këtyre problemeve që u thanë më lartë.

I nderuari doktor. Jam Veseli, 30 vjeç, flejë me sy gjysmë të hapur që nga fëmijëria. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk kam vuajt nga ndonjë sëmundje më parë.Pyetja ime për ju është: fjetja me sy gjysmë të hapur a është gjë normale, apo duhet korrigjuar?
Faleminderit paraprakisht.

PËRGJIGJE:

Problemi për të cilin keni shkruar nuk ka nevojë për kurrfarë tretmani.

E kam djalin 14 vjeç dhe menjëherë pas lindjes kishte probleme me sy. Në fillim dukej një infeksion, por që nuk u largua dhe pastaj ndodhi mbyllja e kanalit të syrit. Mjekët më sugjeruan të bëhet në Prishtinë një pastrim i kanalit, por që për momentin u refuzova, sepse kisha ushqyer fëmijën dhe se duhej të mos kishte ngrënë. Ndërkohë çdo gjë u stabilizua, u larguan të skuqurat dhe ënjtja e syrit.
Djali im nuk vëren asnjë problem apo ndryshim tjetër, por unë nuk po mund të qetësohem dhe a ka mundësi që kjo t’i ketë kaluar vetvetiu, apo mund të ketë problem në të ardhmen?
Të falënderoj paraprakisht. Nëna e brengosur.

PËRGJIGJE:

Nëse fëmijës suaj nuk i loton dhe nuk ka sekret në syrin në të cilin më parë është dyshuar mbyllja e kanalit të lotëve, nuk keni pse të brengoseni fare.

E kam djalin katër vjeç, ka lind me syrin e majtë më të vogël dhe më duket se syri i ik. A mund të intervenohet për ta rregulluar syrin me sukses? Poashtu, edhe unë jam 27 vjeçe dhe kam problem me shkurtpamësi qe një vit. Shoh dobët dhe duhet ta zgjas syrin që të shoh çka shkruan në një largësi prej një metri.
Mirlinda

PËRGJIGJE:

Është e domosdoshme kontrolla e oftalmologut që të bëhet ultrazëri i syrit, që të konstatohet se a është në tërësi syri më i vogël-microftalmus apo vetëm një pjesë e tij-microcornea si dhe të shihen elementet tjera brenda syrit. Në varshmëri nga rezultatet, pastaj oftalmogu do të ju preferoj tretmanin e duhur.
Mirlinda, te ti duhet të përcaktohet dioptria si dhe pastaj të vendoset edhe mënyra e korrigjimit në varshmëri të llojit dhe lartësisë së saj – syza, lente kontakti apo nevoja për ndonjë intervenim kirurgjikal.

Unë kam bërë disa vizita te ju, para 7 vjetësh. Më kanë dalë disa pika të zeza dhe ato tash janë shumuar si merimanga. Më paraqiten më tepër kur shikoj në ngjyra të çelëta, të hapura. Më bezdisin shumë. Jam vizituar te shumë mjekë, disa më kanë thënë të mos merakosem, por një mjek tash vonë më dha Surpril. Jam bërë merak se çka kam dhe kam përdor syze qe 10 vite -5.
Ju lutem, më ndihmoni. Nikelina

PËRGJIGJE:

Preferohet ultrazëri i syrit që të shihet se për çka është fjala. Ndonjëherë nuk paraqesin rrezik për sy, por në raste kur turbullirat e trupit qelqorë jenë të dendura, ato kërkojnë edhe tretman aktiv nga ana e oftalmologut.

Përshëndetje doktor. Jam Vlora, një ish-paciente e juaja. Që nga mosha 4 vjeçe mbaj syze, nuk kam problem me shikimin, mirëpo problemi im është që me syrin e majtë shikoj shtrembër. Para lufte kam bërë rregullisht kontrollet tek ti, mirëpo pas luftës jam duke i bërë në klinikë tek doktoresha L. Sh. Mirëpo, nuk po vërej kurrfarë përmirësimi qe 9 vite, është e njëjta gjë.
Çfarë mund të bëj që të kem përmirësim më të shpejt?

PËRGJIGJE:

Nëse shikimi i shtrembër nuk korrigjohet me bartjen e syzave, vjen në konsiderim edhe intervenimi kirurgjikal. Por, para se të ndërmerret një procedurë e tillë, oftalmogu duhet bërë edhe disa teste që të shihet paraprakisht suksesi i një ndërhyrje të tillë.

Përshëndetje doktor. Djali im 4 vjeç, ka dioptri të madhe +7 edhe e ka syrin e djathtë të shtrembër që nga lindja. Unë jetoj në Kanada, mjekët më kanë thënë se duhet operuar djalin. Djali nevrikoset shumë, çka më preferoni ju?
Faleminderit për mirëkuptimin.

PËRGJIGJE:

Përgjigja është e ngjashme me atë që u dha më lartë. Paraprakisht aplikohen syzat e më pastaj nëse gjendja nuk korrigjohet siç është rasti me fëmijën tuaj, ndërmerret ndërhyrja kirurgjikale. Por, një gjë duhet shtuar se intervenimi kirurgjikal nuk nënkupton edhe heqjen e syzave. Fëmija juaj edhe pas operacionit duhet bartur syza. Operacioni nënkupton vetëm korrigjimin e drejtimit të shikimit, por jo edhe largimin e dioptrisë.

I nderuari doktor. Unë e kam një motër 14 vjeçe, tash e kemi kuptuar se ka problema me njërin sy. Mjekët i kanë thënë se ka ambliopsi. Desha t’ju pyes, a ka shërim kjo sëmundje dhe ku të drejtohem?
Pres përgjigjen me pa durim…Flm.

PËRGJIGJE:

Nëse korrigjimi i anomalisë refraktare ka filluar vonë, zakonisht pas moshës 7-8 vjeçare, rezultatet e mjekimit të ambliopisë janë të diskutueshme. Në të kundërtën, nëse trajtimi ka filluar me herët, zakonisht nëse fillohet prej moshës 3 vjeçare, rezultatet janë shumë të mira.

Me respekt dr. Naser. Jam miope nga mosha 3 vjeçare, jetoj në Itali dhe më në fund vendosa të operohem me laser PRK, mirëpo gjatë vizitave para operimit më është konstatuar tensioni i lartë i syrit, në të majtin 22, në të djathtin 18, brenda normave dhe në limit të normave. Mjeku më tha se nëse operohem dhe mbas një jave të përdorimit të kortizoneve, më japin një terapi edhe për uljen e tensionit. Nëse brenda 10 ditëve tensioni rritet më shumë, në atë rast bëjnë ndërprerjen e kortizoneve dhe ka mundësi që më kthehet një dioptri e vogël e miopisë, sipas mjekut,-0.50 apo -1. Edhe pse brenda këtyre vizitave një herë më ka dalë tensioni mirë, njëherë i lartë vetëm në syrin e majtë e në fund në të dy sytë, operimi bëhet mbas dy ditëve, mirëpo jam shumë e shqetësuar.
Pres një përgjigje tuajën me padurim.
Faleminderit, Zogja.

PËRGJIGJE:

Po, është e vërtetë se përdorimi i kortikozonikeve për një kohë më të gjatë mund të shpie deri te ngritja e tensionit intraokular. Mendoj se për rastin tuaj nuk ka vend për brengosje, sepse edhe nëse vjen, të themi, tek ky komplikim, me aplikimin e barnave të caktuara –Betabloker lokalë, kjo gjë do të rregullohej pa pasoja për sy, si dhe pa e komprometuar suksesin e operacionit laserik.

Përshëndetje, jam Meli. Para një viti jam kontrolluar në Klinikën gjermane në Prishtinë. Më kanë thënë të mbaj syze për shkak të syrit të djathtë që kam nevojë për dioptri. I kam mbajtur një muaj dhe po më duket se më s’kam nevojë për syze. Shoh pastër, por nganjëherë më pak.
A mund të më rritet dioptria dhe a ndikon mishi i peshkut, karotat në rigjenerimin e bebëzës së syrit. Po uji i banjës së Dobërçanit, në Gjilan a është ujë shërues, sepse me atë ujë I pastroj sytë dhe prejse atëherë shikimin e kam pasur më të mirë? Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:

 

 

Përshëndetje, desha të ju pyes në lidhje me perden e syrit apo si njihet edhe si katarakti. Prindit i kanë thënë që duhet të operohet, mirëpo jo para 3 muajve. Prindi është i sëmurë edhe me diabet, por edhe me hipertension dhe desha të di se a mund të këtë shërim. A ka sukses operimi?
Një problem tjetër është se edhe në tym qëndron shumë. A është edhe kjo një pengesë dhe një shkaktar i perdes në sy.
Ju faleminderit për mirëkuptim dhe pres përgjigjen tuaj sa me parë. Ju faleminderit.

Përshëndetje dr. i nderuar. Kam prindin në moshë 67vjeç dhe ka diabet tip 2, mirëpo shpesh i zbret niveli i sheqerit në 7. Më e keqja është se ka humbur të pamurit. Sheh si nëpër mjegull, mjeket i kanë thënë se nervin e syve e ka të dëmtuar (sigurisht nga sheqeri). Çfarë ndërhyrje ka mundësi të bëhet?

PËRGJIGJE:

Meqë të dy pyetjet janë të ngjashme, po e jap një përgjigje për të dy:

Diabeti është një çrregullim kompleks i metabolizmit të sheqernave në organizmin e njeriut. Nëse nuk mjekohet si duhet dhe me kohë mund të shkaktoj ndryshime të shumta në trupin e njeriut në përgjithësi e në veçanti ne sy. Është i njohur ndikimi i kësaj sëmundje në paraqitjen e kataraktit apo perdes së syrit, pastaj ndryshimeve tjera në retinë, të njohura si retinopatia diabetike, glaukomës dytësore etj.
Për prevenimin e paraqitjes së këtyre komplikimeve në sy është i domosdoshëm rregullimi i nivelit të glukozës në gjak nga ana e endokrinologut. Pra, pacienti duhet të jetë në kontrolle rigoroze dhe në përcjellje të vazhdueshme nga ana e mjekut. Në të kundërtën, nëse pacienti nuk është i ndërgjegjshëm për këtë domosdoshmëri të rregullimit të nivelit të sheqerit në gjak apo kur sëmundja nuk është diagnostikuar me kohë gjë që shume shpesh ndodhë në vendin tonë, komplikimet janë të paevitueshme dhe me pasoja shumë të rënda për organin e të pamurit.
Trajtimi i kataraktes diabetike është kirurgjikal. Suksesi i operacionit varet nga dëmtimet në retinë. Paraprakisht te çdo ndërhyrje verifikohen parametrat laboratorik të gjakut si dhe kontrolli internistik është i domosdoshëm para ndërhyrjes kirurgjikale.
Sa i përket mjekimit të komplikimeve të diabetit në retinë, varet nga stadi i retinopatisë diabetike dhe mjekimi fillon nga aplikimi intravitreal i substancave që pengojnë rritjen e vazove të reja të gjakut, laserit e deri te ndërhyrjet e ndërlikuara kirurgjikale në sy të njohura me emrin pars palna vitrektomia.

Ju lutem doktor i nderuar nëse mundeni të më tregoni diçka për anysohyperopia dhe ambliopia?
Ju faleminderit!

PËRGJIGJE:

Në rastet kur dallimi i dioptrisë në mes të dy syve është i madh dhe nuk mjekohet me kohë vjen deri te paraqitja e ambliopias që nënkupton pengesa të rënda në të pamur, sidomos në njërin sy.
Suksesi i mjekimit varet nga mosha e pacientit. Nëse fjala është për një fëmijë para moshës 7 vjeçare suksesi është më i mirë, në të kundërtën në disa raste fatkeqësisht pasojat mundem me qenë edhe të përjetshme dhe të pa kurushme. Sido që të jetë kontrolli te oftalmologu është i domosdoshëm.

Doktor, kam një problem tek sytë që po më shqetëson. Kur po kam dhembje koke, sytë nuk po mund t’i hap dhe më duket sikur jam i fjetur. Kur shikoj TV, më duket se foto e ekranit po lëviz.
Pres pëRGJIGJE nga ju doktor, sepse kam filluar të bëhem i padurueshëm.

PËRGJIGJE:

Disa anomali refraktare të pa korrigjuara munden me qenë shkak i inicimit të kokëdhembjes në njërën anë, por edhe disa sëmundje si psh. migrena mund të shkaktojë ndryshime të ngjashme në sy dhe pengesa në të pamur çfarë Ju i përshkruani.
Duhet t’i paraqiteni oftalmologut për ta parë se cila nga këto shkaqe është përgjegjës në rastin tuaj.

Përshëndetje dr.Naser, unë kam problem me syrin e majtë, më është shfaqët një hije e zezë në moshën 22 vjeçare. Tani qe 4 vjet nuk është larguar. Kam përdor pikat e syrit sipas rekomandimit të mjekut, shikimin e kam normal. A do të më largohet kjo hije e zezë ndonjë ditë.

PËRGJIGJE:

Te ju preferohet që të behet ultrazëri i syrit për ta parë se për çfarë ndryshimi është fjala.

Përshëndetje i nderuari doktor. Jam Emma 30 vjeçe, jetoj në Suedi, nga mosha 15 vjeçe kam syza. Kohën e fundit përdor edhe thjerrëza me dioptri -4, kam biseduar me nj klinikë të syrit këtu në Suedi për një operacion laserik. Këta më thonë se 6 muaj pas operacionit vërehet shërimi. Kam dëshirë të kem një përgjigje nga Ju?
Me respekt Emma

PËRGJIGJE:

Po, Ema në rastin tuaj është i mundur aplikimi i laserit në trajtimin e shkurtpamësisë. Paraprakisht duhet të bëhen disa matje si dhe të eliminohen disa sëmundje lokale në sy që mund ta komplikojnë intervenimin kirurgjikal te ju. Një moment me rëndësi është edhe matja e sekretimit te lotëve, sepse ndikon drejtpërdrejt në paraqitjen e disa komplikimeve post operative që nuk janë edhe aq të rralla.
Nëse përmbushen këto kritere ju mund t’i nënshtroheni intervenimit kirurgjikal, i cili realizohet me anestezion topikal-pika në sy dhe suksesi shihet që në ditët e para pas operacionit pa pas nevojë të pritet 6 muaj.

Përshëndetje ty dr Naser. Unë jam një student nga Mitrovica. Ka një vit që nuk mund të shoh larg ose të lexoj më larg se një metër. Bebëzat e syrit më hapen shumë shpesh sa që i dalloj në pasqyrë dhe shoh shumë turbullt. Flm, pres një përgjigje nga ju.
Me respekt Mitrovica.


Duhet te vizitoheni te oftalmologu për të parë se a keni nevojë për syza apo fjala është për diç tjetër.

Doktor, që e vogël, kam pasur një lloj mishi në anën e majtë të syrit. Mjekët thonë që nuk është e nevojshme të hiqet. Pres mendimin tuaj doktor.
Valentina

PËRGJIGJE:

Pengesat e tilla i largojmë në mënyrë operative vetëm në rastet kur pengojnë funksionin e syrit apo shkaktojnë defekt estetik. Në të kundërtën operacioni nuk është i domosdoshëm.

I nderuari Doktor, e kam një djalë 4.5 vjeç. Në moshën 3.5 e kam vërejtur se nuk po sheh mirë. Pas ekzaminimit te mjeku është diagnostikuar me diagnozën Hypermetropia me shkallë +4 , mirëpo mjeku ka preferuar që deri sa të adaptohet me bartjen syzeve t’i bartë syzet me dioptri +2.5 . Pyetja ime është , a ka mundësi që në të ardhmen t’i përmirësohet pamja dhe mos të mbajë syze apo duhet që përgjithmonë t’i bartë syzet.(në pamje sytë i ka mirë, dmth. nuk i ka të shtrembëruar).
Ju faleminderit shumë paraprakisht. Artiani.

PËRGJIGJE:

Syzat janë një mjet për ta korrigjuar anomalinë e keqthyerjes së rrezeve të dritës në sy. Bartja e tyre nuk nënkupton edhe zvogëlimin e dioptrisë, por vetëm aktivizimin e syrit në pikëpamje funksionale, pra fëmija sheh më mirë.
Deri në moshën 19-20 vjeçare te këto anomali bartja e syzave apo në disa raste edhe e thjerrëzave të kontaktit është domosdoshmëri. Më vonë, nëse pacienti nuk dëshiron syza ose thjerrëza kontakti, ka mundësi t’i nënshtrohet intervenimeve kirurgjikale për zvogëlimin e dioptrisë.

Doktor, ne syrin e djathtë e kam bërë operacion (keratoplastiken, dmth transplantin e corneas). Tash për tash jam mirë, mirëpo desha të di a ndodh që me kalimin e kohës të më paraqitet ndonjë problem (po mendoj, të humb shikimin apo diçka ngjashëm).
Edhe diçka: kam dëgjuar se në Amerikë, në një klinikë bëjnë mbjelljen e qelizave të reja të syrit dhe syri rigjenerohet total. Flm për mirëkuptim
Arta

PËRGJIGJE:

Me rëndësi është të dihet se sa kohë ka kaluar nga transplantimi i kornesë. Sido që të jetë, në vazhdimësi duhet me qenë në kontakt me oftalmologun për ta përcjellë transparencën e kornesë dhe në rast nevoje, ai do të ndërmerr masat e nevojshme për trajtimin e ndonjë problemi eventual që mund të paraqitet .
Sa i përket pjesës tjetër të pyetjes suaj, është e vërtet ajo që thua për transplantimin e qelizave perlimbale, metodë që kohët e fundit ka filluar të aplikohet edhe në Evropë. Ka aplikim vetëm në raste të veçanta dhe shërben si një masë parapërgatitore për keratoplastikë. Sigurisht, në rastin tënd, nuk ka qenë i domosdoshëm aplikimi i saj.

Doktor, ka kohë që më pengon drita në sy. Syzet e diellit nuk mund t’i mbaj, sepse më lotojnë sytë. Çfarë duhet të bëj?
Mini 

PËRGJIGJE:

Pengesa e dritës apo siq njihet edhe me emrin fotofobia është një dukuri përcjellëse e gjendjeve inflamatore të natyrave të ndryshme në sy, anomalive në thyerjen e rrezeve të dritës si dhe ndonjëherë edhe e ngritjes të tensionit të syrit. Duhet të këshilloheni me oftalmologun tuaj aq më tepër, sepse edhe bartja e syzave të diellit krijon pengesa.

Kohët e fundit vazhdimisht po me lëvizë kapaku i syrit të majtë. Kjo situatë ka filluar të më shqetësojë. Ku është problemi?
Me respekt, Donika

PËRGJIGJE:

Ndonjëherë kur jemi të lodhur psiko-fizikisht, ndodhë që nën lëkurën e kapakëve paraqitet një dridhje e lehtë, e cila mund të na shqetësoj sikur në rastin tuaj. Provoni të pushoni ose në ndonjë mënyrë ta largoni stresin, e nëse nuk kalon duhet t’i paraqiteni oftalmologut që të shoh se a ka edhe ndonjë shkak tjetër lokal për paraqitjen e këtij fenomeni, i cili sido që të jetë nuk paraqet ndonjë rrezik për syrin tuaj Donika.

I nderuar doktor. Ka kohë që më shqetëson një problem me sy. Rrezet e diellit kur është nxehtë dhe tymi i cigares sytë nxisin lotët që të lotojnë dhe për disa minuta nuk shoh fare.
Dhe një problem tjetër: Nganjëherë në sy kam një dhembje të tmerrshme sikur dikush të m’i shtypte sytë. Ju lutem, pres përgjigjen tuaj.
Uskana

PËRGJIGJE:

Shkaqet janë të ngjashme si rasti i mësipërm që kishte probleme me pengesat që munde t’i shkaktojë drita në sy. Duhet të vizitoheni te oftalmologu.

Përshëndetje i nderuar doktor. Kam një javë që më ka dalë një kokërr në syrin e majtë, brenda, në pjesën e poshtme dhe nuk po largohet. Jam shumë e merakosur. Mjeku familjar më ka thanë se është ‘rrzullë’ e brendshme dhe më ka preferuar të kontrollohem te mjeku specialist. Por, unë po kam frikë dhe harrova të them se përherë sytë më kruhen.
Pres pëRGJIGJE. Ju përshëndet Vlora.

PËRGJIGJE:

Nga përshkrimi yt Vlora, mendojmë se mundë të bëhet fjalë për pasojat e një inflamacioni të kapakut të cilin e keni pas më parë. Në raste të tilla, duhet të provohet mjekimi me barna, e nëse nuk arrihet sukses, operacioni është i paevitueshëm. Por, këtu fjala është për një operacion, i cili në shumicën e rasteve realizohet edhe në mënyrë ambulatore, pa pas nevojë për t’u hospitalizuar.

Kam shumë vite që vuaj nga skuqja e syve. Doja të më preferosh ndonjë medikakament rezultues. Përshëndetje. Aida

PËRGJIGJE:

Skuqja e syve është një simptomë, e cila shoqëron gati te të gjitha sëmundjet e syrit. Për ta eliminuar duhet të gjendet shkaku. Këshillohet vizita te mjeku i syve aq më tepër kur kjo gjendje ka një histori të gjatë ashtu siç na shkruani ju, Aida.

Përshëndetje doktor. Unë kam dioptri -0.75 në të dy sytë dhe nuk mbaj syza. A mund t’i dëmtoj sytë nëse nuk mbaj syze.
Shpresoj të më ktheni përgjigjen.
Me respekt, Elma

PËRGJIGJE:

Mos bartja e syzave në rastin tuaj vetëm krijon pengesa në të parë, sidomos në largësi, posaçërisht në kushte të mbrëmjes, por nuk dëmton sytë.

Jam Vetoni. Jam i interesuar të di më tepër për operacionet laserike, për korrektimin e dioptrisë, përparësitë dhe të metat e kësaj metode.
Ju faleminderit.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 12:47 pm

Categories: keshilla per shendet   Tags: , , , , , ,

Semundjet seksuale

Sëmundjet SEKSUALISHT të TRANSMETUARA

Shumë njerëz, duke përfshirë edhe mjekë, vazhdojnë të besojnë që vajzat e “mira” s’marrin Sëmundje që Transmetohen Seksualisht (STS). Dhe kur ndodh të kapim të tilla sëmundje, mund të marrim mbi vete vulën se kemi shumë partnerë seksualë, po qemë beqare, ose se jemi “jo besnike “, kur kemi një marrëdhënie monogame. Dhe më e keqja, mund të mos jemi në gjendje të marrim dot ndihmë mjekësore ose këshillim mjekësor, atëherë kur kemi nevojë më shumë se kurrë për to. Për sa kohë që shoqëria jonë vazhdon t’i shikojë STS- itë si një mënyrë ndëshkimi për njerëz që kanë marrëdhënie seksuale të rastit, problemi bëhet i vështirë për t’u diskutuar dhe aq më shumë për t’u çrrënjosur.

Çfarë janë SDT-itë?
STS është një term që aplikohet për më shumë se dy dyzina sëmundjesh që transmetohen kryesisht nëpërmjet seksit anal, oral apo vaginal. Efektet e tyre nuk kufizohen në organet riprodhuese dhe jo gjithmonë ato duhet të përfshijnë aktivitetin seksual, por në pjesën më të madhe të rasteve ai përfshihet. Në shumicën e rasteve organizmat që shkaktojnë STS- itë hynë në trup nëpërmjet membranave mukoze: sipërfaqes së ngrohtë dhe të lagësht të vaginës, uretrës, anusit dhe gojës. Megjithatë, në disa raste, ekspozimi ndaj plagëve të hapura në lëkurë, ose tipe të tjera të kontaktit lëkurë me lëkurë mund të jenë të mjaftueshme për të transmetuar infeksionin (shikoni përshkrimin e secilës sëmundje). Përveç këtyre, çdo çarje apo dëmtim që lejon mikrobet të hynë në rrjedhën e gjakut mund të rrisin rrezikun e transmetimit në mënyrë të veçantë për infeksione të ardhura nga gjaku si HIV dhe Hepatit B. Hepatiti është e vetmja STS për të cilën egziston një vaksinë.

PARANDALIMI I SËMUNDJEVE TË TRANSMETUARA SEKSUALISHT

Përdorimi i secilës nga metodat parandaluese të përshkruara më poshtë duhet të pakësojë
mundësitë tuaja për tu infektuar me STS. Merrni parasysh të përdorn i më shumë se një
metodë, meqënëse asnjë metodë, duke përfshirë edhe prezervativët, është 100% efektive.

1. Prezervativët (kondomët) e lateksit (gomës) të përdorura gjatë seksit vaginal, oral, anal janë metoda më e mirë e njohur për të parandaluar infektimin. Burri ose ju duhet të vendosni prezervativin në penisin e tij përpara se ai të prekë vulvën, gojën ose anusin tuaj. Në qoftë se ju ose partneri juaj pësoni irritime ose reaksione të tjera nga prezervativët e lateksit, provoni lloje të tjera si prezervativët e poliuretanit ose ata pa spermicid. Prezervativët pa nonoxinol -9 janë në qarkullim për tu përdorur për seksin oral, me aroma të ndryshme që i bëjnë më të pëlqyeshme për përdorim. Prezervativët e lateksit janë analizuar në shkallë të gjerë dhe ështe parë se janë efikas për parandalimin e sëmundjeve, por edhe kondomët e poliuretanit sigurojnë mbrojtje. Asnjëherë mos përdorni një lubrifikant me bazë vajore – si Vazelina – së bashku me një kondom lateksi, pasi e prish gomën dhe shkatërron mbrojtjen.

2. Përdorni prezervativin e ri femëror (Reality, Femidom, Femy ). Këto mund të jenë të dobishme në qoftë se partneri(erët) tuaj mashkullorë, s’munden ose nuk duan të përdorin kondomë. Sasira të vogla të çdo lloj lubrifikanti, duke përfshirë edhe ato me bazë vajore, mund të përdoren për brenda qeses, ose mbi penis. Përdorimi i një spermicidi që përmban nonoksinol -9 me prezervativin femëror mund të irritojë sipërfaqen vaginale.

3. Përdorni spermicidet vaginale(shkumat, filmat, kremërat dhe xhelërat kontraceptive.)* Ju mund t’i bleni ato në farmaci pa recetë dhe t’i përdorni me ose pa prezervativë apo diafragmë. Përdorimi i një pengese kontraceptive – prezervativ ose diafragmë – me spermicide mund të rrisë shkallën e mbrojtjes. Kur përdorni një prezervativ, vendosni një aplikator të mbushur me spermicid brenda në vaginë përpara marrëdhënies seksuale. Përdorimi i nonoksil-9 mund të irritojë mukozën e vaginës. Nëse kjo rrit rrezikun e transmetimit të HIV- it, është akoma jo e sigurtë. Problemi është kontradiktor pasi shumë nga studimet e bëra, që tregojnë shkallë të rritur rreziku, bazohen në përdorimin shumë të shpeshtë nga profesionistet e seksit.

4. Një diagramë (me spermicide) ka mbrojtje më të mirë kundër STS- ive që dëmtojnë qafën e mitrës, si infeksionet e gonorresë dhe klamidies. Kontraceptivë të tjerë, ndalesa të qafës së mitrës, si kapuçi dhe sfungjeri kanë provuar të mos jenë shumë efikase në parandalimin e STS-ve. Ndalesat cervikale nuk ju mbrojnë nga infeksione në pjesë të tjera të trupit si vulva, vagina apo rektumi prej organizmash që shkaktojnë herpes, lytha apo sifiliz.

5. Larja e gjenitaleve përpara dhe menjëherë pas seksit mund të mos ju ndihmojë aq sa duhet. Shpërlarja e brendëshme (dushi), në shumicën e rasteve, nuk parandalon STS- itë, pasi shpërlan sekrecionet normale vaginale që ndihmojnë trupat tanë të luftojnë infeksionin, dhe për më tepër mund të shtyjë infeksionin më lart në sistemin tuaj riprodhues. Burrat duhet të lajnë testikujt dhe penisin e tyre në mënyrë të veçantë pas seksit anal dhe përpara se të kryejnë seks vaginal ose oral.

6. Metodat penguese mund të përdoren për kontaktin gojë-vaginë ose gojë-anus. Këllëfat dentar (copa katrore lateksi që përdoren nga dentistët) mund të përdoren si pengues për seksin oral. Disa njerëz tani vendosin mbështjellëset plastike të përdorimit shtëpiak mbi sipërfaqen përpara kontaktit dhe pas një përdorimi e hedhin.Në qoftë se asgjë tjetër që keni rreth jush mund të kryejë këtë funksion, ju mund të prisni një dorezë lateksi dhe ta përdorni atë si pengues. Mbani mend: Penguesit nuk ju mbrojnë ju nga infeksioni në ato pjesë të trupit të cilat nuk janë të mbuluara prej tyre.

7. Shmangni përdorimin e përbashkët të lodrave të seksit. Sekrecionet e trupit në lodrat e seksit mund të transmetojnë STS. Disa njerëz praktikojnë zhytjen e lodrave të seksit në peroksid hidrogjeni për 15 minuta. Gjithashtu jeni të kujdesshëm ndaj çdo aktiviteti seksual qëpërfshin gjak, duke përfshirë të lidhurit dhe disiplinimin. Kontakti direkt me gjakun – duke përfshirë edhe atë menstrual – e një personi të infektuar mund të sjellë transmetimin e HIV- it dhe hepatitit.

8. Flisni me të dashurin tuaj rreth STS-ive përpara se të kryeni marrëdhënie seksuale. Pyesni nëse ajo apo ai janë ekspozuar ndaj ndonjë STS-ie. Kjo bëhet veçanërisht e rëndësishme në qoftë se ju jeni shtatëzënë! Shqyrtoni me kujdes trupin tuaj dhe atë të të dashurit tuaj, duke kontrolluar për erë të keqe, ndonjë sekrecion të pazakonshëm, plagë, të ngritura në lëkurë, kruajtje apo skuqje. Në qoftë se ju mendoni që ju ose partneri juaj ka ndonjë infeksion mos i prekni plagët dhe mos kryeni seks. Gjithashtu keni parasysh që një person mund të jetë i infektuar me një STS si herpes apo HIV, dhe të duket krejtësisht i shëndetshëm.Ne nuk rekomandojmë marrjen e antibiotikëve në mëngjesin e të nesërmes për të parandaluar STS- itë. Të marra tamam përpara ose brenda 9 orëve pas ekspozimit ndaj një personi të infektuar, këto kokrra antibiotiku përmbajnë aq sa duhet ilaç për ta parandaluar sëmundjen, por jo aq sa duhe t për të kuruar një infeksion të vendosur. Marrja e antibiotikëve shpesh ose në doza më të vogla se ato optimale, mund të inkurajojë zhvillimin e shtameve bakterialë rezistente ndaj antibiotikut.

Herpesi
Herpesi (nga greqishtja – me lëviz ngadalë) shkaktohet nga virusi herpes simplex, një organizëm i vogël, primitive.Virusi hyn në trup nëpërmjet lëkurës dhe membranave mukoze të gojës dhe gjenitaleve dhe udhëton përgjatë fundeve nervore deri në bazën e palcës kurrizore, ku vendoset përfundimisht, duke u ushqyer me lëndët ushqyese të prodhuara nga qelizat e trupit. Ekzistojnë dy tipe virusi herpes simplex (VHS). Tipi I (VHS I) zakonisht karakterizohet nga plagët e gripit ose flluska të etheve në buzë, fytyrë dhe gojë, ndërsa Tipi II (VHS II), në shumicën e rasteve, karakterizohet nga plagët e gripit në zonën gjenitale. Megjithëse VHS I zakonisht lokalizohet nga mesi e sipër, VHS II gjendet në pjesën e poshtëme, mund të ndodhin kryqëzime, të shkaktuara kryesisht nga praktikimi i shtuar i seksit gojë-gjenitale.

Lythat gjenitale
Te ky lloj i infeksionit paraqiten lytha te vogla në vulvë, vaginë, anus ose cerviks (te meshkujt në penis). Ky infeksion paraqitet dy muaj apo me shumë pas marrëdhënies së pa mbrojtur. Shpeshherë mund të infektoheni nga ky virus, por nuk paraqiten lythat dhe nuk e dimë a jemi te infektuar nga ky virus apo jo. Lythat shkaktohen nga virusi i quajtur human papilloma virus (HPV). Se paku ka 50 lloje të këtij virusi. Trajtimi i këtij infeksioni bëhet në disa mënyra. Mënyra më e thjesht është aplikimi i kremit të quajtur podphillin i cili duhet të aplikohet disa herë dhe duhet disa ditë të largohen krejtësisht. Mënyra tjetër është ngrirja dhe djegia e lythave. Pas të gjitha trajtimeve, lythat mund të paraqiten përsëri.

Infeksioni me kllamidia
Infeksioni me kllamidia është infeksion i cili nuk ka simptome të lehta apo fare nuk ka. Nëse ky infeksion nuk trajtohet mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të pelvikut (PID) dhe infertilitet. Te disa femra shkakton sekret të shtuar, djegie gjatë urinimit, dhimbje në fund të barkut, temperaturë, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale si dhe gjakderdhje jo normale. Te meshkujt, shkakton simptome të cystitit, sekret nga organi gjenital i mashkullit, djegie gjatë urinimit, skuqje si dhe ënjtje e testisëve, por mund të mos kenë fare simptome.
Shkaktohet nga bakteria e quajtur Chlamydia trachomatis. Bartja e infeksionit bëhet vetëm me rrugë seksuale. Ky infeksion bartet nga nëna e infektuar te foshnja gjatë lindjes vaginale. Bakteria chlamydia shkakton dy të tretat e infeksionit te pelviku (PID). Diagnostikimi bëhet me marrjen e strishos nga cerviksi te meshkujt, nga retra, si dhe bëhet analizë të gjakut dhe urinës.
Trajtimi bëhet me antibiotikë sa me shpejt që bëhet diagnostikimi dhe duhet të trajtohen të dy partnerët.

Gonorea
Shkaktohet nga bakteria Neisseria gonorrhoea. Afekton vaginen, cerviksin, uretren dhe rektumin. Është gjithashtu një ndër shkaktarët e shpeshtë të infeksionit të pelvikut. Paraqitet me ndryshime në sekretin vaginal, me ngjyrë të bardhë në të verdhë, dhimbje në fund të barkut, djegie gjatë urinimit si dhe simptome të infeksionit rektal (zorrës së trashë), kruarje, skuqje, gjakderdhje dhe dhimbje të zorrës së trashë. Te meshkujt, simptomat paraqiten dy deri në pesë ditë pas marrëdhënies së pambrojtur. Diagnostikimi bëhet me teste të ndryshme laboratorike. Ky infeksion është gjithashtu shumë i rrezikshëm te shtatzënat. Trajtimi bëhet te të dy partnerët me doza të mëdha të antibiotikëve.

Sifilisi
Ky infeksion shkaktohet nga organizmat (shumë të afërt me bakterie) të vegjël të quajtur spirochaet-treponema pallidum. Koha e paraqitjes së simptomeve pas infektimit me sifilis është mesatarja 21 ditë. Infeksioni lokalizohet në hyrje të vaginës dhe retrës, me paraqitjen e ulcerave të vogla të quajtura chancre. Simtomat janë të shumta dhe është shumë vështirë të diagnostikohet nëse nuk bëhet testi serologjik. Shërimi i sifilisit bëhet sipas trajtimit më të vjetër dhe ende shumë efektiv me antibiotikë-penicilinë. Në rast të mostrajtimit te sifilisit mund të dëmtojë zemrën, aortën, trurin, sytë dhe eshtrat. /Telegrafi/

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - February 12, 2012 at 9:52 am

Categories: Seksuale   Tags: , , , , , ,

Semundjet nga droga

Përdoruesit e drogës mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe mirëqenien sociale. Ata shpesh nuk përfitojnë nga shërbimet e shëndetit publik si pasojë e stigmës dhe diskriminimit. Pasojat shëndetësore të përdorimit të drogave (vecanërisht të atyre që injektojnë) do të vijojnë të përkeqësohen, ndërsa rritet barra e disa sëmundjeve të tjera që lidhen me përdorimin e drogës. Epidemitë e malarjes, tetanozit, hepatiti C (HCV), infeksione të tjera me natyrë parazite apo bakteriale, bashkë me disa sëmundje të tjera, i atribohen përdorimit të drogave. Një seri e gjerë e komplikacioneve infektive e lidhur me injektimin e drogave është dokumentuar që në raportet të hershme. Infeksioni i HIV-it ka marrë përmasa dramatike, dhe ka ndryshuar perceptimin e grupeve të përdoruesve të drogës.

Shumica e përdoruesve përdorin kanabis, por ka një rritje të personave që janë të varur nga heroina. Problemi i drogës është shtrirë në mbarë vendin, por është më akut në zonat urbane të Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Lushnjës, Korcës si dhe Gramshit. Vdekjet nga mbidoza kanë qenë rreth 40, por rastet e vdekjeve mund të jenë më të larta si pasojë e mosraportimeve të sakta. Përdorimi intravenoz i drogave është një shkak themelor për përhapjen e HIV/SIDA dhe infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme. Vlerësohet se rreth 8000-10000 përdorues injektojnë, kryesisht heroinë, si dhe përdorin të njëjtat shiringa duke shtuar rreziqet për shëndetin e përdoruesit.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:51 am

Categories: Pergjithshme   Tags: , ,

Semundjet nga duhanit (Demet e duhanit)

Duhani, nënkupton bimën e familjes Nicotiniana të llojeve dhe tipeve të ndryshme të modifkuar apo jo gjenetikisht, me gjithë pjesët e saj. Katrani, nënkupton mbetjen e thatë të tymit të duhanit pa nikotinë. Varësia e duhanit është helmimi më vdekjeprurës për shoqërinë. Vdekja vjen si pasojë e sëmundjeve që shkakton duhani. Në çdo cigare ka më shumë se 4000 mijë lëndë kimike helmuese që shkaktojnë kancerin apo që mundësojnë zhvillimin e kancerit. 50 nga këto janë vertëtuar të kenë ndikim direkt në shkaktimin e kancerit.

Nikotina është përbërësi që krijon varësinë e personit nga duhani. Kjo është nje subtancë alkaloide helmues e cila gjendet në duhan dhe ka veprim helmues në sistemin nervor autonom Nikotina gjithashtu përshpejton rrahjet e zemrës, rrit tensionin dhe rrit rrezikun për koagulimin e gjakut.

Gazi i monoksidit të karbonit që gjendet në tymin e duhanit ul kapacitetin e gjakut për të mbajtur oksigjen dhe pengon transportimin e mjaftueshëm të oksigjenit në inde. Si pasojë e kësaj ata që pijnë duhanin gjatë ushtrimeve fzike lodhen më shpejt.

Sipas të dhënave të Shoqatës Shëndetësore Botërore (WHO) në vitin 2006, 4.8 milion persona kanë vdekur nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani. Ky numër mendohet të arrijë në 10 milion në vitin 2025. Gjithashtu cilësohet se nga kjo shifër, 7 milion përsona i përkasin vëndeve në zhvillim si vendi ynë dhe 25-30% e përsonave që nga duhani vdesin më herët.
• Duhani është shkaku i 35% të vdekjeve nga kanceri tek mëshkujt dhe 15% të vdekjeve nga kanceri tek femrat.
• Duhani është shkaku i 90% të vdekjeve nga kanceri i mushkërive. Kanceri i mushkërive zë vëndin e parë në vdekjet nga kanceri. Përsonat që pijnë duhan kanë një rrezik për kancer të mushkërive 20 herë më të madh sesa personat që nuk e pijnë duhanin.
• Edhe ata që nuk e pijnë duhanin por janë nën ndikimin e atyre që e pijnë (duhanpirës pasivë), kanë një rrezik për kancer të mushkërive 3 herë më të madh në krahasim me ata që nuk pijnë.
• Ata që pijnë duhan, përveç kancerit të mushkërive rrezikojnë të preken nga kanceri i gojës, gjuhës, buzës, fytit (laringu), rrugës së ngrënies (ezofagus), pankreasit, veshkave, fshikëzës sëurinës, prostatit dhe qafës se mitrës.
• Gratë që, pavarësisht se nuk pijnë por janë nën ndikimin e tymit të duhanit, kanë një rrezik më të rritur për kancerin e gjirit

• Duhani është shkaku kryesor i sëmundjeve të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes që shfaqën më vështirësi në frymëmarrje si p.sh bronkiti kronik dhe emfzema. Vdekja që shkaktohet nga këto sëmundje është 40 herë më e lartë se atyre që nuk pijnë.
• Rreziku i krizës së zemrës është 3 herë më i lartë tek ata që pijnë duhan.
• Duhani ndikon në qarkullimin e gjakut dhe në enët e gjakut. Më këtë ndikim rritet rreziku për sëmundjet e enëve të gjakut të trurit dhe rreziku për t’u paralizuar. Duhani shkakton gangrenë të këmbëve.
• Gratë që pijnë duhan rrezikojnë të kenë më tëpër aborte të padëshiruara, lindje të parakohëshmë, lindje të bebeve më peshë të vogël dhe infertilitet. Gratë që
përdorin ilace për kontrollin e shtatëzanise (kontraceptive oral) dhe pijnë duhan rrezikojnë të kalojnë krize zemre.
• Duhani shkakton impotencë tek meshkujt.
• Duhani rrit rrezikun e ulcerës së stomakut dhe ngadalëson shërimin e saj.
• Duhani shkakton tharje të lëkurës, sëmundje të psoriazës dhe lehtëson formimin e kataraktit në sy.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:50 am

Categories: Pergjithshme   Tags:

Kivi lufton sëmundjet e zemrës

Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 43 vullnetarë me hiperlipidemi (nivel të lartë të yndyrave në gjak), ka treguar se nëse konsumohen nga dy kivi në ditë, rritet dukshëm niveli i HDL-kolesterolit (kolesterolit të mirë), vitaminës C dhe E, ndërsa zvogëlohet niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq)

Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 43 vullnetarë me hiperlipidemi (nivel të lartë të yndyrave në gjak), ka treguar se nëse konsumohen nga dy kivi në ditë, rritet dukshëm niveli i HDL-kolesterolit (kolesterolit të mirë), vitaminës C dhe E, ndërsa zvogëlohet niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq).

Revista “International Journal of Food Sciences and Nutrition” shkruan se koha e nevojshme që të arrihet efekti pozitiv është tetë javë.

Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë ardhur në përfundim se konsumimi i rregullt i kivit ka efekt pozitiv në statusin antioksidues dhe vepron kundër faktorëve të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut te personat me hiperlipidemi.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:49 am

Categories: Pergjithshme, Sëmundjet e zemrës   Tags: ,

Pse ndryshon epshi seksual tek femrat?

Në çdo moshë kur femrat shijojnë një dëshirë dhe epsh seksual të shëndetshëm, (kini parasysh popullaritetin e serialit Seks&The City) ngritjet dhe uljet e dëshirës seksuale tek to kanë mbetur akoma një mister.

Studiuesit po zbulojnë se, ekspertët e seksit Masters dhe Johnson kishin gabim kur pretenduan se hiret e femrës janë të ngjashme me ato të mashkullit.

Studime të reja sugjerojnë se, femrat kanë nevojë të ngrihen shpirtërisht, psikologjikisht apo fizikisht që të jenë në humor për seks. Ndryshe nga meshkujt, që mund t’u zgjohet dëshira nga një femër e bëshme në një reklamë birre, nxitja seksuale tek femrat varet nga sinjale të ndryshme dhe delikate. Një femër u përgjigjet bisedave intime apo gjesteve përkëdhelëse dhe të dashura të partnerit.

Sigurisht, që nuk mund të keni oreks seksual të shëndetshëm pa hormonet estrogen dhe testosteron. Formimi gjenetik gjithashtu mund të luajë një rol të rëndësishëm. Karakteristikat e dëshirës seksuale janë të natyrshme, por faktorët psikologjikë ndoshta janë më të rëndësishmit (madje edhe sesa formimi gjenetik).

Kjo ndihmon të shpjegojmë pse ndryshon epshi seksual tek femrat. Ky ndryshim është i dukshëm jo vetëm tek femrat, por edhe brenda individit. /Telegraf

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:49 am

Categories: Seksuale   Tags:

Lidhja e gabuar

Janë gjestet ato që e ndihmojnë një person të kuptoj nëse partneri që ka në krah është i duhur apo jo, ne po u ndihmojmë me disa prej tyre.

Ai ose ajo është shumë xheloze, qoftë dhe pa arsye, si dhe dominuese.
Ai ose ajo kërkon që t’ju izolojë nga familja, miqtë dhe shoqëria.

Ai/ajo kërkon të fajësojë të tjerët në vend që të marrë përgjegjësitë për sjelljet e tij/e saj.

Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju thërret në emër ose ju bën të ndiheni keq rreth vetvetes.

Ai/ajo beson që një femër duhet të jetë e barabartë me mashkullin apo beson në stereotipat tradicionalë për sa i përket gjinisë.

Shihni si i trajton ai/ajo të tjerët: nënën, babanë, familjen dhe miqtë. Në të njëjtën mënyrë do t’ju trajtojë edhe ju nëse jo tani së paku në të ardhmen.

Mbase vjen nga një familje ku dhuna është dominuese, ku prindërit abuzojnë me njëri-tjetrin? Kjo mund të jetë “normale” për të, sepse është mësuar me një gjendje të tillë.

Kërkon t’ju përbuzë duke përdorur zë të lartë, gjeste zemërimi, shikime, përplasje apo shkatërrim të gjërave përreth.

Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kërkon t’ju vërë në lojë për shkak të tyre.

Ndiheni sikur nuk mund të bëni mjaftueshëm për ta kënaqur atë pa marrë parasysh sesa shumë mundoheni.

Ai/ajo është i/e parespektuar nga gjinia tjetër në përgjithësi.
Ai/ajo kërkon shumë gjëra nga ju që ju bëjnë të largoheni nga vetvetja apo nga ajo që ju doni të jeni.

Ai/ajo ka vështirësi për të shprehur ndjenjat, luan “lojëra mendimesh” që ju bëjnë të ndiheni të marrë, injorantë apo konfuzë.
Ai/ajo kërkon që t’ju bëjë përgjegjës për lumturinë e tij/saj apo për të pasur fatin e lidhjes në dorë.

Ju bën të qani, bën premtime dhe ju bën dhurata pas një zënke që keni pasur.

Pas asaj që duket, ai/ajo thotë se ka një karakter të mirë dhe një proces të menduari të vendimeve dhe veprimeve që ai/ajo bën.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:48 am

Categories: Seksuale   Tags:

Frika nga seksi, nga cfare varet

Origjina mund te jete edhe psikologjike edhe biologjike-kulturore. Sipas te pares seksofobia eshte gjeneruar nga edukimi i marre ne femijeri dhe eshte i majftueshem i forte per te kufizuar ndjeshem edhe ne marredheniet shoqerore.

Nje familje shume e ngurte dhe e mbyllur kontriubon per te krijuar nje personalitet qe nuk jeton ne paqe me seksualitetin e tyre. Edhe sfera emotive perjeton nje pengese, duke arritur kulmin me sjellje obsesive dhe depresion.

Biologjikisht, meshkujt dhe femrat kane qene gjithmone te “projektuar” per te cuar para qenien njerezore dhe me pas te lindin.

Te kufzosh epshin e gruas do te thote ta parandalosh ate per te patur femije me meshkuj te tjere dhe t’i lejosh partnerit te transmetoje genet e tij ne menyre ekskluzive.

Periudha e ngjizjes eshte nje moment delikat per gruan, vecanerisht ne te kaluaren, kur standardet shendetesore nuk ishin ne perdorim te perbashket. Mbrojtja ishte e nevojshme per t’i lejuar edhe njehere specieve te perjetesoheshin; Ne vete dhe ne trupin e tyre ishte i misheruar ideali i gruas qe dhuronte jeten. Se fundi, te mos harrojme rolin e e besimit ne zhvillimin e seksualitetit te personit; sidomos ne ato me te perhapurit, monogamia eshte konsideruar nje cilesi qe duhet ruajtur deri ne martese dhe akti seksual pranohet vetem per lindje. Shume persona dhe per nje kohe te gjate, kane perjetuar seksualitetin si nje mjet te thjeshte dhe jo si nje moment i ndarjes se kenaqesise.

Dhe nga ky mendim i rrenjosur thelle ne mendjen e shumices se popullsise Perendimore, akoma edhe sot shume e kane te veshtire te kene nje marredhenie te qete me trupat e tyre dhe me privatesine e tyre, duke gjeneruar reagime te ndryshme, si duke u bere seksofobik apo aseksual.

Kur behet patologjike?

Aseksualiteti apo neveria seksuale, eshte percaktuar si shkak i mungeses se deshires seksuale lidhur me nje person te seksit te kundert ose te gjinsie se njejte. Nje debat i gjere eshte hapur ne lidhje me kete gjendje, e cila paraqet shume karakterstika te perbashketa me deshiren seksuale hipoaktive, nje crregullim mental i njohur nga komuniteti shkencor nderkomebtar qe konsiston nga mungesa totale e deshires seksuale dhe fantazite qe lidhen me te. Kini kujdes ne mos ngaterrimin e aseksualitetit me fobine seksuale, sepse nese kjo e fundit eshte e karakterizuar nga nje frenim i forte dhe frike per gjithcka qe lidhet me seksin, aseksualiteti nuk tregon asnje mbyllje dhe nuk do te thote nje mungese e aktivitetit seksual por tregon se, edhe pse praktikohet ndonjehere, seksi nuk perben arsye te vertete te interesit per kete teme, i cili nuk ka asnje problem per te jetuar me kete mungese. Aseksualiteti mund te zgjase ne tre faza; kongjenitale, e lindur, (personi nuk ka patur kurre deshire seksuale) (duke i’u referuar partnerit dhe per nje kohe te limtuar) dhe e fituar, shfaqur pas nje periudhe seksuale te rregullt per shkaqe te jashtme.

Vec te tjerash, duhet te bejme dallimin midis terheqjes seksuale dhe terheqjes romantike: Disa aseksuale nuk kane deshire fizike por provojne ndjenja te thella te dashurise dhe perkatesise mes partnereve, te tilla per te krijuar nje marredhenie te qendrueshme ne cift.

Terapite e mundshme

Duhet theksuar qe faktoret psikologjike dhe kulturore nuk jane vetem shkaqet e ketyre problemeve seksuale; shpesh renia e deshires mund te jete per shkak te marrjes se drogave, ku nese ne nje moment rrisin nivelin e eksitimit, ne nje moment te dyte percaktojne kolapsin e kenaqesise, ashtu sic ndodh me disa medikamente, sidomos ato qe ndikojne ne SNQ, si antidepresivet, beta-bllokues ose barbituriket. Per fat te keq, disa nga keto ilace mjeksore jane te pershkruara per trajtimin e semundjeve te rendesishme (diabeti, depresioni, parkinsoni, epilepsia, tumori), qe natyrisht nuk lejojne nje pezullim te terapise.

Pervec ketyre rasteve te fundit, fobia dhe neveria per seksin dhe cdo gje ne lidhje me te eshte e sherueshme me terapi mjekesore ose psikologjike te pershtatshme.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 9:46 am

Categories: Seksuale   Tags:

Next Page »